E premte, tetor 31, 2014 Kosova 22:20

Aktuale

"Dy shtete, Kosovë e Shqipëri nuk u bënë me dëshirë"

Një pjesëtar i FSK-së...
Një pjesëtar i FSK-së...
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë jo vetëm që po festohet gjithandej, por edhe po shprehet haptas keqardhje që shqiptarët nuk jetojnë në një shtet të vetëm në Ballkan.

Në një akademi për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë të organizuar nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi, janë shpalosur fakte e argumente historike që quan deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, duke rikujtuar se kjo datë megjithatë kishte nda shqiptarët në shumë shtete.

Hashim ThaçiHashim Thaçi
x
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi tha se kur flitet për formimin e shtetit shqiptar dhe ngritjen e flamurit në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit më 28 nëntor të vitit 1912, duhet kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan dhe ranë për lirinë e të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.

Krijimi i dy shteteve të pavarura, përkatësisht Shqipërisë dhe Kosovës, për kryeministrin Thaçi nuk është zgjidhja më e mirë, por megjithatë është një realitet.

Kosova, ajo që kishte dhënë kontributin themelor për pavarësinë e Shqipërisë me kryengritje të ideuara nga Hasan Prishtina dhe shumë vise të tjera kishin mbetur jashtë Shqipërisë. Sot, ka të tillë që na thonë se i keni dy shtete. Dy shtete ne nuk i bëmë se kishim dëshirën tonë. Ky është një realitet. Por, më me dëshirë dhe shumë më mirë do të jetonim në një shtet të vetëm brenda familjes evropiane”, është shprehur kryeministri Thaçi.  

Ndërkohë, veprimtari i njohur, Adem Demaçi, i njohur si simbol i rezistencës në Kosovë, bëri një rekapitullim të zhvillimeve historike në rajon që përfunduan me pavarësinë e Shqipërisë, 100 vjet më parë. Por, si tha ai, kjo pavarësi ndau shqiptarët padrejtësisht në 6 shtete të ndryshme.

Adem DemaçiAdem Demaçi
x
Adem Demaçi
Adem Demaçi
Me ndihmën e Zotit, por edhe të luftës dhe qëndresës sonë, erdhën deri në këtë situatë që sot të shohim, pa dëshirën tonë, ti kemi dy shtete, por prapë më mirë dy shtete sesa vetëm një gjysmë shteti. Jemi dy shtete shqiptare e i këndojmë dy himne, ky është njëfarë paradoksi që se ka askush në botë, por ne jemi popull i paradokseve. Ne mbërrijmë e bëjmë çudira të cilat nuk I parasheh askush”, ka thënë Demaçi. 

Ndërkaq në fjalën e tij, akademik Rexhep Qosja shpalosi disa fakte historike që quan deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në nëntorin e vitit 1912. Me pavarësinë e saj, Shqipëria nuk fitoi lirinë e dëshiruar, kurse shqiptarët u ndanë në shumë shtete, tha me këtë rast Qosja.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër do t’i sjellë dëshpërim të madh popullit shqiptar dhe Ismail Qemalit. Jashtë kufijve të Shqipërisë ajo do të lë më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare. Më shumë sesa gjysmën e popullatës shqiptare. Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, që kishin ushtruar dhunë e terror të paparë më parë ndaj shqiptarëve, që kishin bërë spastrime etnike në tokat shqiptare, do t’i jepeshin tokat më pjellore, burimet e lumenjve, qytetet më të zhvilluara shqiptare”, ka thënë Qosja. 

Jashtë kufijve të Shqipërisë ajo do të lë më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare.


Edhe akademik Rexhep Qosja ka shprehur besimin e tij se ideali i Ismail Qemalit dhe bashkëveprimtarëve të kohës së tij që fillimisht sollën pavarësinë e Shqipërisë kurse sot pavarësinë e Kosovës, një ditë, sipas tij,do të kulmoj edhe me sendertimin e idealit të Shqipërisë etnike.

Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej, asnjëherë më parë në Kosovë lidershipi i saj nuk ka folur më shumë për idealin e bashkimit kombëtar shqiptar sesa në ditët kur po kremtohet 28 nëntori dita e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : rahman Prej : Canada
27.11.2012 04:01
tlumt o lla

Nga : dardani e vjeter Prej : vitak
27.11.2012 00:58
shqiperia dhe kosova duhet te punojn me shume per shqiptaret qe jetojn jashte kufijve te shqiperis dhe kosoves.ne si shqiptare duhet te ndertojm ekonomi dhe ushtri te fort,te gjithe fqinjet tan jan te pa bes,,,ata jan shovinista jan kriminel te gjithe pa dallim.ne si shqiptar qe jemi,nuk duam dhe nuk kerkojm as gje me shume vetem ate qe dikur ishte toke e shqiperis etnike.ne do ta bejm,ne jemi gati qysh tani,o me paqe o me luft ate qe na takon,ate qe na e murren qet e uritur duhet ta dorzojn ne paqe,ne do ta marrum,jemi edhe per luft,luften nuk e duam,por do na detyrojn fqinjet.

Nga : ilir dardani Prej : gjermani
26.11.2012 19:03
Shume mire e thote ak.Rexhep Qosja,na i moren te gjitha,tokat me pjellore ,burimet e lumenjeve,e cfare te hame ne?Neve na i lane do kodra te thata qe nuk e bejne buken bile as uje nuk ka mjaft ne to.Shikoni Serbine e Maqedonine njehere toke e rrafshte sa te sheh syri,ndersa neve na i lane do shkembinj-shikoni Shqiperine Tropojen ,nje pjese e Dibres ,Kukesin ndersa ne Kosove edhe ajo pak toke buke qe eshte e kemi mbuluar me ndertime.
Në përgjigje

Nga : shpendi Prej : diaspor
27.11.2012 11:41
Shum mir e thojn dh e lexojn at text ama kto varxhe te mira asht dasht qe para 30,vjetve me i than publikisht e sidomos e kam fjalen per qosjen ndersa aji lakmojke postet dhe xherat e mira qe ja sjellshin nat koh komunizmi ishte i pergdheluri i vllaznim bashkimit ,ndersa sot na paraqitet heroj i par ne list,ndersa ne vitet 1981 shum nga kta na akuzojshin neve studentet qe bem protesta nat vit dhe ua prishem vllazrim bashkiminktyre dhe ja lkundem temelin Jugosllavis fashiste.E tash ju ka qel goja Rexhep Qosjes epo merr pjes neper kto manifestime kurse neve nat koh na e ka pas kthye shpinen nese nuk asht kshtu z,Qosja mundeni edhe ta demantoni po smundeni.Sepse tash ju ka hapur goja te xhithve por nat koh pasuli asht hanger vetem nga ni kokerr.
Në përgjigje

Nga : shpendi Prej : diaspora
27.11.2012 12:07
Mfalni shum por edhe ni koment e kam sa i perket paradoksimit te adem demaqit dhe shum i perfoluri nat koh nga goja e Demaqit nifar ballakanizimi ndersa bashkimi me shqiprin as qe asht ndexhuar ndoni here ,me tutje thot se paradox asht kur jemi dy shtete dhe kemi dy himne nuk asht e vertet se vetem ni hymne kemi por paradoksale asht se ne te dy ant SHqipetr jemi ndersa kemi dy flamuj tndryshem per kte paradoksal Adem Demaqi nuk ju kujtue si duket ne anen e Memes Shqiperi valon FLAMURI DYKRENARSHE ndersa ne anen e KOSOVES valon ni leck me ylla e ja zen frymen ati dykrenarshe kur keni qen kaq te flakt per bashkim kombtar perse pra lejuat qe te ndryshohet FLAMURI per hater te KAFORIT;TE UNMIKUT apo te EULEXIT apo per hater te Serrbis nje asht e vertet se po tu pyetke azem bejta,Fazli Grejqefci ,Isa Boletini,Hasan Prishtina ,Luixh Gurakuqi dhe nfund presidenti historik i kosoves Dr,IBRAHIM RUGOVA dhe Adem Jashari kurren e kurres Flamuri per te cilin e dhe nen te cilin dhan jeten te xhith kta patriota nuk kishin leju me e mdrrue,ndersa tash folni qa te doni ,dhe nfund ekam edhe ni porosi per Adem J asharin "BAC SU KRYE HALA PO POT RREJN"