Në lagjen "Kroi i Vitakut" në paraditen e së mërkurës, ka ndodhur një shpërthimi, nga i cili deri më tash nuk është raportuar se ka shkaktuar dëme.
Nazmi Ismaili, anëtari i Këshillit të Veriut, Këshill ky që mbledh përfaqësues të lagjeve të banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, tha për Radion Evropa e Lirë, se shpërthimin e kanë dëgjuar edhe vetë banorët e kësaj lagjeje.
“I
shte një detonim, çfarë ishte nuk e dimë”, tha Ismaili
Ismaili ka treguar se menjëherë pasi është dëgjuar shpërthimi, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke vëzhguar situatën.
Policia e Kosovë e ka konfirmuar lajmin për shpërthimin.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha për Radion Evropa e Lirë se policia është duke hetuar rastin për të përcaktuar llojin e shpërthimit.
Besim Hoti
"
Ne jemi ende në fazën e përcaktimit të llojit të mjetit shpërthyes. Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar, pasi që besohet se mjeti është hedhur në fushë të hapur në lagjen Kroi i Vitakut”, tha Hoti.
Ai tha se shpërthimi, i cili ka ndodhur në afërsi të shtëpive në këtë lagje, ka ngritur tensione dhe shqetësim te banorët e lagjes.
Sipas zëdhënësit Hoti, punëtorët që kanë qenë duke punuar në ndërtimin e shtëpive, nuk dihet ende se a do të nisin punët sot, për shkak të tensioneve.
“
Do të bëjmë një vlerësim të tërë situatës në mënyrë që të shohim për së afërmi nëse ekzistojnë kushtet që puna sot të vazhdojë apo të suspendohet përkohësisht; kjo mbetet të vlerësohet varësisht nga situata e krijuar në terren”, tha Hoti.
“Kroi i Vitakut”, në veri të Kosovës, dhe lagjet e tjera të banuara me popullatë të përzier janë përshkuar kohët e fundit me incidente.
Nga ana tjetër, "përkundër kërcënimeve dhe incidenteve që janë duke krijuar strukturat paralele serbe në veri,
rindërtimi i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë nuk do të ndërpritet".
Kështu ka deklaruar sot kryetari i Komunës së Mitrovicës,
Avni Kastrati, pas një takimi të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur pas incidenteve të fundit në Kroin e Vitakut.
Zoti Kastrati, ka thënë se shtëpitë po rindërtohen për ata që kanë jetuar dhe kanë pronat në veri dhe jo për të tjerët.
“
Shumë qytetarë të veriut jetojnë nëpër strehimore kolektive në jug, andaj ne kemi për obligim t’u ndihmojmë që të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë Kastrati.
Në një komunikatë për media nga Komuna e Mitrovicës thuhet se “tensionimit të situatës janë duke i kontribuuar persona që në emër të UNMIK-ut në veri kërkojnë leje për rindërtim të shtëpive".
"Kjo është absurditet, meqë askund në botë nuk kërkohet leje për rindërtim të shtëpisë së djegur”, thuhet në komunikatën e komunës.
Shtëpitë e rindërtuara të shqiptarëve te Kroi i Vitakut kanë qenë cak i incidenteve edhe disa ditë më parë, kur
njërës prej tyre i është vënë zjarri dhe është djegur nga persona ende të paidentifikuar nga organet e rendit.
Një ditë më parë, te po e njëjta lagje, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri ndërmjet banorëve shqiptarë dhe serbë.
Ndryshe, rastet e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm janë shpeshtuar kohët e fundit në veriun e Kosovës, ndërkohë që organet e rendit janë duke i hetuar motivet dhe autorët e mundshëm.
Autoritetet komunale në Mitrovicë kanë kërkuar në vazhdimësi shtim të masave të sigurisë, meqë siç thonë ata situata mund të eskalojë në çdo moment.