E mërkurë, prill 16, 2014 Kosova 18:22

Kronika

Serbët kundër ndryshimit të përbërjes etnike të veriut

Mitrovicë
Mitrovicë
Madhësia e shkronjave - +
Kundërshtimet e serbëve ndaj ndërtimit të shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, do të vazhdojnë edhe më tutje, vlerësojnë liderët e serbëve të veriut të Kosovës.

Sipas tyre, reagimi i serbëve lokalë në veri është i arsyeshëm, për shkak se Qeveria e Kosovës, e cila e mbështet ndërtimin e këtyre shtëpive, po përpiqet ta ndryshojë strukturën etnike të veriut duke vendosur në shtëpitë e ndërtuara veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Politikani serb Marko Jakshiq, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët e veriut të Mitrovicës po përpiqen të parandalojnë planet e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e 290 shtëpive dhe banesave, ku do të vendoseshin veteranët e UÇK-së, të cilët, sipas tij, shumica janë nga rajoni i Drenicës.

Marko JakshiqMarko Jakshiq
x
Marko Jakshiq
Marko Jakshiq
“Po përgatisin shtëpitë dhe banesat për veteranët e luftës së UÇK-së, por me qëllimin që të ndryshohet pasqyra etnike dhe që pjesa e ashtuquajtur më kombëtare e palës shqiptare, të futet ndërmjet serbëve".

"Kjo është ajo që e nxitë revoltën dhe mllefin e serbëve, sepse është e dukshme që Qeveria në Prishtinë, në katër vitet e fundit po investon para të mëdha, para së gjithash, në disa mjedise të banuara me shqiptarë, këtu në veri të Kosovës”,
thotë Jakshiq, duke shtuar se Prishtina në këtë mënyrë po përpiqet ta instalojë pushtetin e saj në veri të Kosovës.

Mendim dhe qëndrim të ngjashëm ka edhe lideri tjetër i serbëve të veriut, Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb. Sipas tij, ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në “Kroin e Vitakut”, po bëhet për ta rrezikuar ekzistencën e serbëve në këtë pjesë të Mitrovicës.

“Edhe ai që nuk e njeh doktrinën ushtarake, mund ta vërejë lehtësisht se dinamika e ndërtimit të shtëpive është në formën e një gjysmë unaze, në formën e rrethimit të vendbanimit serb në ‘Kroin e Vitakut’ dhe në këtë mënyrë ta kontrollojnë, jo vetëm këtë vendbanim, por edhe një pjesë të mirë të Mitrovicës. Shtëpitë janë vendosur në kuota të larta, kështu që nga aty të mbahet një kontroll shumë i mirë”, shprehet Ivanoviq.

Por, të dy këta politikanë serbë pajtohen se në mesin e atyre që po ndërtojnë shtëpi në “Kroin e Vitakut” ka edhe shqiptarë vendas, por që, siç thonë ata, numri i tyre është i paktë.

Në këtë mënyrë, thonë ata, këta banorë shqiptarë po e pësojnë, shkaku i shumicës, që sipas tyre, nuk janë banorë vendas. Jakshiq thotë se shqiptarët që kanë jetuar edhe para luftës së fundit në Kosovë, kanë të drejtë të kthehen të jetojnë në shtëpitë e tyre në “Kroin e Vitakut”, por jo edhe banorë të rinj.

“Është i saktë konstatimi se siç thuhet ‘afër drurit të thatë digjet edhe druri i njomë’. Sigurisht që banorët vendas kanë të drejtë që të kthehen në shtëpitë e tyre, por është fakt i dhembshëm që Qeveria e Kosovës po përpiqet ta ndryshojë përbërjen etnike, duke sjellë këtu të ashtuquajturën përbërje më luftarake shqiptare, me qëllimin që të shkaktojë shpërnguljen e serbëve. Do të ishte fakt absurd që kjo shpërngulje të vazhdojë edhe nga veriu i Kosovës”, thekson Jakshiq.

Por, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, Ivanoviq thotë se duhet kushtëzuar me përqindjen e kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre në Kosovë.

Millan IvanoviqMillan Ivanoviq
x
Millan Ivanoviq
Millan Ivanoviq
“Unë pajtohem që nëse kthehet një përqindje e serbëve të shpërngulur, të kthehet edhe një përqindje e shqiptarëve, të cilët nuk jetojnë në shtëpitë e tyre. Kjo do të ndodhte nëse do të ekzistonin qëllimet e sinqerta. Por, nuk mund të themi se këto qëllime janë të sinqerta kur kemi shembuj të dhunës në vendbanimet ku janë kthyer serbët”, potencon Ivanoviq.

Ndryshe, në veriun e Kosovë, ditëve të fundit ka pasur mjaft incidente, ndërkaq, situata është tensionuar mjaft, sidomos pas kundërshtimeve të serbëve ndaj ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në “Kroin e Vitakut”, e cila, siç ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, është përshkallëzuar edhe me shkëmbim zjarri ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokalë.

Aktualisht, punimet në “Kroin e Vitakut”  janë ndërprerë, por zyrtarët komunalë të Mitrovicës kanë theksuar se ato do të vazhdojnë.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, kanë theksuar se situata në veri të Kosovës është mjaft konfuze dhe jashtë kontrollit.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
24.11.2012 20:51

Kujt i shet pralla se qeveria po nderton per drenicak dhe ushtaret e UCK-s.
Problemi qendron se komuniteti nderkombtar nuk deshiron te ndihmon sepse qdo shtepi qe Qeveria ndimon per ta ndertuar ka qene shtepi e familjeve shqiptare tecilat jui dogjet..
Siq po duket nese ka te vrare dhe te masakruar nga ato familje qenkeni ju ce keni dijeni dhe pasketi zhdukur qdo antar te atyre familjeve qe ishin para masakrave te Serbeve ndaj Shqiptareve.
UNMIKU se bashku me ju do te ket nje fund po ai fund ku do te qet popullin Kosovare vec ni Zot e din ...
Tregoj UNMIKUT seskapasur Shqiptare ne pjesene ndare te Mitrovices sepse ata mendojnsi ju.,,,
Në përgjigje

Nga : shpendi Prej : diaspora
27.11.2012 13:38
Ket ivanoviqin nuk e pengon shum ndertimi i shtepive te shqiptarve por e pengon se ma von kan me njoft ata kojshit se vet ky ivanoviq ka ber xhenocid ne po ata kojshi aty qendron problemi,ndersa sa i perket ndertimit te shtepive po ndertohen ato shtepi qe ju vet i kini kall dhe rrenue deri ne temel ,kurse juve spe permeneni fare at flamurin me kokarda te ngulur mu ne maje te veriut ,dhe si thue jan nderpre ndertimet kurr nuk kan mu nderpre sepse ata shqiptar si po ndertojn shtepit kan jetuar aty po na at truel me dekada e ju serrbt jeni te ardhur nga karpatet ,me e mira e ksaj te keqje kishte me qen qe ju ti largoni te xhith ardhacakt nga beogradi se per ata nu ka vend ne Mitrovic .