E enjte, prill 24, 2014 Kosova 20:44

Bota

A do ketë ITU qeverisje mbi internetin?

Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Debatet mbi qeverisjen globale të internetit pritet të dominojnë një konferencë 12-ditore të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), që fillon sot në Dubai.

Sekretari i Përgjithshëm i ITU-së, Hamadoun Toure tha se konferenca ka për qëllim që të ripërtërijë një traktat detyrues global, se si kompanitë e telekomunikimit ndërveprojnë përtej kufijve.
 
Hamadoun ToureHamadoun Toure
x
Hamadoun Toure
Hamadoun Toure
Bota e ka shansin që të na vendosë në rrugën drejt shoqërisë globale të dijes. Mbi një mijë e 500 delegatë nga tërë bota-përfshirë përfaqësues të qeverive kombëtare, ekspertë të industrisë dhe avokatë të shoqërisë civile,  takohen në Qendrën Tregtare Botërore të Dubait për të diskutuar vendosjen e rregullave të reja të telekomunikimit”, u shpreh Toure.

Disa vende duan të kufizojnë pushtetin e ICANN, kompanisë amerikane të licencuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë për të koordinuar aspektet teknike të internetit si sistemin e emrave të domenëve (Domain Name System) dhe të adresave të protokollit të internetit(Internet Protocol addresses).

Këto shtete pritet që ta shtyjnë ITU-në, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara që koordinon sistemet telefonike të botës, që të marrë përsipër qeverisjen e internetit.

Këtu hyjnë qeveritë që duan të tatimojnë kompanitë si Google, për transmetimin e të dhënave në territoret e tyre, si dhe regjimet autoritare që duan më shumë kontroll mbi internetin.

Projekt-propozimet ruse, që kanë rrjedhur në media, bëjnë thirrje për të drejtën sovrane “në rregullimin e segmentit kombëtar të internetit”

Projekt-propozimi i 17 shteteve arabe bën thirrje për ndryshime teknike, që mund të rrezikojnë anonimitetin e disidentëve politikë.

Në anën tjetër të debatit gjenden Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, si dhe kompanitë si Google, që kundërshtojnë kufizime të reja në internet.

Toure hedh poshtë kritikat që thonë se roli historik i ITU-s për të koordinuar sistemet telefonike botërore nuk e kualifikon atë për të qeverisur internetin.

Alan Woodward, një profesor i sigurisë kibernetike në Universitetin Surrey, thotë se debati është thelbësor për mirëmbajtjen e një interneti të lidhur globalisht.

Me qeverisje, nuk nënkuptojmë vendosjen e ligjeve. Ka të bëjë me atë se kush i vendos standardet- kush vendos për gjërat si adresa dhe emërtimi i konventave. Disa nga to mund të mos duken të rëndësishme. Por, njëra nga aryset që interneti funksionon në baza globale është se ekziston vetëm një grup aktualisht, që i bën të gjitha këto- ICANN. Po që se këto përgjegjësi ndahen në shtete të ndryshme, do të përfundojmë me nje internet të fragmentizuar”, shprehet Woodward.

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Shefi për promocion të internetit në Google Vint Cerf, ish kryesues i ICANN dhe ish zëvendëspresident i kompanisë Google, tërheq vërejtjen se rregulloret ndërkombëtare të telekomunikimit mund të ndryshohen në Dubai, ashtu që do të ndikojnë direkt në mënyrën se si funksionon dhe zhvillohet interneti.

Interneti, në shumë forma është duke u sulmuar. Shumë shtete e shohin atë si kërcënim, veçanërisht ato shtete që shqetësohen nga liria e shprehjes. Mbi 40 shtete në botë tash censurojnë disa aspekte të internetit”, shprehet Cerf.

Ai thotë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, dhe anëtarët e saj duhet të kenë qasje në aktivitetet në konferencën e Dubait. Ai bën thirrje për debate te “hapura dhe transparente”.

Avokatët për lirinë e internetit thonë se frikësohen se debatet do të jenë të mbyllura për të gjithë, përveç përfaqësuesve të qeverive dhe ITU thjesht do prezantojë përfundimet e konferencës, pa i futur sugjerimet e sektorit privat, të ekspertëve teknikë apo shoqërisë civile.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum