E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 23:54

Kronika

Limaj dhe të tjerët dërgohen për 30 ditë në paraburgim

Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
RFE /RL
Gjykata Supreme e Kosovës i ka caktuar deputetit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Masa e paraburgimit për deputetin Limaj dhe tre të tjerë të akuzuar, Naser Krasniqi, Nexhimi Krasniqi dhe Naser Shala ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”,që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Fatmir Limaj ngarkohet si i akuzuari kryesor i këtij rasti. Ai ka qenë një nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Vendimin për masën e ndalimit prej 30 ditëve e ka dënuar pala mbrojtëse.

Avokatët e kanë quajtur të pabazuar ligjërisht vendimin e gjykatës që të mbahen në paraburgim klientët e tyre.

Në përputhje me nenet përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, secili i akuzuar mund të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.

Krimet e luftës nuk janë akuzat e vetme që EULEX-i ka ngritur ndaj Limajt.

Ai është akuzuar edhe për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit. (z.g.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Mali Prej : Gjermani
27.11.2012 14:05
Kesaj i vjen era politike e flliqur me qellim te destabilizimit te situates politike dhe nxitjes se protestave mu ne vigjilie te 100 vjetorit te pavaresise,sikur te ishin porositur nga Srbija ,ska se si te arsyetohet ndryshe paraburgimi i Limajt mu ne prage te pervjetorit te pavarsise.
pas dy maskaradave gjyqesore ku su arrit te deshmohej per keqperdorimet e Limajt ( edhe pse sinqerisht nuk besoj qe ka politikan ne kosove qe nuk e ka keqperdor poziten e as limaj) vendoset mu tash te behet arrestimi i tije thuaja se argumentet deri pas festes do ua shkrin dielli.

Nga : BACI Prej : PRESHEVA
25.11.2012 14:27
LUSIM EULEX.IN QE MOS TE LUAJ ME NDJNENJAT E USHTRIS QLIRIMTARE TI LIROJ KTA TRIMA TE LIRIS QE LUFTUAM PER QLIRIMIN E VENDIT TON NE NUK ISHIM AGRESORI NE ISHIM VIKTIMA NA U DESHTE TE LUFTOJME PER LIRIN E POPULLIT TAN,PRANDAJ LUSIM EDHE NJIHER EULEXIN SE QDO DITE ME TEPER ESHTE DUKE E HUMBUR RRUGEN OSE TE JETE SI FUQI E SE DREJTES OSE LETE LARGOHEN NGA KOSOVA NJIHERE PER GJITHMON.KUJDES

Nga : Kosovari
24.11.2012 21:02
EULEXI te ndalet te persekutoj shqiptaret.,,,,
Sic po duket vetem Hashim Thaqi nuk paska vra as nje serb se te gjith te tjeret dyshohen per krime lufte...
EULEX veja gishtin kokes larg duart nga Shqiptaret e syrgjynosur larg nga populli me i diskriminuar dhe me i perndjekur i dy shekujve te fundit.Ndalni hovin dhe fuqine qe keni marun kunder shqiptare.
Sepse po veni ne levizje nje rryme te re te diskriminimit dhe perndjekjeve e nenqmimit .
Marveshjet e juaja diplomatike me Rusine jane probleme te juaja .
Ju nuk mund te beni mardhenje perfekta me Rusine duke zhdukur nje popull.Sic u munduat qe nga viti 1878.
e deri me 1999.