E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 06:47

Aktuale

Para sa vitesh u lansua Thrilleri?

Kopertina e albumit "Thriller"
Kopertina e albumit "Thriller"

Artikujt e ndërlidhur

Multimedia

RFE /RL
Është e vështirë të besohet, por kjo ditë e premte, shënon 30 vjetorin që nga lansimi i albumit “Thriller” të Michael Jacksonit.

Ky album përfshiu një audiencë ekstremisht të madhe, të gjitha moshat, racat dhe nacionalitetet – si rrallë ndonjë album, duke u bërë një nga albumet më të shitura i të gjitha kohërave.

Michael Jackson dhe producenti i tij Quincy Jones, incizuan albumin në mes të muajve prill dhe nëntor të vitit 1982.

Jones ishte 49 vjeçar në atë kohë, ndërsa Jackson mbushi 24 gjatë kohës së po incizohej albumi.

Thriller nuk tingëllon 30 vjeçar. Këngët si "Billie Jean" dhe "Wanna Be Startin' Somethin'," ende duken shumë këngë të freskëta në kujtesën e të gjithëve. (g.k.)


Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum