E martë, nëntor 25, 2014 Kosova 21:42

Kronika

Haradinaj do zhvillojë bisedime për postin e kryeministrit

Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte në javën e kaluar, Ramush Haradinaj, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se pret që të bëhet kryeministër, veprim ky që sipas agjencisë, ka të ngjarë që ta zemërojë Serbinë, në kohën kur Bashkimi Evropian po i shtyen dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet.

Haradinaj, që ka shërbyer shkurt si kryeministër, në vitin 2005, i tha Reutersit, se brenda disa ditëve do të nisë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia opozitare që ai e drejton, t’i bashkohet qeverisë.

Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, janë liruar si të pafajshëm nga akuzat për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës, që sipas agjencisë ka shkaktuar zemërimin e Beogradit.

Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës, i ka konfirmuar Reutersit se partia është duke e shqyrtuar një “partneritet” me Haradinajn për të mbështetur shumicën e lëkundshme të parlamentit.

Reuters shkruan për spekulimet e dendura në mediat e Kosovës, se Thaçi do ta braktisë postin e kryeminstrit në këmbim të atij të presidentit, një post që më shumë është ceremonial, por që do t’ia bënte atij të mundur konsolidimin dhe marrjen e mbështetjes.

Qëllimi im është që të marrë përgjegjësi primare për vendin, të marrë përgjegjësi qeverisjeje dhe mundësi për të punuar në ndryshimin e situatës në vend”, ka thënë Haradinaj.

Agjencia shkruan se zgjedhjet nuk do mbahen deri në fund të 2014-ës, por sipas anlistëve nuk është e qartë nëse koalicioni mund të mbijetojë deri atëherë.

Duke komentuar bisedimet mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, Reuters shkruan se zëvendësimi eventual i Thaçit nga ana e Hardinajt në tryezën e bisedimeve, mund ta largojë Daçiqin nga bërja e koncesioneve.

Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta takojë Daçiqin, ish zëdhënësin gjuhë-mprehtë të Miosheviqit, gjatë kohës së rënies së përgjakshme të Jugosllavisë dhe ndërhyrjes brutale në Kosovë, gjatë së cilës u dëbuan një milionë shqiptarë.

E marr përgjegjësinë për ta qeverisur vendin”, ka thënë Haradinaj.

Që nga ajo ditë, unë marr edhe të gjitha përgjegësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv”, ka thënë ai.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Nje nga populli Prej : Prishtin
05.12.2012 11:42
O s'ka kurgja as prej teje, per deri sa po bon hygjym per pushtet.
Per deri sa ,pika e par punt e shpis nuk jeni ne gjendje me i kry,ajo eshte sistemi korekt te sgjedhjeve.Po shitni patrijot me serb kot per interesa partijake.Po ti o zotni per shkak derejtesije vuajte ne Hag e tash po e perkra te pa drejtin,me te pushtetin e vidhur po don me nda. Po e ben veten ma te zi se ai,po besa ma zi se serbi se ai ka sundu ne menyr jo Demokratike,serbi po ai ishta serbi qe thojke e kemi qliru nga okupatort i saj Kosoven e nuk diti te i zhtryp popullit me qintra vjet.Edhe serbi thojke kem luftu per Kosoven,po historija na ka msu se kur populli shumic nuk asht vet per fatin e vet,gjithmon kan vendos Patrijotat e vet'quajtur me grupe te vogla interesi.Kur njeher nje Referendum nuk eshte ba me pyt popullin cka thot zani i dyre, e me i than Botes ja kush jemi na Shqiptaret,cka dojm ne Shqiptaret e Ballakanit ne trojet tona.
E keni nda popullin ne grupe interesi,po manipuloni me grupe te vogla 10,15 perqin e po thireni ne baz tyne ne emer te ter popullit te Kosoves e Shqiptarve ne perqethsi e po e shkelnii vullnetin e 80 perqinve te popullit Shqiptar,athu kesaj i thuhet Demokraci?....

Nga : Kungji i hashes Prej : Gjermani
05.12.2012 11:26
A nuk ka ma te mir se ky per kryeminister aa po qka na vyjn njerz pa shkoll ne krye te shtetit more . Por mir u ba se tashe kena vetem nje kryeminister DHE NJE SHTET TE SHQIPETAREVE ME NENSHTETESI SHQIPETARE ME NE KRYE SALI BERISHEN NUK KA MA DY KRYEMINISTRA VETEM NJE ME SALIHUN KETA TJERZ DO TI QESIM POSHT NEVE NA VYJN NJERZ ME FAKULTET E JO VETEM SE KA LUFTU E TASH ME BER QKA TE DOJN JO MORE JO KURR KSHTU NUK DO TE BAHET JO ME KETA GJAKEPIRESA TE POPLLIT:
Në përgjigje

Nga : baci Prej : london
05.12.2012 11:56
ka met pa pare ka hargju shum tashti duhet edhe ky me hi aty me ba naj pare ska sen pej ktynve respekt per luften qe eka ba per me udheq shtet skini shkoll