Ndërlidhjet

Protestat në Egjipt shtyjnë seancën


Egjipt
Egjipt
Gjykata më e lartë e Egjiptit shtyu të dielën seancën, gjatë së cilës parashihej që ajo ta shqyrtonte ligjshmërinë e panelit që ka hartuar Kushtetutën e re të shtetit.

Një zëdhënës i gjykatës tha se seanca është shtyrë për shkaqe administrative, por një avokat që deshi të mbetet anonim, i tha agjencisë së lajmeve AP, se vendimi është marrë për shkak se gjykatësit ndiheshin të pasigurt në prani të mijëra protestuesve që po qëndronin jashtë ndërtesës së gjykatës.

Nuk është caktuar, ndërkaq, asnjë datë për seancën e radhës.

Më herët, presidenti Muhammad Morsi, kishte vendosur që më 15 dhjetor të mbahet një referendum mbi draft-kushtetutën.

Kërkesa e Morsit u bë në kohën kur kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit zgjeruan protestat konkurruese të dielën.

Më shumë se 100 mijë mbështetës islamistë të Morsit dolën në rrugët e Kajros dhe qytete të tjera, derisa kundërshtarët e tij vazhduan protestën e tyre në Sheshin Tahrir të kryeqytetit egjiptian.

“Amne
Kajro...
Kajro...
sty International” ka kritikuar draft-kushtetutën, sidomos pjesën që flet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke thënë se ajo “injoron të drejtat e grave, kufizon lirinë e shprehjes në emër të fesë dhe lejon gjykimin ushtarak të civilëve”.

Draft-kushtetuta qe miratuar në mënyrë të përshpejtuar nga Asambleja për shkak të trazirave që pasuan dekretin e vetëshpallur nga Morsi, me të cilin ai ia zgjeroi vetes kompetencat duke sfiduar gjykatat në shumë sfera.

Dekreti i Morsit parandalon gjykatën e lartë të ndërmarrë çfarëdo aksioni kundër legjislaturës së tij.

Pasi kishte marrë një kopje të draft-kushtetutës, Morsi pati premtuar se do të zhvillojë një dialog me kundërshtarët për ta lëvizur vendin përtej, siç e kishte quajtur ai, “periudhës transitore”.

Ai tha se plani i tij kërkon që kompetencat e tij të reja të hyjnë në fuqi pas miratimit të kushtetutës.

“Përsëris thirrjen për të hapur një dialog kombëtar mbi shqetësimet e kombit që, sinqerisht, t’i japim fund periudhës transitore sa më parë që të jetë e mundur në mënyrë që të garantohet siguria e demokracisë sonë të re”, ka thënë Morsi.


Reagimet e protestuesve

Turmat e mbështetësve të opozitës në Sheshin Tahrir reaguan ashpër ndaj paralajmërimit të Morsit duke shpërfaqur, në këtë mënyrë, ndarjen e thellë në shoqërinë e shtetit 83 milionë banorësh.

Protestuesi Emad Fikry, akuzoi presidentin se po punon në drejtim të realizimit të interesave të Vëllazërisë Myslimane-një organizatë së cilës i përkiste Morsi para zgjedhjes president.

“Ju keni tradhtuar popullin, Sheshin Tahrir dhe të gjitha revolucionet. Ju keni vjedhur fuqinë për t’i realizuar qëllimet e Vëllazërisë Myslimane dhe asgjë më shumë-asnjë realizim për tërë egjiptianët. Ne nuk ju njohim si president tani”, tha ai.

Protestuesi tjetër, Atiya Suleiman, tha se draft-kushtetuta nuk është në shërbim të interesave të egjiptianëve.

“Kushtetuta që është bërë është e papërmbushur; është një kushtetutë politike për një grup të caktuar-nuk është në përputhje me interesin e përgjithshëm. Kjo kushtetutë nuk është asgjë tjetër përveçse është një kushtetutë politike - nga e cila nuk përfitojnë njerëzit”, u shpreh ai.

Në deklaratën për media, “Amnesty International” tha se dokumenti “do të jetë një zhgënjim i madh për shumë egjiptianë që kishin dalë në rrugë” për ta dëbuar nga posti ish-presidentin e vendit, Hosni Mubarak, në fillim të vitit 2011.

“Amnesty International” vlerësoi se draft-kushtetuta dështon të sigurojë epërsinë e ligjit ndërkombëtar mbi atë kombëtar, duke ngritur shqetësime mbi përkushtimin e Egjiptit në përmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Organizata tha se “procesi i hartimit të kushtetutës ndikuar për të keq që nga fillimi”, ndërsa është bërë dukshëm jo përfaqësues kur partitë opozitare dhe kristianët kanë bojkotuar Asamblenë.

Organizata vlerësoi se Asambleja po dominohet gjithnjë e më shumë nga partitë që ndërlidhen me Vëllazërinë Myslimane.(e.p)
XS
SM
MD
LG