E mërkurë, tetor 01, 2014 Kosova 06:01

Rajoni

Daçiq: Kosova i është rrëmbyer Serbisë

Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar të dielën se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë” dhe se tash duhet të ruhet ajo që mund të shpëtohet.

“Askush nuk do të na e kthejë Kosovën nëse themi se nuk duam në Bashkimin Evropian”, ka thënë Daçiq të dielën në Beograd dhe ka shtuar se Serbia “ka arritur të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe se do të ishte krejtësisht e gabueshme që tash të largohemi”.

Këto komente ai i ka bërë para gazetarëve, i pyetur për ta komentuar porosinë e Patrikut Irinej se Serbia duhet t’i kthehet Rusisë dhe të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse e mban Kosovën.

Zoti Daçiq ka thënë se Serbia shkon kah BE-ja dhe se ky është “përcaktim i yni, pasi kjo është e mirë për qytetarët e Serbisë”.

Më tutje ai ka theksuar se “me siguri se askush nuk do ta shesë Kosovën, por ata na e kanë rrëmbyer dhe ne duhet ta mbajmë”.

Sipas tij, raportet e mira me Rusinë janë prioritet, por ato raporte tash duhet të forcohen dhe të shfrytëzohet autoriteti që e ka Federata Ruse.(f.b.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : ARBJAM VICIANI Prej : VICIANUMI
28.11.2012 09:39
SIKUR TE ISHA TI DO TE ME VINTE TURP TE JEM KRYEMINISTER I POPULLIT ME TE TURPERUAR TE BOTES.

ME VJEN KEQ POR EDHE PO DESHE NUK I PLOTESON KUSHTET PER NENSHTETSIN E KOSOVES

NUK JENI NJERI ...


Nga : ximi Prej : prishtine
26.11.2012 07:49
kosen e keni rremby ju nga kosovaret e u kthy prap po ju e keni mar me krimet me barbare e ato duhet ti paguani

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
26.11.2012 06:21
GENJESHTERA I KA KEMBET E SHKURTA;SHKRIHET SI VESA NGA RREZET E DILLIT TE PURPURTA; KETI DIELLI TE GJALLERISE PRANVERORE;KETI QIELLI T'KALTERISE
ARBERORE! NE DAC PLAC;E KAQ PAQ! SEpse TANI KA ARDHUR KOHA TE HAPET KUTIA E PANDORES; DHE TE GJINDEJ FILLI I KESAJ FAQEZEZE HORES;O QE TE PUBLIKOHEN TE GJTHA MASAKRAT; GJENOCIDET E HOLLOKAUSTET SHEKULLORE TE SERBO-RUSO-SLLAVE E GREKE; SI DHE OKUPIMI I MBI 80% TE 100% TROJE E TERITORE SHQIPTARE;QE KJO DTH:SERBIA KA GRABITUR KOSOVEN DHE TROJET TONA;SA GADI TERE SERBIA SI FANTAZME QENDRON MBI GJAKUN;ESHTERA
DHE TROJE E TERITORE E VARRE MASIVE NGA ZJARRE TE MARRZIVE;DUKE LIKUIDUAR TERESISHT TE ZOTET E KETYRE TROJEVE MBARE SHQIPTARE;NGA JU ARDHA-CAKET KANIBALE TE SHPELLAVE KARPATIANE DHE SIBI-RIANE RUSE;MOJ PUSE; QE NE GJYKIME PER GJENOCI-CIDE E HOLLKAUSTE CFAROSESE TE TERE NJE KOMBI;
PO KU DO TA BENI VENDIN O KRIMINELET GJAKPIRESA!.
TE FALA NJE REFUGJAT LAUFTE SHQIPERIA IDEALE-USA.

Nga : Anonim
26.11.2012 01:04
po te ju degjoj dikush juve ju thoni se edhe shqiperin na e grabiten o pis po nuk ka drejtesi sot se po te kishte ju si popull ish dashur qe te ju ndalohet per 50 vjet te dilni jasht serbis qoft edhe si turist,po çka keni bere ju me kan ju normal është dasht me ju ardh marre me ju dal shqiptarve perball.Po ju jeni ata kriminel qe keni vrar e keni prer qdo kund e po te ju pyes dikush se kush e beri kete ju jeni ne gjendje te ju thoni se ndoshta jan vrar mes veti se na jo,por kadal se do te vij dita e jon e keni me ju shtri shqiptarve ne gjunj

Nga : gjani Prej : GJermani
26.11.2012 00:33
EE more biku i Serbis a spo jav qet me shku kah Rusija a po po shkoni ne Evrop a keni harru se aty jan edhe Shqiptaret!!!

Nga : tini Prej : gjermani
25.11.2012 21:19
o dadi i i i kosova nuk u kan e juve kurr a e din se prej luftes se dyt botrore kosova i ka pas kufinin me serbi o dadiiiiiiiii
Në përgjigje

Nga : shpendi Prej : diaspora
27.11.2012 11:53
E more millosheviqii i vogel po mendon se edhe ti si aji do te perforcosh politiken more nuk ju shkon ma kjo rren se historin tani po e lexon e ter bota dhe jan bind se ju me rrena e keni mbajt xhall jugosllavin po ju ... en jugosllavi dhe en serrbi,dhe duheni ta dini se KOSOVA kurr ska qen e juvja dhe se as qe do tbehet po ju serrbt me strajc keni ardh ne Kosov dhe me strajc duelt nga Kosova ne vitin 1999,ket fat ju mundeni me e mbajt nmend dhe kurr mus me harrue kjo asht data historike e juvja ,ndersa me Rusin nuk ju merr me vete se po ju vije era hala nga xhenocidi si serbet ne Kosov dhe Bosnje ,do te mbeteni vetem pashalluku i beogradit dhe skeni qa lypni ma .