E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 02:02

Bota

Marrëveshje armëpushimi në Gazë?

Vazhdojnë luftimet ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazësi
X
20.11.2012
Luftimet ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e shtatë. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj kanë qëlluar më shumë se 100 caqe në Gaza, vetëm sot dhe dje

Vazhdojnë luftimet ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës

RFE /RL
Një zëdhënës i Hamasit ka thënë se militantët e Rripit të Gazës dhe Izraelit kanë arritur një marrëveshje për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Konfirmim për marrëveshjen e tillë nuk ka dhënë Izraeli.

Zyrtari i Hamasit, Ayman Taha tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale.

Presidenti i Egjipitit Mohammed Morsi tha se beson se përpjekjet për të arritur armëpushimin mes palestinezëve dhe izraelitëve do të prodhojnë rezultat pozitiv të martën në mbrëmje.

Në Jerusalem, kryeminsitri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij do të jetë partner në zgjidhjen afatgjate të krizës së Gazës.

Por, ai paralajmëroi, se Izraeli do të vazhdojë ta mbrojë veten, nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje ndaj raketave palestineze.

Nëse gjindet ndonjë zgjidhje afatgjatë përmes mjeteve diplomatike, atëherë Izraeli do të jetë partner i gatshëm për një zgjidhje të tillë. Por, nëse veprimet e fuqishme ushtarake dëshmohen të domosdoshme për të ndalur hedhjen konstante të raketave, Izraeli nuk do të hezitojë që të bëjë çkado që është e nevojshme për të mbrojtur popullin e vet”, tha Netanyahu.

Ai i bëri këto komente pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki- moon. Shefi i OKB-së gjendet në rajon në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare diplomatike, për të çuar drejt fundit luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Ban dënoi sulmet me raketa të Hamasit, por, i kërkoi Izraelit që të tregojë “përmbajtje maksimale” dhe tërhoqi vërejtjen kundër ndonjë operacioni të mundshëm tokësor.

Derisa raketat e Izraelit mund të kenë në shënjestër caqet ushtarake brenda Gazës, ato kanë vrarë dhe lënduar civilë dhe kanë dëmtuar infrastrukturën civile. Humbja e jetëve të njerëzve është e papranueshme, nën çfarëdo rrethnane që të bëhet. Përdorimi i tepruar i forcës është i paligjshëm dhe duhet të refuzohet", tha Ban.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pritet të aterojë në Izrael të martën në mbrëmje në përpjekje  për të arritur armëpushimin.

Ndërkohë, shefi i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi ka kaluar në Gazë të martën për të treguar solidaritetin me Hamasin.

Më shumë se 100 palestinezë dhe tre izraelitë janë varrë në dhunën njëjavore mes Izraelit dhe palestinezëve.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum