E premte, tetor 24, 2014 Kosova 15:29

Aktuale

Përse u publikuan përgjimet në YouTube?

Ilustrim
Ilustrim
Disa ditë pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera në Kosovë, mbetet e paqartë se kush dhe përse i plasoi këto biseda në YouTube.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në vend ka konfirmuar tashmë vërtetësinë e këtyre bisedave, por përfaqësuesit e EULEX-it nuk komentuan nëse kanë nisur hetimet për të parë se si dolën në publik ato.

“Ne nuk komentojmë nëse ke hetime apo jo. Edhe po të kishte hetime, ne nuk do komentonim”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e misionit Bardha Azari.

Për të kundërtën raporton agjencia lajmeve "Associated Press".

Kjo agjenci citon burime anonime në EULEX të kenë thënë se përgjimet mund të jenë publikuar nga avokatët mbrojtës në një rast që ka të bëjë me përvetësimin e mbi dy milionë eurove në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit ndërmjet viteve 2008-2012.

Për përfshirje në aferat korruptive dhe krim të organizuar në këtë ministri akuzohet kreu i atëhershëm i këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe gjashtë persona të tjerë.

Duke folur për bisedat e përgjuara, Avni Zogiani, udhëheqës i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vuri dyshime në hetimet e EULEX-it për krim të organizuar dhe korrupsion duke thënë se qëllimi i misionit është kontrollimi i klasës politike të vendit.
EULEX-i e ka definuar gjithë këtë luftë me rastin Limaj dhe s’ka asgjë tjetër të flasë përveç rastit Limaj.

“Të gjithë këta politikanë janë shndërruar në multi-milionerë para hundëve të EULEX-it. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, nuk e ka pasur as nuk e ka për qëllim ta luftojë korrupsionin e krimin e organizuar. EULEX-i e ka definuar gjithë këtë luftë me rastin Limaj dhe s’ka asgjë tjetër të flasë përveç rastit Limaj. Nuk është qëllimi i luftimit të korrupsionit politik, e as të krimit të organizuar. Qëllimi është të kontrollohen këta (politikanët)”, tha Zogiani.

Bisedat telefonike të plasuara në YouTube, përfshijnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministren për Integrime, Vlora Çitaku, kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci dhe një anëtar tjetër të PDK-së, Kadri Veseli.

Qeveria e Kosovës kishte dënuar ashpër publikimin e përgjimeve, sipas saj, të fabrikuara duke thënë se ato janë bërë “me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private”.

Sociologu Fadil Maloku, tha se bisedat vënë në pah se demokracia kosovare është ende në “fazën e improvizimit” dhe se qeveritarët aktualë pushtetin e perceptojnë si “monopol të përjetshëm ku ata janë të pazëvendësueshëm”.

Skandali është për mendimin tim kulm i papërgjegjësisë, jotransparencës dhe, pa dyshim, mosllogaridhënies ndaj publikut e qytetarëve të cilët janë të hutuar”, theksoi Maloku.


Qytetarët kërkojnë hetim 

Qytetarët, ndërkohë, i quajnë të turpshme bisedat e publikuara, ndërsa thonë se duhet kërkuar falje atyre që, sipas tyre, fyhen nga politikanët.

“Mendoj se nuk u ka hije qeveritarëve tonë të flasin në atë mënyrë. Mendoj që ato (bisedat) janë shumë të dëmshme dhe duhet të kërkohet falje. Besoj se, edhe pse ato përgjime kanë qenë biseda personale dhe private të qeveritarëve, prapë se prapë ata duhet të kërkojnë falje para publikut dhe atyre që i kanë ofenduar”, u shpreh Arbnor Dragaj.

Nuredin Ibrahimi, ndërkaq, tha se në kushte normale zyrtarët e përfshirë në këtë çështje do të duhej të jepnin dorëheqje.

“Niveli i komunikimit dhe fjalët që i kanë folur ata janë shumë banale. Për disa njerëz që udhëheqin shtetin-turp është. Po të ishin në rregull, si në perëndim, ata do të duhej të jepnin dorëheqje”, u shpreh ai.

Faton Guta theksoi rëndësinë për një hetim të mirëfilltë rreth publikimit të bisedave të përgjuara, qëllimit të tyre, por edhe për çështjet, për të cilat flitet gjatë bisedave.

“Mendoj se duhet të shikohet se a ka pasur të drejtë edhe vetë EULEX-i të bëjë përgjime të tilla; të shikohen të gjitha gjërat. Të bëhen hetimet edhe për postimet, por edhe për ata që i kanë biseduar ato gjëra”, tha ai.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Qamil Prej : Kosove
05.12.2012 16:32
Kurgja e jashtzakonshme nuk ka ndodh edhe po mos tishin punbliku ne e dim qe te gjithe Shqiptaret fjalorin e kemi pis e edhe kta te apostrofumit jane mentalitet i yni.
Ndersa Jakupi qe po ban sikur eshte Melaqe edhe ai shani biles edhe ma fort

Nga : hasani Prej : zvicerr
05.12.2012 14:31
Duhet shperblyer ate qe i publikoi kta e mos te vje keq o hashimovic se edhe ti je njeri si gjith tjeret ti vet thojshe as kush mbi ligjin e qka po don tash.

Nga : mirja Prej : cyrich
02.12.2012 23:32
don me i fune sherr mes veti shqiptaret,mos bini ne gracka te dallaveqjive po bashkohuni ma shum

Nga : Abedini Prej : Itali
02.12.2012 13:58
Për kësi skandale përpara në maje të gjuhës gjithnjë i kemi fajësua Serbët e Rusët se ata po na montojnë kësi skandale. Se ne nuk i bëjmë vendit kësi veprimesh “ jemi të zgjedhurit ma të denjë të popullit “ për kanë luftua këta trima e patriot që i thojini vetit se janë Shqiptar ?

Nga : Bajram Curri Prej : Suedi
02.12.2012 12:28
JO! JO! z. Maloku ! Ky skandal, apo më mirë me thënë, kjo aferë nuk është kulmi i papërgjegjësisë dhe jotransparencës; por Unë mendoj, së ky skandal (siq e quani Ju) është kulmi i amoralitetit dhe i pafytyrësisë së këtyre njerëzve("qeveritarëve"), të cilët e treguanë edukatën e tyre morale, apo më mirë me thënë jodukatën e tyre.

Nga : haliti Prej : gjermani
02.12.2012 10:04
kosova po mbahet nga njerzt e rrugve ponuk duhet te merini per te madhe se aj nuk ka tjetrer fjalor veq at se si foli ne telefonat e ku te presim ne nga aj
diq

Nga : burimi Prej : amerik
02.12.2012 06:55
turp ju koft po qysh sju vjen marre qfar boni ju ju doni me dal ma te zi si ata qe jetojn ne serbi.o popull hapni syt e mos votoni mo per keta

Nga : Zhapin Karkaleci (Shtutga Prej : Shtutgart
01.12.2012 20:50
Na vjen keq per zhdavaritjet e gabimeve tuaja,por ç'ti besh,genjeshtra,tradheria,i kane rrenjet e cekta mbi tokesore.Ju zoterinj ,keni aresye te beni tallje dhe qeshni me levizjet here te njerit her te tjetrit.Sa jane keto te justifikueshme e sidomos pergjimet qe po i beni ?Me kesi procedimesh mirreshin qe me shekuj te tere spiujt e ndryshem ,te cilet gjithemon kan rrenuar idete,veprimet dhe karakteristikat tjera ne favopr te njerezimit.Mos shegaremi me fukarenj,Ju te qeverise aktuale ,ndonese e keni lehte si dhe ju shkon per shtati,sepse aspirat tueja i keni plotesuar,sarmahalli per shtresat e varfera te popullates.Nuk deshiroj me te shkruaj gjeresa te degjojme pergjegjen tuaj.

Nga : Loki Prej : Austri
01.12.2012 19:54
shyqyr si nuk jam tuj jetu ne ks, nashta gjithkun bajn qeshtu po pak si ma msheft i majn e kta per fuuuuuuuuuuuuusheeeeeeeee o daje

Nga : Lenka Prej : Zvicer
01.12.2012 19:49
O i lumtë atij ose asaj që i ka publikuar Videot!!!
Në përgjigje

Nga : Miradia e Kosoves Prej : KOSOV
03.12.2012 12:34
Turpi I K O S O V E S jazik ju koft e halla i koht kush e ka ba ket inqizim hallallllllll