E enjte, dhjetor 18, 2014 Kosova 21:58

Bota

SHBA-ja dënon planet e Izraelit për vendbanime të reja hebraike

Palestinë
Palestinë
RFE /RL
 
Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si “kundër-produktiv” planin e Izraelit për të ndërtuar mijëra vendbanime të tjera hebraike në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillay Clinton, ka thënë se ky plan shënon hapa prapa në negociatat e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Clinton i ka bërë këto komente në një ngjarje në Uashington, e cila është ndjekur edhe nga zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë: ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Izraeli ka bërë të ditur se do të ndërtojë 3,000 shtëpi të reja në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Njoftimi ka ardhur pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të enjten për të njohur Palestinën si shtet jo-anëtar të OKB-së.

Palestinezët duan që shteti i ardhshëm palestinez të përfshijë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë qenë në mesin e nëntë vendeve që kanë votuar kundër rezolutës në Asamblenë së Përgjithshme.

Me votimin, analistët thonë se OKB-ja ka njohur në mënyrë implicite pretendimin e palestinezëve për shtetin, që do të përfshinte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara thonë se vendimet e tilla duhet të merren vetëm me negociata të drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Bisedime substanciale midis dy vendeve nuk ka pasur për dy vjet.

Duke folur në Qendrën Saban për Politikën e Lindjes së Mesme, Clinton u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve “që të shohin rrugën përpara dhe mënyrat për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore”.

Pos që ka kritikuar Izraelin për planet e reja ndërtimore, Clinton ka fajësuar edhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, për kërkesën që ka paraqitur para OKB-së.

“Liderët palestinezë duhet të pyesin veten se çfarë mund t’i sjellë popullit të tyre veprimi i njëanshëm. Presidenti Abbas ka bërë një hap në drejtim të gabuar këtë javë”, ka thënë Clinton.

Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar Abbasin si një partner të besueshëm për paqe, krahasuar me Lëvizjen Islamike të Hamasit, e cila sundon Rripin e Gazës dhe bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Clinton, po ashtu, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë gjithçka të mundur për të arritur marrëveshje me palestinezët.

“Besoj me gjithë zemër. Edhe nëse nuk mund të arrihet marrëveshje e plotë, e cila do t’i zgjidhte të gjitha këto çështje të vështira, është në interesin e Izraelit të bëjë përpjekje”, ka theksuar Clinton.

I dërguari palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, ka thënë se planet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja hebraike në Bregun Perëndimor janë “provokim”.

Ai ka folur pas një tabele të re të OKB-së, ku shkruante “Shteti i Palestinës”.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : kaqaniku
03.12.2012 21:34
jobesimtart jan miqt e njeri tjetrit,ndersa muslimant jan vllezerit e njeri tjetrit

Nga : Liraku
03.12.2012 16:25
Ju lutem, znj.Klinton, qe te mos vendosni per Izraelin nese do te ndertoje shtepi apo jo. Valle ku e marrim ne guximin te vendosim per Izraelin nese do te ndertoje shtepi apo jo? Problemi i arabeve ("palestinezeve") eshte nje uri per toke, dhe per shuarjen e Izraelit.
I beje thirrje kujdo qe te mos e njohin "shtetin e Palestines", dhe e lavderoj Ameriken qe nuk e ka votuar ne OKB nje gje te tille.