E premte, prill 25, 2014 Kosova 00:30

Aktuale

Hetime të ndërkombëtarizuara

Clint Williamson
Clint Williamson
Madhësia e shkronjave - +
"AFP"

Vizitorëve u duhet një kontroll paraprak i sigurisë prej 24 orësh, rojtarët e thinjur belg qëndrojnë para hyrjes, telefonat dhe kamerat janë të ndaluar. Mirësevini në hetimin më të ri, dhe ndoshta të fundit, të krimeve të mëdha të luftës në Ballkan, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

“Diplomati dhe prokurori amerikan që po udhëheq hetimet në një nga aferat më të frikshme dhe politikisht më të ndjeshme në të gjitha kohërat-akuzat për përfshirjen e lidershipit të sotëm kosovar në trafikimin me organe njerëzore në vitet e ’90- është vendosur, jo në Ballkan por në Bruksel”, shkruan AFP.

Shqetësimet mbi kërcënimin e dëshmitarëve dhe ngatërrimin e dëshmive mbesin ekzistuese, por nuk mund ta ndikojnë punën e 51 vjeçarit, Clint Williamson.

Frikësimi dhe mbrojta e dëshmitarëve është një faktor i madh”, i tha ai agjencisë së lajmeve AFP në një intervistë.

U jemi rrekur hetimeve të gjera për të garantuar një qëndrim të sigurt”.

Në fokus të kësaj çështjeje janë akuzat se “guerilët shqiptarë në Kosovë janë marrë me tregëti organesh”.

Në një raport të ashpër të publikuar në 2010-ën, raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, akuzoi ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë kryeministrin aktual të vendit, Hashim Thaçi, të kenë marrë pjesë në veprimet në fjalë, shkruan AFP.

Thaçi the qeveria e tij kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e përmendura në raportin e Martyt.

Për të shmangur kërcënimet dhe për të siguruar një hetim cilësor, kreu i emëruar i task forcës speciale të BE-së për hetimin e raportit të zviceranit Marty, Williamson pati kërkuar që në nisje të hetimeve një vit më parë që në ekipin e tij të mos përfshihen njerëz nga Ballkani Perëndimor.

Kjo është një punë tërësisht e ndërkombëtarizuar”, tha ai, për të shtuar se “janë ndërmarrë masat për të vendosur mure të trasha në mes të ekipit hetues dhe mekanizmave të drejtësisë në Kosovës -  andaj hetimi është shumë autonom dhe i ndarë”.

AFP gjithashtu shtron pyetjen se “përse është vendosur një amerikan në krye të një ekipi hetues të Bashkimit Evropian?”.

Përvoja e tij 18 vjeçare në Ballkan dhe puna “mjaft unike” si prokuror për krime lufte dhe diplomat i japin atij mundësi që të punojë me qeveritë “në nivelet më të larta”.

Williamson, i cili nuk deshi të japë hollësi për të dhënat e mbledhura deri më tani nga ekipi 20 anëtarësh i prokurove, hetuesve dhe analistëve, vlerësoi se do të nevojiten edhe dy vite të tjera për ta kompletuar hetimin që po helmon rajonin.

Është vërtetë një re e zezë. Akuzat që janë vendosur në nivel të kryeministrit të Kosovës dhe individëve të tjerë të profilit të lartë-në rolet e tyre në UCK, kanë një ndikim në marrëdhëniet në rajon”, u shpreh ai.

Për t’i ndihmuar hetuesit të kenë qasje tek dëshmitarët në Shqipëri, Williamson dhe kryeministri Sali Berisha draftuan dhe miratuan një ligj me të cilin ekipit hetues u mundësohet puna në shtetin shqiptar, ndërsa në Kosovë puna mbështetet edhe nga misioni evropian për sundimin e ligjit.

Udhëheqësit e rinj të Serbisë kanë thënë në muajin e kaluar se do të bashkëpunojnë me hetuesit ndërkombëtar.

Është e rëndësishme për ne që dëshmitarët të flasin në kushte konfidenciale dhe duhet ta rregullojmë këtë paraprakisht me qeveritë”, tha ai.

“Në ndërkohë, po flasim edhe për mundësitë e zhvendosjes së dëshmitarëve”, theksoi ai.

Kalimi i kohës duket të jetë një sfidë tjetër për procesin e hetimeve, gjë të cilën e konfirmon edhe vetë udhëheqësi i këtij procesi.(e.p.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Agim Ismaili Prej : Bern/Zvicër
02.12.2012 04:08
Hello,Clint Williamson kur të kesh ndërgjegje dhe arsye se përse i hyre kësaj pune të pandërgjegjshme,atëherë dot të bisedosh me neve shqiptarët.!?
Më parë se të merresh me akuzat e serbëve dhe aleatëve të tyre
kundër popullit tim lexo historinë e popullit Shqiptarë?!
Atëherë do të bindesh se kush është shqiptari dhe sa humanist bujar,fisnik,mikpritës dhe fqinjë i mirë është ky popull liridashës.
Kujdes nga okupatorët serb e rusë se n'fund do të dalësh një humbës,një i dështuar,një i tradhëtuar,një i pavlerë,një mashtruar
keq dhe një i penduar përjetësishtë.
Është një fyerje e rëndë dhe një padrejtësi e madhe që sot i bëhet Kombit tim,të akuzohet për gjëra që i kan bërë vet qetnikët serb në tokën Kosovës së robëruar.E që tani ata pretendojnë t'iu hedhin krimet e tyre kreut të UCK-s se kinse ato u muarën me tregtimin e organeve serbe.Ky është një akt kriminal,ky është një degradim i një populli Zoti Clint Williamson:sepse ky është një fabrikim i pregaditur me Vite nga akademia e Beogradit ndonëse ai gjeti dy argat aleat Zcicëran për t'i argumentuar me bazamente Fallco akuzat kundër kreut të UCK-së dhe lidershipit shqipatar.
Këtu shifet i qartë qëllimi serb se për pikësynim ka njollosjen UCK-së si dhe ta shpall atë si organizatë terroriste...apo kacak mali bandë...rrëmbyes...plackitës e tjera....e tjera...
Prandaj të gjitha këto shpifje dhe intriga të përziera me rrena Rusi dhe të forcuara me spiuj serb e të cilëve askush nuk iu beson dhe as që u vë kush Veshin,kësaj zhurme të ndyer e të fëllishët serbe:sepse këtyre shpifjeve dhe këtyre intrigave serbe u është dhën FLAKA ende pa rënë ne TOKËN shqiptare.Por Serbia gjeti Dy deputet poliagjentë të vet të përzier me farë proserbi Zvicërran Del Ponten dhe Dick Martyn të cilët u paguan nga Beogradi me miliona Euro,dhe ata e ngritën këtë cështje në parlamentin e BE që të akuzohet edhe vet Kryemistri Kosovar,ky ishte një ndër aktet ma të shëmtuara që i takon njerëzimit të Kohës së sotit.Këtë Brum kishtin gatuar ekspertët serborus qysh me kohë për ta zgjuar Botën nga gjumi dhe për t'ia këthyer shpinën Kosovës e tërë njerëzimi.Ju bëj të ditur juve dhe të gjithë botës se UCK-ja është dhe do të mbetet përgjithmonë KRENARIA JONË dhe Cirimtarja jonë dhe Nderi i
KOMBIT TONË NË PËRJETË SI!

Shkruan:agim ismaili