E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 05:02

Bota

Vizita historike e Obamas në Birmani

Birmani, 19 nëntor 2012
Birmani, 19 nëntor 2012

Artikujt e ndërlidhur

RFE /RL
Në një vizitë historike të një presidenti amerikan në detyrë, Barack Obama ka ofruar mbështetjen për Birmaninë (të njohur edhe si Mianmar), vendin aziatik, të dalë nga regjimi disadekadësh ushtarak.

“Ju na keni dhënë shpresë”, ka deklaruar Obama para një audience në Universitetin e Rangoon (të njohur edhe si Yangon), derisa e ka ofruar “dorën e miqësisë” dhe përkushimin afatgjatë të SHBA-së.

“Kur kam shkuar në zyrë si president, kam dërguar një mesazh për ato qeveri që kanë sunduar duke përdorur frikësimin".

"Kam thënë në inaugurimin tim se 'do ta zgjasim dorën, nëse ju mund ta hapni grushtin tuaj'. Dhe gjatë një viti e gjysmë të kaluar një tranizicon demokratik ka filluar dhe diktatura e pesë dekadave ka humbur kontrollin”,
u shpreh Obama për të shtuar:

“Historia ka treguar se qeveritë e popullit dhe nga populli, janë shumë më të fuqishme në përhapjen e përparimit. Ky është partneriteti që po e kërkojmë me ju”, ka thënë Obama.

Megjithatë, ai ka thënë se qeveria e re civile duhet ta ushqejë demokracinë.

Obama të hënën ka vizituar lideren opozitare Aung Suu Kyi në shtëpinë e saj në Rangoon, ku ajo ka kaluar afër 15 vjet nën arrest shtëpiak, duke e quajtur atë, një “ikonë të demokracisë”.

Aung San Suu Kyi takon presidentin ObamaAung San Suu Kyi takon presidentin Obama
x
Aung San Suu Kyi takon presidentin Obama
Aung San Suu Kyi takon presidentin Obama
Obama i tha Suu Kyi-së se Uashingtoni mbështet fuqishëm reformat demokratike të Birmanisë.

“Qëllimi ynë është që të ruajmë këtë moment të demokratizimit. Kjo përfshin institucione të besueshme qeverisëse, vendosjen e sundimit të ligjit, përfundimi i konfliktit etnik dhe sigurimi se njerëzit e këtij shteti kanë qasje në edukim, kujdes shëndetësor dhe mundësi ekonomike”, u shpreh Obama.

Liderët e Birmanisë kanë ndërmarrë reforma të gjera, që kanë për qëllim përmirësimin e të drejtave të njeriut, që janë shtypur për dekada nga regjimi ushtarak.

Suu Kyi është liruar në vitin 2010 dhe që atëherë ka fituar në ulëse në parlament dhe junta ushtarake ia ka liruar rrugën një qeverie civile.

Vizita e Obamës koincidon me lirimin e 50 të burgosurve politikë të Birmanisë, përfshirë edhe disidentin e shquar Myint Aye, nga burgjet në tërë Birmaninë.

Epoka e lirisë

Për shumicën e njerëzve në Birmani, vizita e Obamës shënon një epokë të re të hapjes së vendit, që më parë ishte izoluar ndërkombëtarisht.

Mikpritja për presidentin amerikanMikpritja për presidentin amerikan
x
Mikpritja për presidentin amerikan
Mikpritja për presidentin amerikan
Obama është pritur nga mijëra birmanezë në rrugët e kryeqytetit, nën brohoritjet “Liri”.

Disa grupe të të drejtave të njeriut, megjithatë, thonë se qeveria e Brimanisë, që ende mban rreth 200 të burgosur, dhe po lufton për të frenuar dhunën etnike, nuk ka bërë mjaft për ta merituar vizitën e Obamës.

Vetë Suu Kyi tingëllonte e rezervuar.

“Koha më e vështirë në secilin tranzicion është kur mendojmë se po e shohim suksesin. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos joshemi nga mirazhi i suksesit”, tha Suu.

Të hënën në mengjes, Obama është takuar me presidentin Thein Sein, icili ka orkestruar pjesën më të madhe të tranziconit drejt demokracisë.

Presidenti ameirkan e përfundoi vizitën me një fjalim në Universitetin e Rangoon-it.

Udhëtimi i tij në Birmani është pjesë e një turneu katërditësh në Azinë Juglindore, që ka nisur në Bangkok dhe përfundon të martën në Kamboxha, ku do të marrë pjesë në Samitin e Azisë Lindore. (a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum