E premte, prill 18, 2014 Kosova 20:13

Ekonomi

BERZH me plan për Kosovën

BERZH
BERZH
Madhësia e shkronjave - +
Para anëtarësimit formal të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pritet të bëhet më 17 dhjetor, kjo bankë tashmë ka një plan para vetes për projektet, të cilat synon t’i financojë në Kosovë.

Përfaqësues të BERZH-it i thanë Radios Evropa e Lirë se janë duke i shikuar mundësitë për ta financuar Termocentralin “Kosova e re”.

Svitlana Pyrkalo, këshilltare për media në BERZH, tha se investimet në sektorin e energjisë janë prioritet kyç dhe se po punojnë që së bashku me institucione të tjera ta rrisin kapacitetin e Kosovës në gjenerimin e energjisë.

“Ne po i shikojmë mundësitë për ta financuar Termocentralin e ri ‘Kosova e Re’. Eficienca dhe siguria në fushën e energjetikës janë elemente kyçe në planifikimet tona për mbështetjen e Kosovës. Në fillim të vitit 2013, banka do të nisë një bashkëpunim me disa institucione financiare në Kosovë dhe me mbështetjen e BE-së. Kjo do të synojë të rrisë garën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë dhe të mbështesë arritjet e qëllimeve të vendit në reduktimin e konsumit të energjisë”, theksoi Pyrkalo, në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike.

Pyrkalo tha se që nga fillimi i vitit 2013 banka planifikon t’i bëjë të paktën deri në 8 investime në banka, në kompani mikrofinanciare dhe korporata.

“BERZH do të synojë të ngritë mbështetjen për Kosovën, me fokus në sektorin privat. BERZH po punon në drejtim të lansimit të një Fondi Zhvillimor për Infrastrukturën Komunale në 2013-ën që do të mbështesë projektet komunale në Kosovë. BERZH do të shqyrtojë mbështetjen e Fondit të Depozitave për Sigurime të Kosovës me një stand-by garancion që ka për qëllim ngritjen e besimit të njerëzve në sektorin bankar”, u shpreh ajo.

PTKPTK
x
PTK
PTK
Mësohet se një çështjeje tjetër e rëndësishme që BERZH do t’i japë mbështetje është edhe privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës.

Më 16 nëntor të këtij viti, Kosovës iu konfirmua se do të jetë anëtare e BERZH-it.

Menjëherë pas konfirmimit autoritetet e Kosovës kanë filluar përgatitjet për anëtarësim.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që nga rezervat shtetërore të ndaj mjetet e nevojshme për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kuota e anëtarësisë së Kosovës në BERZH është prej 1.05 milion euro.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, tha për Radion Evropa e Lirë se ende janë në proces të ratifikimit të projektligjit për anëtarësim të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ratifikimi i marrëveshjes, sipas Ibrës, do të bëhet më 13 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

Përveç këtyre përgatitje ligjore, Ibra tha se ende nuk kanë ndonjë projekt konkret që do të kërkojnë nga BERZH për financim.

“Aktualisht janë duke u identifikuar sektorët me më prioritet. Duhet papasur parasysh se aktualisht jemi duke pambyllur procedurat juridike të marrëveshjes në BERZH dhe kjo përmbyllje do të bëhet pas ratifikimit të projekti ligjit për anëtarësim në BERZH nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi Ibra.

BERZH është institucioni i tretë ndërkombëtar financiar, pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po anëtarësohet Kosova, e cila po has në vështirësi në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë për shkak të mosnjohjes nga OKB-ja.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ka 65 anëtarë (Kosova është e 66-ta), kurse 29 prej tyre ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Luljeta Krasniqi - Veseli

krasniqiveseli+gmail.com

Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum