E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 05:21

Kronika

Për 20 mijë gra të dhunuara, asnjë i dënuar

Ilustrim
Ilustrim
Nuk ka ende asnjë të dënuar për rreth 20 mijë raste të dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, u tha të dielën në një konferencë me temën, dhuna seksuale ndaj grave gjatë konflikteve.

Konferenca është organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë në kuadër të nismave që Sekretari i Jashtëm, William Hague, që ka ndërmarrë në aspektin global për të trajtuar dhe luftuar këtë dukuri që përdoret edhe si pjesë e mjeteve të luftës nëpër vise të ndryshme të botës.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se institucionet po i ndërmarrin të gjitha masat ligjore që gratë e dhunuara të luftës së fundit të gëzojnë një mbrojtje ligjore si kategori e dëmtuar e luftës.

Atifete JahjagaAtifete Jahjaga
x
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Por, mbi të gjitha, ajo tha se këto gra kërkojnë që dhunuesit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Para largimit nga Kosova në qershor të vitit 1999, pas bombardimeve dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, forcat ushtarake, policore dhe ato paramilitare serbe, përveç se lanë pas mbi 10 mijë të vrarë e shkatërrime masive, lanë pas një plagë prej rreth 20 mijë femrave të dhunuara.

“Dhunime seksuale që besohet të kenë përfshi rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë, kanë kaluar të pandëshkuara deri më sot dhe urdhërdhënësit dhe kryerësit e këtyre veprave, vazhdojnë të jenë të lirë".

"Mosadresimi i drejtë dhe mosndëshkimi i atyre që e bartën këtë strategji për qëllime të caktuara politike, i viktimizon gratë e prekura nga kjo dhunë”
, tha Jahjaga.

Luftërat e fundit në territorin e ish-Jugosllavisë kanë lënë si pasojë mijëra gra të dhunuara, ku për kah numri, prinë Bosnja e Hercegovina.

Në konferencë, u tha se dhunimet, kanë qenë mjet politik për dobësimin e moralit në familje dhe dëbimin e tyre, si pjesë e skenarëve për spastrim etnik.

Vlora ÇitakuVlora Çitaku
x
Vlora Çitaku
Vlora Çitaku
Mirëpo, pavarësisht numrit të viktimave të dhunës seksuale në ish-Jugosllavi, edhe Kosova është prekur në shkallë mjaft të madhe, tha me këtë rast, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

“Gjithmonë kur flitet për dhunën seksuale dhe kampet e dhunimeve në Ballkan, përmendet vetëm Bosnja. Për Kosovën gjithmonë flitet se mund të ketë pasur dhunime. Për të mbijetuarat e dhunës, këto 14 vitet e heshtjes kanë shumëfishuar plagët, kanë shumëfishuar dhimbjen..., dhe paqen që kemi gjetur ne të tjerët, ato fatkeqësisht ende nuk e gëzojnë”, theksoi Çitaku. 

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se pasojat e kësaj dhune në Kosovë kanë lënë rrënjë të thella dhe kanë prekur mijëra familje.

Një masë e madhe e tyre kanë arritur të absorbojnë atë shkallë të pikëllimit, depresionit dhe ankthit, por ka pasur edhe familje që nuk kanë arritur ta përballojnë këtë sfidë, që është një nga më të rëndat, u shpreh Agani.

Ferid AganiFerid Agani
x
Ferid Agani
Ferid Agani
“Në këto familje kemi parë edhe pasoja të rënda individuale për gruan që kanë shkuar edhe deri te çrregullimet më serioze, mendore, psikiatrike e më vonë deri te çrregullimet organike që rrënjët i kanë në pikëllimin, mërzinë, ankthin e tyre duke prekur në jetën e tyre në mënyrë substanciale”, potencoi Agani.

Data 25 nëntor, paraqet Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kurse tryeza e së dielës në Prishtinë ishte një nismë që synonte të zëvendësojë kulturën e pandëshkueshmërisë ndaj dhunës seksuale gjatë konflikteve në mbarë botën.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Niko Prej : Gjermani
26.11.2012 09:24
HEJ O TI LLAPJAN QYSH BRE SPOT VJEN MARRE ME THAN KREJT GRATE E KOSOVES KOKAN DHUNUE ,PO AJE TI UN VETI BRE PO TI EDHE PO KESH MDOKET POT VJEN LEZET TY, qySH BRE SPOT VJEN TURP ME KESH PO QYSH SI KA KOSOVA 20 mij vemna A JE TI UN VETI AJO, PO MET KAN NDODH TY NGA FAMILJA E JOTE ISHE TRANUE MARRE PER TY... EDHE TI KOSOVARE QKA JE TU THAN BRE PO EDHE TY TURP PER TY QKA JE TY THAN A NDDOSHTA SPO KUPTI QKA KE SHKRU VEQ QYSH E KUPTOVA UN DUHET ME INXAN PARLAMILITART UN KREVET ME GRA ETJ ETJ .... NA FALNI O KOMENTUES SE E TEPROVA VEQ SPATA QARE PA SHKRU APET NJI KOMENT
Në përgjigje

Nga : Kosovari
26.11.2012 12:49
Nga : Anonim
26.11.2012 12:29
ky jam une niko Kosovari qe tu pergjigja me Anonim.




Në përgjigje

Nga : Anonim
26.11.2012 12:29
Mua ke mundur me me keqkuptu sepse tema eshte se EULEXI Shqiptaret poi burgos ka dy atri here e ende as nje Serb nuk e ka gjyku.,
pastaj Bullatoviqin qe e zun nga Nishi e liruan sepse nuk u besuan deshmitareve.
Tecilet e identifikuan si vrases tenje fqinji te perkatsis Shqiptare.
Dhe une e shkruajta se per ti denuar Serbet EULEXI DUHET ME I ZAN NE VEPER duke e bere krimin pasi te vrasin shqiptarin ose duke i dhunuar femrat se nese ikin nga vendi i krimit Serbet. EULEXI nuk meret me to.
Se nuk guxojn me nda drejtsin per te gjith njejte.

Shendet Niko dhe mos paragjyko pa e kuptuar esencen enje komenti.

Nga : Shpat Mati Prej : Suedi
26.11.2012 04:00
Mjerë Kosova kush e udhëheq. Këto dy zonja kurrë gojën s'e kanë çelur për dhunimet. Ç'do të kishin bërë vallë, po të ishin vetë të dhunuara? Do të kishin kërkuar dialog me Serbinë?
Po ky farë ministri i drejtësisë që ha (dhe vjedh) bukën e Kosovës, kurse me shpirt është në shkretëtirat e Arabisë e të Turqisë, ka ndonjë të dhunuar në familje? Po Thaçi e bashkëhajnat e tij?
Kosovë e mjera Kosovë!

Nga : DARDANI Prej : PARIS
25.11.2012 23:47
NUK KAN KOH EULEXI KA ME DENU SHQIPTAR ATA PER QAT SHKAKE KAN ARDHE NA KOSOVE. VETEM SHQIPTARET MEJ DENU.

Nga : Niko Prej : Gjermani
25.11.2012 20:32
OJ ZOJE TE LUMTE SE ME TY JAM SE MET VERTET TE DUJJATT KTO PO REJN VEQ ME HJEK BARREN PREJ VETIT.... BOLL SHUM I LEXOI GAZETAT EDHE LAJMET PO KUR NUK NIEVA QE U MUERREN MASAT NDAJ DIKUJT TE ASHT QUAJTUR DHUNIM I GRAVE TE KOSOVES UN ENDE NUK PASH NDONJI SHKRIM MASE 12 VITEVE QI LUFTA UNDAL NE KOSOVE, PO KURR SKIE NJERZI QI MIRREN ME KTO PUNE KESHTU E KA JETA I LAJN PUNET ZHAG... BILE HOLL E HOLL KUSH KURR NUK U INTERESUE PER KTO GRA QE TMIRREN MASAT NDAJ ATYNE QE BAN GJITHQKA NDAJ FEMRAVE KOSOVARE,POR SOT E KSAJ DITE JAN TE LIRE E SHETITIN LIRISHTE NEPER KOSOVA KTA PARAMILITER E KTA QETNIK QI BAN ZI E MAZI NE KOSOVE

Nga : mirja Prej : zürich
25.11.2012 20:25
shtetin kriminal serb po e ndihmon europa e ndyt,20 mi femra me i dhunu e nuk i qesin kushte serbis me i zbulu rastet ket e lejon vetem eurpa kurse herojt e kosoves i fajsojn prej gjyqi ne gjyq

Nga : Kosovari
25.11.2012 18:18
EULEXI per te denuar Serbet duhet ti zer ne shtrat me te dhunuarat dhunuesit sepse deshmit nuk ndimojn dhe nuk mjaftojn .
Keshtu per Servet ziveo EULEX .
Nese eshte e vertet se cfare thojn Hakeret Shqiiptare se shpejti shume informata te perfaqsuesve te Eulexit dhe qeveris se Serbise do te dalin ne media per marveshjet dhe punet e tyre te perbashketa dhe do te shofim se kend ndihmon EULEXI.
.

Nga : toni Prej : belgjik
25.11.2012 18:12
le te qesin ne vete keto dyja a do te ishte mir me ju ndodh at,her ju kish ra nermen po veq fjal te thata vepra dohet me qen se me fjal u ngopum

Nga : LLAPIANI Prej : frankfurt
25.11.2012 17:50
pasha besen krejt grat e kosovs kokan dhunu qysh po doket se sika kosova krejt 20 mi gra hiq hehehehhehehhe haj medet haj

Nga : ZOJA Prej : ZVICRRA
25.11.2012 17:25
PER BES DYJAT PO GENJEJNE EDHE ATIFETJA EDHE VLORA QITAKU SE ASGJE-ASGJE NUK KAN BER PER FEMRAT E DHUNUARA GJATE LUFTES SE FUNDIT NE KOSOVE. ASKUSH SE KA LODHUR KOKEN PER KTO FEMRA TE DHUNUARA ,SHUM KEQ.