E martë, korrik 22, 2014 Kosova 09:20

Rajoni

Integrimi në BE, ul tensionet ndëretnike

Ilustrim
Ilustrim
Caktimi i datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përshpejtimi i gjithë procesit integrues do të ulte edhe tensionet ndëretnike në Maqedoni, vlerësojnë drejtuesit e Këshillit Euroatlantik dhe njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare në Maqedoni.

Ata thonë se realizimi i këtij objektivi do të sillte përfitime të dyfishta për vendin, së pari çtensionimin e raporteve me Greqinë, dhe së dyti normalizimin e raporteve brenda vet shtetit mes dy bashkësive më të mëdha etnike.

Sipas Ismet Ramadanit, nga Këshilli Euroatlantik, institucionet duhet të bëjnë gjithçka të mundur për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit.

Kjo do të ndikonte shumë në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend për faktin se nacionalizmi maqedonas dhe ai shqiptar do të marrin kuptimin e një nacionalizmi të rafinuar evropian dhe do ti jepej fund nacionalizmave që marrin segmente primitive dhe reagimeve tjera të cilat nuk i duron një Evropë e civilizuar, sepse atëherë edhe Maqedonia dhe shqiptarët si në Shqipëri, Kosovë dhe këtu do të të jenë pjesë e integrimit euroatlantik”, thotë Ismet Ramadani.

Edhe Vlladimir Misev nga Instituti për Demokraci, procesin e integrimit e sheh si mundësi shumë të mirë për ecjen para të Maqedonisë, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të raporteve me fqinjët.

Sipas tij, përveç, raporteve më të mira etnike, ky proces gjithashtu do të ndikonte në zhvillimin e vendit.

Mendoj se nëse fitojmë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kjo do të nënkuptonte edhe uljen e tensioneve politike, e në veçanti në segmentin e marrëdhënieve ndëretnike, pra, do të ketë relaksime të theksuar edhe besoj se kjo nuk do të ç’rrënohet në përgjithësi pasi provokimet do të vazhdojnë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, thotë Vlladimir Misev.

Marrëdhëniet ndëretnike janë një nga çështjet më të ndjeshme në shtet, megjithatë nuk pres që në një afat më të shkurtër kohor të ketë  përshkallëzime ndëretnike. Pra nuk pres të ndodhë diçka më dramatike përveç që provokimet do të mbeten në nivelin e partive politike për të përfituara në situata të këtilla”, shprehet Misev duke u përgjigjur në pyetjen nëse mund të ketë rritje të tensioneve në rast se vazhdon edhe më tej bllokimi i procesit të integrimit.

Nga ana tjetër, Mersel Bilalli, profesor universitar dhe njohës i zhvillimeve ndërkombëtarë thotë se nëse nuk përshpejtohet procesi i integrimit Maqedonia mund të shkojë drejt një ndasie shumë më të madhe etnike, kjo me fajin e politikanëve.

Unë mendoj se Maqedonia shkon nga ndasia nacionale sepse liderët e saj ushqejnë nacionalizimin si subtitut i mungesës se rezultateve konkrete, kështu që shtylla e vetme shpëtimtare është procesi euro integruese”, thotë analisti Bilalli.

Procesi i integrimit të Maqedonisë tani 20 vjet është bllokuar nga moszgjidhja e çështjes së emrit.

Drejtuesit e institucioneve besojnë se në dhjetor Maqedonisë do ti jepet data për fillimin e bisedimeve por me kusht që në fazën më të hershme të bisedimeve të zgjidh kontestin me Greqinë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : dardani e vjeter Prej : vitak
27.11.2012 22:52
maqedonia nuk mund dhe nuk do duhej te ekziston.mbi 40%e teritorit ju takon shqiptarve,ata duan bashkim sepse gjithe mon u diskiminuan nga kriminelet maqedonas.por me luft maqedonia mund te humb edhe me shume.shpresoi se nuk do ket luft,,por une personalishte se besoi.shqiptaret do bashkohen kjo pune eshte e kryer.