E martë, tetor 21, 2014 Kosova 21:57

Aktuale

Haradinaj i konfirmon Thaçit synimin për postin e kryeministrit

Ramush Haradinaj (AAK)  dhe kryeministri Hashim Thaçi
Ramush Haradinaj (AAK) dhe kryeministri Hashim Thaçi
Takimi i shumëpritur ndërmjet kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përfunduar pa ndonjë mesazh të qartë për përafrimin e këtyre dy partive politikë në koalicion qeverisës.

Që prej së është liruar dhe shpallur i pafajshëm nga aktakuzat që e ngarkonin atë me krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës, Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar  si mundësi edhe përfshirjen në Qeveri, duke synuar marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës.

Të premten, ai u prit në selinë e PDK-së, pikërisht nga kryeministri Hashim Thaçi. Mirëpo pas takimit, Haradinaj, ndonëse nuk e ka fshehur se synon pozitën që aktualisht e mban Thaçi, ai ka thënë se në këtë takim nuk ishte diskutuar kjo çështje.

Kryeministri Hashim Thaçi priti në aeroportin e Prishtinës Ramush Haradinajn pas lirimit nga Haga.Kryeministri Hashim Thaçi priti në aeroportin e Prishtinës Ramush Haradinajn pas lirimit nga Haga.
x
Kryeministri Hashim Thaçi priti në aeroportin e Prishtinës Ramush Haradinajn pas lirimit nga Haga.
Kryeministri Hashim Thaçi priti në aeroportin e Prishtinës Ramush Haradinajn pas lirimit nga Haga.
“Kemi thënë në media deri më tani se ofrohemi me marr përgjegjësi, edhe përgjegjësi të para në qeverisje. Gjithashtu, marrja e përgjegjësive është një proces. Ne sot e kemi filluar me disa tema, e në të ardhmen mund të vazhdojmë me të ardhme tjera, pra kjo është e vërteta dhe nuk e kemi trajtuar temën për të cilën po flasim (koalicionit)”, është shprehur Haradinaj. 

Ndërsa çështjen e koalicionit e kishin lënë për diskutim e negociata për takimet e radhës, Thaçi e Haradinaj janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin për disa fusha të cilësuara të interesit në nivel të Kosovës.

Dialogu me Beogradin, reformat zgjedhore si dhe proceset integruese evropiane, janë veçuar si çështje të interesit të përbashkët të pozitës dhe opozitës.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka marrë përgjegjësi, duke pranuar postin e koordinatorit në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe shprehet e gatshme edhe për procese tjera.

Hashim ThaçiHashim Thaçi
x
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
“Jemi zotuar që të punojmë ngushtë bashkërisht për reformën zgjedhore, pastaj për një angazhim të përbashkët për perspektiven evropiane si qëllim, vlerë dhe vizion i përbashkët i politikës kosovare. Gjithashtu, kemi përkushtimin e përbashkët dhe të fuqishëm që të punojmë me përgjegjësi të plota në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Haradinaj, ka vazhduar serinë e takimeve të tij me kryetarët e partive politike edhe me një takim në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me liderin e saj Isa Mustafa.

Që nga kthimi nga Haga, Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me gjithë spektrin politik, duke shprehur qartë se ambiciet e tij janë që të merr nën drejtim qeverinë e Kosovës.

Kështu që, takimet e tij me kreun e PDK-së e më pas atë të LDK-së, shihen si nisje e një procesi ku ai dhe AAK-ja do të provojnë të gjejnë partnerin e ardhshëm që si synim ka lidershipin dhe qeverisjen në Kosovë. Përderisa LDK-ja edhe ashtu është në opozitë, Partia Demokratike deri më tani i ka dhënë sinjale jo pozitive Haradinajt për postin e kryeministrit. Por, e ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit, nëse AAK-ja heq dorë nga posti udhëheqës i Qeverisë.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Petrit
08.12.2012 09:37
Kur mostrat enveristo-titiste-milloshevicjane luftojne per marrje pushtetesh dhe jo per interesa kombetare,do te thote qe drejtesia nuk e ka thene si duhet fjalen e saj.
Kur faji behet pallto qe nuk e vesh askush,mjere Kosova per politikane e drejtesi qe ka.Jane dhjetra krime,per mos me thne qindra e mijra ne vite qe nuk kane marre pergjigjen e duhur deri me sot.Pa harruar nje korrupsion i permasave gjithperfshirese qeveritare ne vite,qe fshihet pas populizmit te qenurit dikushi,qe ne fakt nuk jane askushi,para ligjit.Popullizmi i gershetuar me enveritao-titiste e milloshevicjane ne vite,nuk eshte as me pak dhe as me shume po foleja e fundit e njereze te ligje,pra e djajve me fytyra njerezore,qe per pushtet e para te krimit pa kufi,gufohen si gjela dhe qajne si krokodilet per te mashtruar e shqyer pren e rradhes.