E enjte, shtator 18, 2014 Kosova 13:39

Shtypi botëror

WP: SHBA të lëvizë në forcimin e demokracisë në Egjipt

Protestues në Kajro
Protestues në Kajro

Multimedia

Presidenti i Egjiptit, Muhammed Morsi, tingëllon bindës në pretendimin se ai nuk po synon ta krijoj një diktaturë islamike, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Washington Post, dhe vazhdon, se i nominuari i Vëllazërisë Myslimane, i cili i fitoi dy runde të zgjedhjeve të lira këtë vit, e ka paraqitur dekretin e tij të vrullshëm javën e kaluar, duke i përjashtuar vendimet e tij nga shqyrtimi gjyqësor, që i siguron atij më tepër autoritet se sa që ndonjëherë e kishte Hosni Mubaraku, ose secili sundues modern i Egjiptit.

Duket se qëllimi tij kryesor është që t’i bllokoj gjyqtarët reaksionarë nga shpërndarja e një asambleje, e cila po e harton Kushtetutën e re.

Duke pasur parasysh se tashmë është shkarkuar përbërja e parlamentit, e zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të gjërave teknike, Gjykata Supreme e emëruar nga ish lideri Hosni Mubarak, kishte kërcënuar ta hedhë jashtë binarëve tranzicionin e pritur gjatë në një sistem të ri politik dhe, me gjasë, për ta kthyer vendin parapa kah kaosi, shkruan e përditshmja Washington Post.

Por, veprimi i zotit Morsi ishte dështim i madh, derisa ai duket se këtë e pranoi të hënën, pasi u ballafaqua me një fundjavë të demonstratave të zhurmshme.

Pas takimit me Këshillin Suprem Gjyqësor, që e mbikëqyrë sistemin juridik, u tha se presidenti ishte pajtuar se imuniteti i tij do të zgjerohej vetëm në “çështjet sovrane”, një term i paqartë, që megjithatë, nënkupton gatishmërinë për ta pranuar kontrollin gjyqësor në pjesën më të madhe të aktiviteteve qeveritare.

Dekreti origjinal i zotit Morsi thotë se ai do t’i mbante autoritetet e tij të jashtëzakonshme vetëm derisa Kushtetuta e Re të miratohej dhe parlamenti të zgjidhej, që mund të bëhen deri në mes të vitit të ardhshëm, shkruan Washington Post.

Por, sipas gazetës, kjo nuk duket që të jetë fundi i kësaj çështjeje. Nëse zoti Morsi nuk është Lenin islamik, siç e imagjinojnë rivalët e tij, ai dhe partia e tij nuk e çojnë vendin drejt demokracisë së plotë, që ata e kanë premtuar.

Rivalët politikë, nga radhët e liberalëve udhëheqës ose të krishterët, thonë se islamistët po e përgatisin një dokument, që e forcon rolin e ligjit islamik në legjislacionin vendës të Egjiptit, duke e dobësuar mbrojtjen për femra dhe duke e hapur rrugën për kufizime të reja në lirinë e mediave.

Presidenti amerikan, Barack Obama, disa herë ka folur me zotin Morsi gjatë krizës së javës së kaluar në Gaza, e cila përfundoi me armëpushim, të cilin e synuan Shtetet e Bashkuara, ndërsa Egjipti ndihmoi ta ndërmjetësoj, shkruan Washington Post.

Tash, zoti Obama, duhet ta bëjë të qartë se marrëdhëniet e Egjiptit me Shtetet e Bashkuara varen, jo vetëm nga bashkëpunimi i tillë strategjik, por, po ashtu, edhe nga krijimi i sistemit politik, që i plotëson testet themelore të demokracisë dhe respekt për të drejtat e njeriut, shkruan e përditshmja Washington Post, në numrin e sotëm.

Përgatiti Fatmir Bujupi
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum