E enjte, prill 24, 2014 Kosova 18:08

Aktuale

Shtetësia shqiptare bazohet në “kritere rigoroze ligjore”

Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Seksioni Konsullor i Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë ka lëshuar të enjten një kumtesë publike për qytetarët e Kosovës.

Kumtesa bën të ditur se marrja e shtetësisë shqiptare nga shtetas jo të Shqipërisë mbështetet në “kritere rigoroze ligjore” dhe mbi “bazën e kërkesës individuale”.

Sqarimi, sipas ambasadës, pason takimin e zyrtarëve të saj me përfaqësues të Lidhjes për Bashkim të Kosovës, të cilët kanë dorëzuar një listë me emra që duan të marrin nënshtetësinë shqiptare.

Ditë më parë, Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka thënë se do të bëjë gati projektligjin "për pajisjen me shtetësinë shqiptare pa kushte", të të gjithë shqiptarëve kudo ata jetojnë.

"Ky ligj do të parashikojë një standard ndryshe për Kosovën për shkak të konsolidimit të këtij shteti, por edhe për faktin se pas këtij ligji nuk fshihet asnjë interes për ndryshim kufijsh", pati deklaruar kryeministri Sali Berisha.

Nisur nga kjo, Ambasada e Shqipërisë rithekson se rishikimi i Ligjit mbi shtetësinë është një proces relativisht i gjatë, i cili duhet të kalojë procedurat e parapara në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke cituar kryeministrin Berisha, misioni diplomatik kujton se hyrja në fuqi e këtij ligji mund të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për të përsëritur gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Shqipërisë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në ekspertizë dhe legjislacion, për të përshpejtuar përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesën e kësaj ambasade.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon regjimin pa viza me vendet e BE-së. (v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : masurica Prej : masuric
06.12.2012 22:11
pse mor njerz e kritikoni berishen '?pse esht kombetar e etdhetar ,lidhi shqiperin me kosoven me rrugen e kombit.shkaterroj shqipetarizmin komunizmi ate e duan vetem tradhetart e armiqet e kombit!!!!
Në përgjigje

Nga : vëzhguesi Prej : Prishtinë
07.12.2012 11:11
...e pse pra han ... kur nuk ju përmbahet fjalëve?

Nga : Shqiptari
06.12.2012 21:41
Pse duhet te behet kjo ! Arsyheja e pare ! Ku eshte Interesi !
Keni ndegjuar ndonje here qe pa Interes,cilido qofte te te beje nje ndere ! Dhe kush Politikante tane ! Le te luftojne korrupsionin ! Le te Zbatojne Ligjet ! Le te ndimojne te varferit ! kudo qe jane ne Shqiperi apo ne Kosove ! Kjo eshte njesoje si dhurate e Nenshtetesise.Perradha e rradhes,ujkut dhe qenqint.

Nga : sami Kastrati Prej : Gjermani
06.12.2012 19:43
Kjo eshte nje propagande parazgjedhore Berishiane.Se ky individ,me qene ne pyetje serbt ju jep menjehere shtetesin shqiptare.Ndersa atyre nga Kosova dhe diaspora ju jep ,vjet shtetesine.Turpi i quajtur Sali Berisha dhe qeveria shqiptare.A e pate Torten si e shkarraviten
Në përgjigje

Nga : Ejup Gashi Prej : Gjermani
08.12.2012 11:55
Ndoshta frigohet Europa dhe ja hjek vizat per ne BE.Me nderime Ejupi

Nga : danny Prej : bordeaux
06.12.2012 19:26
Berisha e tha shume do fuqizohet vetem mbase zgjedhjeve te qershorit dhe nese e voton edhe opozita kaq

Nga : Eremira Prej : Prishtine
06.12.2012 16:11
Dicka po perzini edhe ju, jo njehere po, mandej jo, tash ndoshta...aiiii
Në përgjigje

Nga : kujtimi Prej : danimark
06.12.2012 22:09
vetem nese behet shqiperia e madhe athere po