E premte, prill 18, 2014 Kosova 12:36

Aktuale

EULEX-i, nga janari, me shef të ri

EULEX
EULEX
Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, raportojnë mediat në Prishtinë.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Ai, po ashtu, ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007.

Ndryshe, EULEX-i është vendosur në Kosovë qysh në vitin 2008. Në shkurt të këtij viti, mandati i tij është zgjatur deri më 2014.

Misioni përbëhet nga personeli policor dhe gjyqësor. Madhësia e tij bën të kuptojë se Kosova është strehë e numrit më të madh të nëpunësve civilë të Bashkimit Evropian jashtë Brukselit.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovarja Prej : Prishtina
02.12.2012 18:11
Shpresat tek ky i kemi, shpresoim se do ta zhduk hajnijen!

Nga : Skenderi Prej : Prishtine
02.12.2012 16:01
Kuku per qeveritaret tane.Tash ju duhet ta blejne edhe kete shef te Euleksit.
Do ti hargjojn te gjitha parate e vjedhura duke dhen ryshfet per mos mu burgose.A nuk po ka tjeter pune Europa a.

Nga : ferid Prej : hannover
02.12.2012 14:57
Me vjen mire qe vika gjermani ne krye te Euleksit se ndoshta e bjen rendin e dhe ligjin ne Kosove sikur ne Gjermani .Shpresoj se do te funksionoj .

Nga : sela Prej : france
02.12.2012 13:39
ky tash paska mi rras krejt burg se vetum gjermant nuk korruptohen leht

Nga : TNT Prej : GJERMANI
02.12.2012 13:31
E MARR ME KNAQESI KET LAJM SE DEMARNAK HIQ FORT BURR I MIR SO KAN
DHASHT ZOTI QE EDHE POLITIKA KOSOVARE TE NDRYSHOJ E TE SHFRYTEZOHEN SHANSET.