E martë, shtator 23, 2014 Kosova 06:17

Aktuale

Serbët djegin flamuj amerikanë e të BE-së

Protesta në Beograd
Protesta në Beograd
RFE /RL
Qindra nacionalistë serbë kanë grisur dhe djegur flamuj amerikanë, ata të Bashkimit Evropian dhe të Kosovës, si reagim ndaj lirimit si të pafajshëm nga Tribunali i Hagës i njërit nga ish-komandantët e  UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, njofton AP.

Ata akuzoheshin për vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Pjesëtarët e Partisë Radikale të Serbisë, në një protestë të mbajtur të premten në Beograd, gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe të presidentit të Serbisë, për shkak të mbështetjes së tyre për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Zyrtari i partisë, Nemanja Saroviq, tha se Serbia duhet të kthehet kah drejtimi i duhur:
Rusia, Amerika Latine dhe “miqtë tjerë tradicionalë”.

Shumë njerëz në Serbi janë të zemëruar se Tribunali i Hagës liroi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjykata së fundi ka liruar edhe dy gjeneralë kroatë, që ishin dënuar për krime kundër serbëve.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum