E hënë, prill 21, 2014 Kosova 14:09

Aktuale

“Rruga e Kombit” lëshohet në qarkullim pa ceremoni

Protesta pranë autostradës “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”
Protesta pranë autostradës “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”
Madhësia e shkronjave - +
Autostrada “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova” është lëshuar në qarkullim pa ndonjë ceremoni shtetërore për shkak të protestave të një grupi qytetarësh të cilët ishin mbledhur në vendin e përurimit duke kërkuar lirimin e Fatmir Limajt

Protesta është organizuar nga ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Brigadës 121 “Kumanova” të cilët kanë kushtëzuar mbajtjen e ceremonisë me lirimin e Fatmir Limajt, i akuzuar nga EULEX-i për krime lufte, për çka edhe po mbahet në paraburgim prej 30 ditësh. 

Protestuesit, kanë hipur në binën ku është dashur të mbahet ceremonia e përurimit të segmentit të 5-të të autostradës në vendin e quajtur Gjurgjicë. Policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë.

Një ish-bashkëluftëtar i Fatmir Limajt nga brigada 121  “Kumanova“me emrin Naim Bujupi i përjeton rëndë paraburgosjen dhe akuzat ndaj ish-komandantit të tij. Ai beson se UÇK ka bërë luftë të drejtë.

Kjo është padrejtësi shumë e madhe. Ta merr komandantin, ta merr gjeneralin, ta merr ushtarin, t’i merr njerëzit dhe pse t’i merr, për asgjë hiq. Ne iu ndihmuan në ndjekjen e krimineleve. Ata ishin kriminelë. Ata erdhën të na e dhunojnë tokën, familjet, të na i dhunojnë gratë, vajzat dhe t’i masakrojnë..., këto kanë ndodhë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Bujupi.

Reagojnë institucionet

Kryeministri Hashim Thaçi, homologu i tij nga Shqipëria Sali Berisha, pastaj edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracy Jackobson dhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar e vendas, janë kthyer pas, duke hequr dorë nga ceremonia. 

Presidentja dhe Qeveria e Kosovës, kanë shprehur keqardhje për anulimin e ceremonisë.

Në reagimin e saj, presidentja Atifete Jahjaga, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka thënë se “përurimi i Udhës së Kombit ‘Ibrahim Rugova’, veprës të përbashkët madhore, është përmbushje e një ëndrre dhe synimi të kamotshëm”.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të shfaqin maturinë “që na ka karakterizuar si shoqëri përballë sfidave shumë të rënda në të kaluarën, prej të cilës dolëm fitimtarë dhe t’ju besojmë institucioneve të Republikës së Kosovës në zbatimin e përgjegjësive të tyre”.

Po ashtu, nëpërmjet një komunikate gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka sqaruar se  "anulimi ndodhi për shkak të ndërhyrjes së një grupi qytetarësh të pandërgjegjshëm, që demoluan vendin ku duhej të mbahej ceremonia".

"Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon qytetarët e shumtë, që kanë ardhur për të festuar, në veçanti falënderon dhe u kërkon mirëkuptim për ndërprerjen e ceremonisë, kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, presidentes Jahjaga, ambasadores amerikane në Prishtinë, Jacobson, ambasadores e Turqisë në Prishtinë, Ozan dhe shumë personaliteteve tjera vendore dhe ndërkombëtare, që ishin paraparë të mbanin fjalë rasti në këtë ceremoni", thuhet në komunikatën e qeverisë.

Protesta

Diku para orës 12, protestuesit mësuan se nuk do të ketë ceremoni zyrtare, kështu që ata u larguan nga Gjurgjica për në Malishevë ku ka vazhduar protesta edhe për disa orë.

Gjatë gjithë kohës, protestuesit kanë brohoritur “liri për Fatmir Limajn”. Kurse kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës për Malishevë, Enver Jakup Hoti iu drejtua masës së tubuar me një fjalim, ku ai mbrojti luftën e UÇK-së dhe veprimtarinë e komandantit të kësaj zone, Fatmir Limaj.

Akuzat të cilat në të gjithat rastet e deritanishme edhe nga vet organet e drejtësisë janë shpallur të pabaza. Këto akuza u provuan nga drejtësia në Hagë, në Kosovë, duke përdorur çdo metodë vetëm e vetëm që pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të dënohen për krime, por asnjëherë nuk gjetën fakte për këtë. A e dini pse jo – sepse UÇK-ja nuk ka bërë krime, por ka bërë luftë për çlirim nga robëria serbe”, ka thënë Hoti. 

Ish-komandanti i UÇK-së si dhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, me vendim të Gjykatës Supreme po mbahet në paraburgim sipas një akuze që e ngarkon atë me dyshime për krime lufte.

Limaj, ka qenë ministër i Transportit pikërisht në kohën kur kjo autostradë kishte filluar të ndërtohej në pjesën e Kosovës, ndërkohë që shtrirja e saj në territorin e Shqipërisë kishte përfunduar.

Përurimi i autostradës “Rruga e Kombit - Ibrahim Rugova” ishte planifikuar nga qeveria e Kosovës si një prej shënimeve kulmore në kuadër të kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit shqiptar.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : ARBJAM IFUJUS MARKOS VICI Prej : NEW ZEALAND
28.11.2012 09:17
NUK KEMI MBETUR SHUME NE SHQIPTARET ,MJAFTE NA VRAN ,E VRAM NJERI TJETRIN,
TE VETEDISOHEN ATA QE DUAN TE UDHEHEQIN.
TA DIN SE UDHEHEQIN NJE POPULLE TE VJETER QE NUK U SHUA DOT,DASMEN NUK E NDALI NE VDEKJE POR E NDEROI ATE QE MBROJTI VATANIN .
SHUME SHIKONI NJERI TJETRIN SA PO VJEDHIN SIKUR HARRUAT SA NA VJEDHEN LLOJ-LLOJ ARMIQESH.
NUK THEM SE TA VJEDHESH SHTETIN ESHTE NDER POR
PERDERISA ESHTE NE KOSOVE EDHE UNE NDIHEM I PASUR,NJE DITE MBASE DO TE EDUKOHEMI.
SA TURP ME VJEN SI NA LUAJN ENDE VALLEN E VLLAVRASJES ,NA DUHEN MESUES TE VERTET .

Nga : Anonim
27.11.2012 21:44
Kjo protest qon nje porosi te forte ne qeverin e Kosoves, e cila disi eshte zere ne gjum,pastaj porosi edhe me e fuqishme ndaj veprimeve serbofile te Eulexit e cila organizat nuk nguron te arestoj dhe denoj Shqiptare edhe nga dy a tri here perderisa ne pjesen veriore asnje intervenim dhe rast nuk e gjen ne agjenden e Eulexit.
Per cfare arsye Eulexi nuk vepron ne tere Republiken e Kosoves me te njejten force?
Pastaj ky eshte mesazh edhe per miqte tane te cilet kan pasur perfaqsuesit e tyre se kryeministri dhe sjellja e tij ndaj Republikes se Kosoves nuk e ka bere ate monark,dhe duhet qe te gjith ta dijne se nuk eshte koha e Enver Hoxhes kur ai likuidonte bashkeluftetaret e vet dhe njerezit te cilet kan qene ne luften e perbashket.

Ministri Bajram Rexhepi ka mundur te jap urdher te veproj Policia Speciale po e ka ditur se aty do te luftohej.
Keta nuk jan VV po ish luftetare
Thaqi duhet te konsultohet me kliken e tije dhe te heqe dore nga nenqmimi i bashkeluftetareve sepse as Kadri Veseli e as Xhavit Haliti nuk kan per te mundur te shpetojn PDK-n nga perqarja dhe likuidimi i lehte i kundershtareve.
PDK-ja duhet te reformohet dhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi duhet te rrespektohet.
Urime per rrugen e kombit Ibrahim Rugova.

Nga : Begu Prej : Gjermani
27.11.2012 19:41
Une e perkrah dhe e kuptoj mllefin e Shqiptarve te Kosoves per sa i perket burgosjes se Fatmir Limes,
Por mendoj qe duhet te kemi rend e te behet me ren protestat si kjo psh,
nuk medoj qe kjo protest me prishje te bines prej disa qe nuk ja dojn te miren vendit, ne Kosove ne diten e prourimit te autostrades s`kombit, e te ndrrohet ne protest, mendoj qe nuk ishte me vend, kishe mujt edhe meniher mas prurimit te autostrades te protestohet.
Në përgjigje

Nga : beki Prej : mitrovic
28.11.2012 01:34
Une mendoj se vet serbia ka dasht te ndodh nje tragjedi me arestimin e Fatmir Limes dhe veq sa nuk e ka arit qellimin sot me kokat e nxeta te shqiptarve,PIKERISHT SOT eshte dashur te festojm dhe ti tregojm serbis se me po zhvillohemi po festojm dhe nuk mundet as kush te na perqaj as arestimi i Ftmir Limes se as vet zoti LIMA nuk ka dashur te ndodh kjo qka nodhi sot.Pra kjo qe bete ju sot eshte e pa falshme dhe jo shqiptare eshte turp per ata qe vepruan keshtu ne kete dite istorike.

Nga : Lyda Prej : Gjermani
27.11.2012 19:26
Urime perurimi i Rruges se Kombit,faleminderit Kryeministrit dhe gjith atyre qe kontribuan per ndertimin dhe emrin e kesaj Autostrade.

Nga : prizreni Prej : prizren
27.11.2012 19:24
po sa per fatmir limaj ishalla kalbet ne burg se ja ka hup nderin edhe krejt luftetarve te kosoves,u kan desht mi ndimu familjeve te deshmorve jo me me qen hajdut edhe mi ndertu pallatat e mi fshe milionat neper banka,e ky popull a e shini qka ban nven se me majt rendin kta shkojn veq te mposht kosoven,

Nga : llapi Prej : gjermaniFrankfurt
27.11.2012 19:11
Po ne njeren mir kan vepru, po kosova sasht Fatmir per nje fatmir nuk prishet rendi ju lutem se kosoven nuk e shliroj nje fatmir
po ata qe kan qen ne vizit e ne perurim te kosoves
Ju lutem ta lejojm ta udheheq politiken njeriu ma i madh shqiptari ma i madh e i ndershem zotri HASHIM THAQI se gjysa e kosoves nuk bajn sa ky njeri e jo nje fatmir a hajdar a si po quhen kta se sen si gjan me nejt pak ne burg se nami nuk bahet po ndegjone njeriun ma te menqur shqiptar mas trimin mas intelektualin Zotrin HASHIM THAQIN ju faleminderit per mirkuptim.

Nga : Ymer Morina Prej : Bern
27.11.2012 19:09
Pershendetje Bashkevendas te ndergjegjshem dhe jo Politikane te pa pergjegjshem.
Ne Mergimtaret ndihem shume te fyer per paraburgimin e pjestarve te UCK-se Eshte shume e quditshme perse ne rrethana te caktuara behen pzarllaqe te turpshme,nuk na duhet EULEX-inuk na duhen njerz te cilet qendisin,te drejtat tona legjitime demokratike ne qoft se nje gje e tille egsiton 80% estafit te EULEX-it duhet te debohen nga kosova,sepse ata jane te qendisur per korrupcion per interesa te tyre personale te jashtligjshme do te ische mire qe zotri Pacolli tju dhuroj shumen e duhur keshtu qe gjerat ndryshohen brenda me EULEX te korruptuar.

Nga : Krenar Prej : Kosove
27.11.2012 18:28
Po me pelqen qe zeri i popullit po mundet me ndryshu agjendat edhe ne Kosove jo qe mbeshtes Limen por "fuqine" e popullit.

Nga : Jimmy Prej : Europ
27.11.2012 18:26
Ju lumët juve luftëtar te lirisë , ju qe ja dhat lirinë ketij populli, ju ushtar te UÇK-së.
Turpi le te bie mbi politikanet dhe qeverinë e KOSOVËS .

Nga : abaz Prej : suedi
27.11.2012 17:37
ju lumt qe sikeni lejue me rrejt ma por asht dasht edhe me i rreh

se e meritojn boll ma me nenshtrime her te unikut e her te eulexsit
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja