E enjte, prill 24, 2014 Kosova 20:42

Aktuale

Lirimi i Ramush Haradinajt zemëron Beogradin

Protestë në Beograd...
Protestë në Beograd...
Madhësia e shkronjave - +
Beogradi zyrtar ka reaguar fuqishëm ndaj lirimit të ish kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe dy ish luftëtarëve tjerë të UÇK-së, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Kabineti i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vendimi i Tribunalit të Hagës, për ta liruar Haradinajn, “nuk është i bazuar në të drejtën dhe drejtësinë” dhe kjo i vështirëson përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon.

Tomislav NikolliqTomislav Nikolliq
x
Tomislav Nikolliq
Tomislav Nikolliq
“Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush”, thuhet në kumtesë, për të shtuar se “vendimet e këtilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i anulojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e raporteve të Beogradit me Prishtinën, dhe e rrisin euroskepticizmin në popullin e Serbisë”.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se lirimi i Ramush Haradinajt ka qenë i pritur dhe është i fundit në një serë vendimesh politike dhe jo juridike të Tribunalit.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se do të vazhdojë bisedimet me Prishtinën, meqë kjo është në interes të Serbisë.

“Eshtë në interes të Serbisë vazhdimi i dialogut dhe i eurointegrimeve”, ka thënë Daçiq pas lajmit për lirimin e Haradinajt, duke shtuar se edhe ky gjykim, si ai i gjeneralëve kroatë, do të rëndojë procesin e pajtimit në rajon.

Natyrisht, e tëra që ka ndodhur kërcënon tërë procesin që është arritur deri tash, rasti i Gotovinës dhe ajo që ka ndodhur me Ditën e Flamurit Shqiptar, të gjitha ato rrëfime për bashkimin shqiptar- ne nuk do të duhej të shkonim në raundin e ardhshëm të bisedimeve. Do të duhej të prisnim deri në vitin 2014 për të vazhduar negociatat, por të shohim se çka është në interesin tonë. Unë jam njeri praktik”, tha Daçiq duke paralajmëruar pjesëmarrjen në raundin e ri të bisedimeve në dhjetor.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat “për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” Haradinajn, Brahimajn dhe Balajn.

Rasim LajiqRasim Lajiq
x
Rasim Lajiq
Rasim Lajiq
Ky vendim, sipas Rasim Lajiqit, kryetari i Këshillit Kombëtar për Bbashkëpunim me Tribunalin e Hagës e ka dëmtuar edhe më tej besueshmërinë e Tribunalit.

“Ne asnjëherë nuk kemi qenë më larg procesit të ripajtimit dhe përballjes me ngjarjet në ish Jugosllavi, sesa pas këtyre dy verdikteve(të Haradinajt dhe të lirimit të gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markaç). Ky proces ka qenë i rëndësishëm, por tash është evidente se publiku në Serbia do ta shohë Tribunalin e Hagës si një gjykatë politike dhe jo një institucion legal”, është shprehur Lajiq.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësis

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj qenë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.

Natasha KandiqNatasha Kandiq
x
Natasha Kandiq
Natasha Kandiq
Ndërkaq, drejtoresha e Fondit Për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se lirimi ka qenë i pritur, meqë gjykimi është përsëritur vetëm në gjashtë pika, por, siç thekson ajo, “nuk do të thotë se nuk ka pasur krime”.

“Kjo nënkupton se 12 vrasje, shtatë torturime dhe një dhumin, që janë përfshirë në aktakuzën e prokurorit, nuk janë vërtetuar. Por, ekzistojnë konkludime të forta të gjykatës se krimet kanë ndodhur, me të cilën dërgohet porosia që me to të procedojnë institucionet përgjegjëse në Kosovë”, ka potencuar Kandiq.

Reagime nga më të ndryshmet kanë lëshuar pothuajse të gjitha subjektet politike serbe në Serbi, disa nga të cilët ndër të tjera kanë kërkuar nga krerët shtetërore që të ndërprejnë bisedimet me Kosovën, që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

Albana Isufi

albana.isufi+gmail.com

Albana Isufi merret me gazetari nga viti 2001. Si korrespondente nga Prishtina për Radion Evropa e Lirë ka punuar nga janari i vitit 2004. Nga janari i vitit 2012 punon si gazetare/redaktore në programin për Kosovën të Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Ardiani Prej : Peje
30.11.2012 15:41
Njerin e drejt se humb zoti shqiptaret sikurse qe jane populli me i vjeter jane edhe populli me i drejt u muduan gjithe te na shkelin por kot nuk shkelet gjithmone i drejti se egziston zoti. falemderit shekulli i radhes do te jete i shqiptareve se mjaft vuajten nga barbarizmat serbe

Nga : Niko Prej : gjermani
30.11.2012 12:19
ISHALA JU LAN MET SIQ DOJN ME JU LAN ISHALA DILNI CULAK NEPER RUGE TE SHASHTRISUR NGA GJELOZIA SE JU INI MSUE ME JAU PI GJAKUN SHIPTARVE EDHE ME IDENUE ME NGA 20 VJET PER NJI KENGE,E NUK INI MSUE MENDIE PER SHIPTARET QI U LIRUEN TE PAFAJSHUM SE KREJT KTO JAN NGA ANA E JUAJ ME POLITIKEN E SERBISE DUKE IDENUARE SHIPTARET TE PAFAJSHUM, DAL NGA DAL SHIPTARET DO TE BASHKOHEN ATEHERE DO TE SHIFNI SE KUSH JAN SHIPTARET SE BOLL KINI LUE ME KOSOVE E ME SHIPTARET E MJERE SI NE KOSOVE ASHTU EDHE KOSOVEN JUGORE, POR TE GJITHA DO TI PAGUENI NJI DITE KTO BURGOSJE KTO DHUNIME ETJ,SE SHIPTARET NUK I HARROJN KTO KURR VEQ SA TE BASHKOHEMI E SA PER RAMUSHIN ISHALA TRANOHNI E PLASNI SIQ DOJNI ME PLASE SE VEQ SABER JU KA ARDH DITA GATI ME NGORDH SI PEHSHQIT PA UJE DO TE MBETNI NE PASHALLUKUN E BEOGRADIT EDHE NAJ DITE VEQ HALA SKA ARDH AJO DITE...