E premte, tetor 31, 2014 Kosova 12:16

Aktuale

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ëndërr apo realitet?

Pamje nga Prishtina për 28 nëntor
Pamje nga Prishtina për 28 nëntor

Multimedia

Mesazhet inkurajuese për idetë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet, nuk janë vetëm pjesë e euforisë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ide realiste, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, atij të Shqipërisë Sali Berisha, si dhe përfaqësuesve nga jeta politike e akademike shqiptare, analistët e rrethanave e zhvillimeve politike vlerësojnë se ideja e bashkimit të shqiptarëve është me shekuj e vjetër, por që ka devijuar varësisht rrethanave dhe etapave të zhvillimeve historiko-politike.

Profesori Ismajl Hasani thotë se paraqitjet e kryeministrave Thaçi e Berisha, qofshin edhe me eufori, janë legjitime pasi që ata kanë folur për një projekt real që përbën një ëndërr shekullore të shqiptarëve.

Projekti për bashkimin kombëtar është projekt real. Është një ëndërr e shqiptarëve dhe reflektimi për bashkimin kombëtar i kryeministrave është vetëm shpërfaqje e ëndrrës legjitime të popullit shqiptar, përkatësisht gjithë atyre që projektin e bashkimit kombëtar e kanë ëndërr dhe synojnë ta bëjnë realitet në të ardhmen”, thotë Hasani.

Ndërkohë, drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda thotë se ëndrra e bashkimit në një shtet ishte vullnet i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Pas kësaj kohe, në Kosovë, sidomos, populli ishte bindur se zgjidhja më e mirë ishte pavarësia e Kosovës, thotë Deda, duke rikujtuar se kjo pavarësi nuk do të jetë e mjaftueshme nëse Kosovë nuk ia del që të legjitimojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe si alternativë sërish do të kthehej çështja e bashkimit me Shqipërinë.

Bashkimi real i shteteve shqiptare mund të ndodhë në dekadën e ardhshme vetëm nëse Kosova nuk arrin të bëhet pjesë e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare. Në qoftë se shteti i Kosovës nuk bëhet shtet me legjitimitet të plotë ndërkombëtar, atëherë në dekadën e ardhshme me siguri se do të vijë deri te një masivizim dhe platformë e përgjithshme politike për bashkim”, thekson Deda.

Bashkimi, problematikë më e gjerë

Bashkimi i shqiptarëve në një shtet, paraqet një problematikë shumë më të gjerë, pasi që ata përveç Shqipërisë e Kosovës, jetojnë në katër shtete tjera të Ballkanit.

Por, ajo që fokusohen bashkëbiseduesit ka të bëjë me idenë e bashkimit të  Kosovës me Shqipërinë.

Kjo ide, sipas Ilir Dedës, do të vinte si rrjedhojë e dështimit të saj për t’u bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe mekanizmave e organizmave tjerë.

Dështimi i shtetësisë së Kosovës, në aspektin nëse ajo nuk bëhet pjesë e plotë e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare dhe për këtë nuk kemi shumë kohë, domethënë një deri në dy vite më së shumti, Kosova duhet ose të jetë pjesë e OKB-së ose të jetë afër anëtarësimit dhe me perspektivë të qartë të integrimit evropian”, vlerëson Deda.

Në anën tjetër, Ismajl Hasani thotë se krijimi i shtetit të Kosovës, nuk mund të shihet si pengesë për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për të jetuar në një shtet.

Shteti i dytë, thënë kushtimisht shqiptar në Ballkan (Kosova) nuk pengon në asnjë mënyrë realizimin e ëndrrës për të jetuar në koordinata evropiane shteti i ardhshëm i bashkuar – shteti shqiptar. Që do të thotë se ëndrra për bashkimin kombëtar mbase duhet të bëhet realitet për faktin se shqiptarët tanimë kanë edhe lidhje jo vetëm gjeografike, por edhe lidhje shumë të forta shpirtërore”, thotë Hasani.

Deklaratat e liderëve në Kosovë e Shqipëri i komentojnë edhe qytetarët që kishin dalë të festojnë në qendër të Prishtinës.

Mentor Zymberaj, aktor, thotë se festimet anekënd viseve ku jetojnë shqiptarët po tregojnë një dëshirë dhe vullnet të tyre për të jetuar të bashkuar.

Mendoj që është një qasje, e cila nuk do të doja të jetë vetëm improvizuese sa i përket datës si datë, po të jetë një qasje më e madhe mbarëkombëtare e jona, që ky bashkim kombëtar të mos jetë thjeshtë vetëm në ata kufijtë formal që ne po i kërkojmë, por të jetë një frymë e përbashkët artistike, kulturore, po edhe politike e ekonomike”, thotë Zymberaj.

Po ashtu, edhe një qytetar tjetër nga Prishtina, me emrin Albert Dërmaku, thotë se atmosfera e krijuar këto ditë po dërgon mesazhe të qarta, që sipas tij tani duhet t’i qojnë në vend liderët politik.

Tash iu mbetet politikanëve ta realizojnë ëndrrën e popullit. E dihet ëndrra e të parëve, babagjyshave tanë është bashkimi kombëtar. Por, nuk i kemi njerëzit e duhur në vendin e duhur. Duhen ndryshime, sepse teoria pa praktikë nuk shkon”, thotë ky qytetar me emrin Albert Dërmaku.

Ndryshe, ishte vet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili në akademinë e organizuar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë tha se shqiptarët më mirë do të jetonin në një shtet të vetëm në kuadër të Bashkimit Evropian. Deklarata të ngjashme ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
11.12.2012 22:21
Nese Bashkimi Europian ishte aq i vogel dhe humbes nga nje pakice serbe e Kosoves ne Mitrovicen e ndare .
Ku do te mer fuqin per te ndaluar nje popull dhe deshire te tij .
Vetem nese mendon te sillet si Miloshevici ndaj kerkeses se Shqiptareve.

Nga : zoja Prej : zvicerr
04.12.2012 18:00
po eshte vetem enderr e qdo shqiptari a jo realitet per mendimin tim ma mir dy shtete shqiptare per bashkim ende nuk jan pjekur kushtet do duhet koh per nji gje te till pika kryesore per deri sa nuk sundon rendi dhe ligji as ne shqiperi e as ne kosove e qe mjerishte eshte realitet ende jemi shum large.
Në përgjigje

Nga : Ali Margjeka Bari-ITALI Prej : Bujan -B.Curr
04.12.2012 22:25
Cdo enderr me kembngulie behete realitete dhe ky realitete me afere ne rrugene e drejte per nji bashkime rrethe flamurit ne nji trunge NUK KA QENE QE NJI 100 VJETE ka marre rrugene e vete Faliminderite me SHKRONJA TE MEDHA SH.B.A DHE TE gjithave ato vende qe njoften pamvarsine e KOSOVES SI NJI E DREJTE LEGJITIME ne tkene e saje

Nga : lumni Prej : gjermani
03.12.2012 18:47
ilir deda ......edhe lopt e dijn se shteti i kosoves u formu per ti perkdhel serbet e ruset
Se sa per ne ishim bashku menjeher ne nje shtet me Shqiperin

E mos ja fut ti kot

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
01.12.2012 05:22
HEEEJ,O JU BIJ E BIJA TE SHQIPES SHQIPTARE;DO TA PL-
OTESONI AMANETIN E SHQIPES LEGJENDARE; E KESAJ
SHQIPJE QE CDO PELLEMBE TE TROJEVE DHE TERITORE-
VE QE NGA TUNA E DERI TEK DETI JON E DETI ADRIATIN
JANE TE ULURA ME GJAK;SHI,FUSHEGJAKEN-FLAMURIT
MBI 600 VJECARE ME SHKABEN E ZEZE NE MES;ME SHKA-
BEN DYKRENARE E LEGJENDARE;KJO MBRETRESHE MIT-IKE DHE KRESHNIKE;MBI MAJAT E BJESHKEVE ME TE LAR-
TA DHE ME TE ARTA; DUKE SHKELYER DERI TEK KALTERIA
ME E LARTA DILLORE; ME PLOTE RREZE DIELLI;ME PLOTE GJALLERI PRILLI; DUKE RINGJALLUR KETE TOKE T'GJALL-
ERUAR;E DUKE RIZGJUAR KETE LOKE TE BEKUAR; ME TE GJTHA VOTRAT; ME TE GJTHA KODRAT;NDIE,QE PO RRAH KEMBONA; QE PO JEHOJNE TROJET TONA; QE PO VALON
FLAMURI KRYELEGJENDES MBARE SHQIPTARE;QE NGA I
MADHI SKENDEBEU; QE TRIUMFOI TRUMFI I KETI DHEU;
DHEU YNE I ME TE PAREVE; DHEU I YNE I SHQIPTAREVE;
QE VAZHDOI DHE FITOI E QENDROI EDHE TRIUMFOI PRAP
ME KRYELEGJENDEN E ADEM JASHARIT;KRYEGJENDEN E
RADHES PREJ SHQIPTARIT;QE NA U FLIJUA LARTE NE ALLTARIN E LIRISE;NE ALLTARIN E DEMOKRACISE; PER LIRI;PAVARESI DHE DEMOKRACI MBARE KOMBTARE
E MBARE NJREZORE;TRIUMFOI KY TRUMF SHEKULLOR
KETI POPULLI E KOMBI NDER ME I VUAJTURI;ME I STER-VUAJTURI; ME I CIVLIZUARI; E ME I MERITUAR;QE TE I
REALIZOJE ENDERRAT SHEKULLORE; MU N'KETE DEMO-KRACI BOTERORE;PER NJE UNION MBARE SHQIPTARE NE VATRAT E VETA QE ISH ZOT ME MILENIUME SHKULLORE
NGA PELLAZGO-ILIRO-ARBERORE!!.ZBARDHU,ZBARDHU
DITE E BARDHE;SE SOT KOHA NA KA ARDHE;PER NJE UNION MBARE SHQIPTARE;TRIUMFOI ENDERRA LEGJEN-DARE!!. TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA
IDEALE NE USA.