E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:10

Shtypi botëror

Times: Dështim i tmerrshëm

Ilustrim
Ilustrim
Të martën ka qenë një ditë e mërzitshme dhe e turpshme për Kishën e Anglisë. Janë dashur 12 vjet diskutime dhe lutje për të që të votojë për emërimin e peshkopeve gra dhe ajo ka marrë një vendim tmerrësisht të gabuar, shkruan e përditshmja britanike “Times”.

Për vitet që do të vijnë, vota e së martës do të ndjehet në fronin dhe institucionet e Kishës si dështim i tmerrshëm moral dhe politik, shkruan gazeta.

Sipas saj, zhgënjimi i madh i atyre që donin ndryshime, do të ndjehet fort edhe tek ata që nuk janë shumë të përfshirë me kishën, porse e shohin atë si një udhëheqëse të reformave dhe drejtësisë.

Postin e Guvernatorit Suprem të Kishës së Anglisë e mban një grua. Në komunitetet poshtë dhe lart vendit, Kisha mbahet nga gratë. Andaj, Këshilli i saj ka treguar mungesë respekti për të gjithë këta njerëz. Ai ka dëmtuar seriozisht gjysmën e popullsisë, shkruan gazeta.

Ajo çfarë ka ndodhur dje është tmerrësisht e ngjashme me rrugën që humbin liderët e partive politike. Procesi ishte rrëmbyer nga një grup i vogël, por i motivuar fundamentalistësh, të interesuar më shumë në organizim përçarës, analiza tekstuale dhe ortodoksizëm strikt.

Ky grup është dashur të jetë i interesuar në një botë reale dhe mënyrën se si njerëzit jetojnë jetët e tyre.

Sipas gazetës, vendimi nuk ka qenë ai që ka dashur shumica e Këshillit. Pothuajse të gjithë peshkopët kanë votuar për t’iu lejuar femrave që t’i bashkohen numrit të tyre, ashtu si edhe pjesa më e madhe e dioqezës.

Ai është bllokuar për shkak të anëtarëve të mjaftueshëm laikë për ta bllokuar. Dhe, këta njerëz nuk kanë qenë përfaqësues të atyre që rreshtohen në stole çdo të diel.

Udhëheqja e kryepeshkopit në largim, Rowan Williams, ka qenë shumë cerebrale dhe e shoqëruar me ankthin e tij intelektual.

Gjëja e parë që duhet të bëjë kryepeshkopi i ri, Justin Welby, është që të rikthejë propozimin. Momenti i parë mund të jetë pas tre vjetësh, kur të zgjidhet Këshilli i ri i kishës.

Përveç kësaj, vijon artikulli, kreypeshkopi i ri do të duhet të përballet me dëmin e tmerrshëm që votimi i djeshëm i ka bërë prestigjit dhe perceptimit të Kishës së Anglisë. Ai duhet të gjejë fjalë për të qetësuar zemërimin dhe për të adresuar konfuzionin e famullisë, shkruan “Times”.
Përgatiti: Valona Tela