E premte, korrik 11, 2014 Kosova 14:45

Aktuale

Kthehet në rigjykim "rasti Kleçka"

RFE /RL
Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas , i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme, e ka kthyer në rigjykim lëndën kundër Fatmir Limajt dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin e ashtuquajtur Kleçka.

Zyra për informim e EULEX-it njofton se trupi gjykues i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht ankesën e prokurorit special të EULEX-it, dhe e anuloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me anë të së cilit ishin shfajësuar Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Mes tjerash, të pandehurit ishin akuzuar për krime të luftës kundër popullsisë civile dhe të burgosurve të luftës. Po ashtu, trupi gjykues i shpalli të pranueshme dëshmitë e Agim Zogajt, gjithashtu i njohur si “Dëshmitari X”.

Kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit u hodh poshtë si e papranueshme nga Gjykata Supreme.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës e kishte ndarë rastin Kleçka, me ç‘rast ishin nxjerrë dy aktvendime. Në atë kohë gjykata i shpalli dëshmitë e Agim Zogajt si të papranueshme dhe i shfajësoi të gjithë të pandehurit me anë të këtyre dy vendimeve.

Ankesën ndaj lirimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limajt, e të tjerëve në rastin “Kleçka” dhe ndaj shpalljes si të papranueshme të deklaratave të dëshmitarit X, para Gjykatës Supreme në Prishtinë e ka ngritur prokurori evropian, Maurizzio Salustro.

Këto deklarata dhe ditari i dëshmitarit X ishin shpallur të papranueshme nga kolegji i gjykatësve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 21 mars.

Salustro, megjithatë, kishte insistuar në vërtetësinë e dëshmive të dëshmitarit Agim Zogaj, i cili u pat gjetur i vdekur në shtator në Gjermani.

Po në mars të këtij viti, gjashtë të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, ishin shpallur të pafajshëm.

Ndërkaq, në maj ishin shpallur të pafajshëm katër të akuzuarit e tjerë në rastin “Kleçka”: Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala.

Vendimi për pafajësinë e katër të akuzuarve, sipas trupit gjykues, ishte sjellë me arsyetimin se nuk ka pasur dëshmi ta mjaftueshme, të cilat do ta vërtetonin fajësinë e të akuzuarve.

Dhjetë ish-ushtarët e UÇK-së në rastin “Kleçka” akuzoheshin për krime të luftës kundër popullatës civile dhe të burgosurve të luftës.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
21.11.2012 09:47
Agim Zogaj sic e din edhe opinioni Kosovare beri vetevrasje nese nuk e kam gabim.
Nje deshmitare sic ishte ai nuk kishte mbrojtje nga nderkombtaret.

Parashtrohet pyetja athua pse?
Mos Agim Zogaj si deshmitare i gjalle do te tregonte menyren se si nderkombtaret moren keto deshmi dhe sjelljen e tyre ndaj Agimit.
Sigurisht Agimi do te sfidonte Maurizzio Salustron dhe per ate arsye se pari e kan thyer psicikisht, dhe pastaj kan shkruar cfare kan mare nga MUP-i i Beogradit ku i kan shtuar vetem emrin Agim Zogaj fantazis Serbe,dhe Agimi kur eshte thyer psicikisht ai ka kaluar neper fazat e semundjes qe ska mundur ti ik atyre proceseve natyrore dhe nuk ka qen e veshtire tebej vetevrasje..
Keto jane vetem aludime me rastin e deshmitarit keshtu qe duhet edhe nje hetuesi per zoteriun Maurizzio..