E enjte, tetor 30, 2014 Kosova 19:55

Aktuale

Shqipëri: Projektligj për pajisje me shtetësi shqiptare

Shqipëri...
Shqipëri...
RFE /RL
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, do të bëjë gati projektligjin "për pajisjen me shtetësinë shqiptare pa kushte", të të gjithë shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Siç tha kryeministri shqiptar, Sali Berisha, "ky ligj do të parashikojë një standard ndryshe për Kosovën për shkak të konsolidimit të këtij shteti, por edhe për faktin se pas këtij ligji nuk fshihet asnjë interes për ndryshim kufijsh".

Hollësitë e projektligjit nuk janë bërë publike ende dhe puna rreth tij pritet të nis së shpejti, njofton korrespondentja jonë në Tiranë.

Kryeministri tha se ligji nuk ka asnjë interes elektoral, ndaj dhe njoftoi se ai do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të pergjithshme të vitit 2013.

Berisha kërkoi mirëkuptimin e opozitës për miratimin në parlament të këtij ligji.

Kjo vendimarrje, siç tha kryeministri, "ndodh në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe i  shërben çlirimit të rajonit nga albanofobia që s’mund të ndodhë ndryshe, veçse prej bashkimit te shqiptareve".

Këtë deklaratë kryeministri e bëri nga Vlora, ku drejtoi mbledhjen e qeverisë në një datë që përkon me mbledhjen e parë të qeverisë së Ismail Qemalit, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.(a.v.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Vlora Kanina Prej : Kanine
05.12.2012 12:17
... e ka per fushate te zgjedhjeve ... Nga ana tjeter cdo te fitoj ai qe ka pasaporte te Shqiperise? Ai do te vazhdoje te jetoje ne Lugine apo Mal te Zi, apo ne Maqedoni si edhe tani. Do te kete mbrojtje nga Shteti Shqiptar? As mos tu shkjoje ne mendje se ai shteti as ka mbrojtur e as i mbron amigrantet shqiptare te shqiperise qe jane neper rruget e Evropes e te Botes. Apo do te leshoni shtepite dhe katandine dhe do te shkoni ne Shqiperi te jetoni? E kjo eshte ne leverdi te serbeve, maqedonsve. Kete do Saliu, miku i ngishte i Fazllicit.

Nga : mehmet Prej : peja
04.12.2012 20:25
une mendoj se kjo do te ndodh nese jo tani ne 2013 duhet te ndodh gjithsesi me te therat jemi lidhur me shqiperine por edhe me nenshtetesi shum shpejt te lumte Sali Berisha

Nga : vlora kanina Prej : Kanine
04.12.2012 16:34
Mjafton deklarata e Salis paska se kur do te hyje ligji ne fuqi qe te kete influence ne zgjedhje. Po do te jemi te sigurte qe salia s'do te mund ta beje kete ligj pasi s'do ja lejoje Evropa. Eshte e njejte ajo qe kane dashur te bejne hungarezet e vojvodinasit.