Ndërlidhjet

Vota e katalonasve mund të çojë kah pavarësia


Ilustrim
Ilustrim
Në Kataloni të Spanjës, të dielën janë hapur qendrat e votimit ku votuesit kanë mundësinë të votojnë kandidatët për 135 vendet në Parlamentin e zonës në zgjedhjet lokale, të cilat mund të çojnë në referendum, ku do të vendosej nëse ky rajon do të duhej të pavarësohej nga Spanja.

Qeveria rajonale e presidentit Artur Mas, që është mbështetës i pavarësisë, i kishte caktuar këto zgjedhje të parakohshme. Ai ka premtuar mbajtjen e referendumit për sovranitet, nëse votuesit i japin atij dhe politikanëve të tjerë për pavarësi, mandat të ri në Asamblenë rajonale.

Mirëpo, Partia Qytetare e kandidati presidencial Albert Rivera thotë se Katalonia nuk do të ketë përfitime nga ndarja me Spanjën.

Ndërkaq, katalonët, të cilët janë për pavarësi, argumentojnë se shumë prej taksave të tyre po transferohen në qeverinë qendrore të Spanjës dhe se ekonomia e këtij rajoni do të zhvillohej më tepër nëse Katalonia ndahet dhe bëhet anëtare e pavarur e Bashkimit Evropian.

Vlerësohet se ekonomia e Katalonisë e përbënë afro një të pestën e ekonomisë së përgjithshme të Spanjës.

Ky votim po mbahet në kohën kur Spanja, e ngarkuar me borxhe, është zhytur në recesion ekonomik, ndërsa shkalla kombëtare e papunësisë është mbi 20%.
XS
SM
MD
LG