E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 18:13

Bota

Egjipt: Presidenti anulon dekretin kundërthënës

Grafit në Kajro...
Grafit në Kajro...
RFE /RL
Presidenti egjiptian Muhamed Morsi ka shfuqizuar dekretin, që i jepte kompetenca gjithëpërfshirëse dhe e vendoste mbi ligjin.

Zëdhënësi i tij, megjithatë, tha se Morsi nuk do ta shtyjë referendumin mbi një projekt-kushtetutë të diskutueshme.

Opozita në Egjipt ka kërkuar nga Morsi që ta anulojë dekretin dhe ta shtyejë referendumin për kushtetutën, e cila u miratua nxitimthi nga parlamenti i dominuar nga islamikët.

Njoftimi i bërë nga Morsi pasoi “dialogun kombëtar”, të propozuar nga Morsi për tejkalimin e krizës politike në Egjipt.

Megjithatë, bisedimet e së shtunës u bojkotuan nga partitë e mëdha opozitare.

Dekreti i 22 nëntorit i Morsit bënetë që vendiemt e tij të mos apeloheshin nga gjykatat, duke shkaktuar kështu protesta kombëtare, disa prej tyre të përgjakshme.

Referendumi mbi kushtetutën pritet të mbahet më 15 dhjetor.




Kriza në Egjipt, ushtria “mbështet dialogun”


Ushtria e Egjipt tha se “mbështet dialogun” për të zgjidhur krizën politike që ka ndarë kombin.

Ushtria paralajmëroi përmes një deklarate se kundërshtimi i dialogut na çon “në një tunel të errët me pasoja katastrofale”.

Kjo është deklarata e parë e ushtrisë që nga nisja e protestave kundër presidentit Mohamed Morsi, dy javë më parë.

Morsi ka zemëruar shumë njerëz në Egjipt kur më 22 nëntor përmes një dekreti  i dha vetes kompetenca të gjera, si dhe me planet për të çuar përpara një referendum mbi projekt-kushtetutën, që u nxitua të hartohet nga Kuvendi i dominuar nga islamikët.

Kundërshtarët e Morsit kërkojnë që ai t’i heqë kompetencat që e vendosin atë mbi ligjin dhe ta shtyjë referendumin.

Të premten, nënpresidenti Mahmoud Mekky tha se presidenti është i përgatitur që ta shtyjë referendumin, nëse kjo mund të bëhet pa pasoja legale.

Megjithatë, partitë islamike, përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane të Morsit, kundërshtuan kërkesat e opozitës për ta shtyrë votimin.

Të paktën pesë njerëz janë vrarë të mërkurën në përleshjet në mes të mbështetësve dhe kundërshtarëve e të Morsit para pallatit presidencial, duke shtyrë armatën që të vendosë tanke për të ndarë të dy grupimet.

Protestat para pallatit presidencial në KajroProtestat para pallatit presidencial në Kajro
x
Protestat para pallatit presidencial në Kajro
Protestat para pallatit presidencial në Kajro
Lideri i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, Muhammad Badie, iu tha gazetarëve në Kajro se ai nuk është i kënaqur se si autoritetet po sillen me protestuesit.

“E kemi thirrur ministrin e Brendshëm dhe kemi kërkuar nga ai një justifikim në lidhje me atë që ka ndodhur si dhe shpjegim. I bëjmë thirrje Prokurorit Publik dhe Zyrës së Prokurorit për Kajron Lindore, që i ka lëshuar të dyshuarit e kapur në aksion, edhe pse (zyra e Prokurorit) thotë se pesë kanë mbetur në burg. Ne kërkojmë drejtësi, sepse shmangia e së keqes është përgjegjësi e atyre që janë në pushtet, dhe në pushtet është Vëllazëria Myslimane”, u shpreh Badie.

Të premten, kundërshtarët e Morsit depërtuan telat gjembor për të protestuar jashtë pallatit presidencial.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum