E hënë, korrik 28, 2014 Kosova 06:12

Rajoni

Tensionet në Luginë të Preshevës i krijojnë politikanët

Reportazh nga Preshevai
X
07.12.2012
Lugina e Preshevës është rajoni më i varfër dhe me numrin më të madh të të papunëve në Serbi. Brenga e përbashkët e shqiptarëve dhe serbëve atje, është se si të mbijetohet deri në fund të muajit, derisa të gjitha qeveritë i porosisin ”na siguroni vende pune dhe nuk do të ketë arsye për tensione”. Video: Radio Sllobodna Evropa

Reportazh nga Presheva

Tensione të reja janë ngritur në Luginën e Preshevës pas shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit shqiptar dhe vendosjes së përmendores për të rënët e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Këto janë tri toponime që njihen nga të gjithë, por njerëzit e atyre rretheve pak kush i njeh. Të rrallë janë ata që merren me banorët shqiptarë e serbë të kësaj pjese, brenga e përbashkët e të cilëve është se si të mbijetohet deri në fund të muajit, derisa të gjitha qeveritë i porosisin ”na siguroni vende pune dhe nuk do të ketë arsye për tensione”.

Rruga për në këto qytete është e prishur, shenjat mezi lexohen, ndërsa udhëtimi nga Beogradi për më në jug, të çon në vetë kufirin me Kosovën.

Këtu gjendet një fshat, me disa shtëpi që ndajnë kufirin mes Kosovës e Serbisë.

“Këtu në lagjen tonë, aktualisht jetojnë dhjetë familje. Pesë shtëpi i përkasin territorit të Serbisë, ndërsa pesë atij të Kosovës”, tregon për Radion Evropa e Lirë, Zeqirja Rushiti.

Ai thotë se nuk përzihet në politikë, ndërsa nuk janë të rëndësishme as ngjyrat e flamurit. Shqetësohet se si ta ushqejë familjen dhe nuk i pengon pse mbase i duhet pasaporta jo vetëm për të shkuar te fqinjët për kafe, por edhe në vetë oborrin e tij.

“As ne nuk e dimë ku jetojmë. Sipas KFOR-it, ushtrisë dhe xhandarmërisë, shtëpia jonë i përket territorit të Serbisë, ndërsa oborri atij të Kosovës. Por, neve kjo nuk na pengon…”, tregon Rushiti, i cili është shofer dhe çdo ditë i dërgon fëmijët në shkollën që gjendet shtatë kilometra larg.

Këta njerëz të rrethuar nga ushtria e xhandarmëria e Serbisë mbahen vetë.

Ndihmë nuk marrin as nga Qeveria e Beogradit, e as nga komuna lokale.

Naser SylejmaniNaser Sylejmani
x
Naser Sylejmani
Naser Sylejmani
Naser Sylejmani është kthyer pas luftës dhe shtëpinë e rrënuar e ka ndërtuar vetë, ka blerë gjedhe për të siguruar jetesën dhe për të shkolluar fëmijët në Preshevë.

Fqinjët e parë dhe të vetëm i ka ushtarët në bazën që gjendet dyqind metra përtej rrugës.

“Ndihmë nuk marrim thuajse fare. Nga komuna asgjë. Kanë premtuar se do na sjellin ujin, por asgjë. Të gjitha është dashur t’i kryejë vete. Më së vështiri e kam dimrit, askush nuk ma ka hapur rrugën”, shprehet Sylejmani.

Askush nga politikanët në Beograd, sikurse as nga ata të komunave lokale nuk i kanë vizituar as Naserin e as Zeqirin. Mbase nuk do t’iu kujtohej as Presheva, po të mos vihej në qendër të vëmendjes, pas deklaratave se kujt i takon kjo pjesë - Kosovës apo Serbisë.

Në Beograd kanë reaguar ashpër gjatë shënimit të Ditës së Flamurit shqiptar, e në veçanti ndaj vendosjes së përmendores në Preshevë për të rënët e UÇPMB-së. Mbi pllakën përkujtimore, takojmë një person të përkulur.

“Kjo përmendore nënkupton se ata njerëz kanë dhënë jetën për lirinë tonë. Ata duhet nderuar, ata kanë luftuar për lirinë e sotme”, thotë ai.

Por, një pjesë e popullatës në këtë pjesë nuk ka pikëpamje të tillë, derisa kryeministri serb, Ivica Daçiq, nuk ka zgjedhur fjalë kundrejt qeverisë lokale në Preshevë pas vendosjes së përmendores, kur edhe dha mesazhin:

“A janë Bujanovci e Presheva pjesë të Serbisë apo jo? Ne nuk kemi dilemë, por nesër mos thoni se ka pasur dhunë të tepruar”, ka aluduar Daçiq në prishjen e përmendores.

Ka pasuar reagimi i kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa:

Ragmi MustafaRagmi Mustafa
x
Ragmi Mustafa
Ragmi Mustafa
“Ne nuk jemi të interesuar që ta prishim atë që është ndërtuar për një jetë më të mirë për njerëzit dhe qytetarët e kësaj hapësire. Zgjidhja e problemeve të serbëve në Kosovë është zgjidhje edhe e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Presim që këto probleme të zgjidhen me standarde plotësisht të njëjta”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa.

Ai kujton edhe referendumin e vitit 1992, kur shqiptarët e kësaj pjese kanë votuar për autonomi politike me të drejtë të bashkimit me Kosovën.

Qytetarët e mbledhur në tregun e Preshevës nuk duan të flasin për çështje të tilla politike.

Ata thonë se shqiptarët e serbët nuk kanë probleme mes vete.

Tensionet, sipas tyre, i krijojnë liderët politikë, të cilët i porosisin, që të shmangin nacionalizmin dhe të krijojnë vende të reja pune.

Presheva është komuna me numrin më të madh të të rinjve të papunë.

Çështja e njohjes së diplomave kosovare është zgjidhur në dialogun me Beogradin, por nuk po jetësohet në praktikë.

Valon Arifi nga Këshilli për Mbrojtjen dhe Lirinë e të Drejtave të Njeriut nuk mohon se në Luginë ekziston dëshira e shumicës së shqiptarëve, që të jetojnë në një shtet, por, thekson se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në kuadër të Bashkimit Evropian.

Fshat afër Preshevës...Fshat afër Preshevës...
x
Fshat afër Preshevës...
Fshat afër Preshevës...
“Në komunën e Preshevës, por edhe në Bujanoc nuk ka probleme ndërmjet qytetarëve. Problemi i diskriminimit është më tepër politik. Shqiptarët diskriminohen më shumë nga qeveria qendrore në Beograd, ndërsa serbët nga ana e qeverisë lokale në Preshevë. Ne nuk merremi me çështjen e shkëmbimit të territoreve, Kjo mund të ndodhë kur Kosova e Serbia e njohin njëra-tjetrën. Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, ëndërrojnë që një ditë të jetojnë së bashku, por kjo shihet vetëm brenda kufijve të Evropës”, thekson Arifi.

Njerëzit në Luginën e Preshevës kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e problemeve të përditshme. Për dallim nga politikanët, ata kuptohen plotësisht mes vete.(a.i.)


Marrë nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Niko Prej : gjermani
10.12.2012 12:29
E MORE SHIPTARE JU KA HUP EDHE JUVE NE PRESHEV UDHA NOBORR EDHE NEVE NE KOSOVE, PO QISTU E PASNUM PAS FATIN KU E MUEREN SHIPTRTE TER BOTEN DUKE IKUR NEPEVENDE E NDRYSHME TE BOTES, KUESHT PROBLEMI PROBLMI ESHT SENA NJANI TJEIN S DOJM DOJM SYTE M JA NXIER NJANI TJETRIT GJLEZOJM NJANI NE TJERIN KEMI QEF I HUAJ E N SUNDOJ JO I JONI MENTALITEIN E DOT NUK SHOHIM LARG PO NGAT PER NJI MEGJ APO PSE IKA SHTI LOPTE NE LIVADH DEL E VRET NJANI TJETRIN PER KIT ARSYE EDHE ILIRET E DARDANET E KAN HUMB SHTETIN KUR JAN ARDH KTU NE BALLKAN, PRA JEMI E NJEJTA RRAJ KQYRNI NE MAQEDONI , SHIPERI MEDVEGJE KOSOVE KU KA SHIPTARE PARTITE NDERMJEVETI DOJN LUFTE ME BA, PRANDAJ SHERRI I PARTIVE EDHE POPULI EDHE KUSH SMENDON PER ATDHE VEQ QYSH ME VIEDH SI TE HIP NE PUSSHTET, ZOTI NA RUEJT TASH DO TE JETE EDHE MA E REZIKSHME ARMIKU IMBRENSHUM KO DO TE KET PROBLEM FEJA ME FEJA; JO UN JAN SINIT UN JAM VEHABISTE UN JAM ALIJEV UN JAM MUHEGJEDIN ETJ ETJ KJO DO TE JETE EDHE MA E REZIKSHME SE QI JEMI QITASH TUNG... ZOT RUENA NDIHMONA... SE MUS TISHTE AMERIKA E KISHIM PA QYSH NA KISHIN COPTUE SI GJANE KUR SKISHIM PAS ATDHE FLM USA USA USA THANK YOU
Në përgjigje

Nga : Kosovari
17.12.2012 17:57
Mos i perzi Iliret Dardant,se nuk kan qen me ket mentalitet qe kan Shqiptaret sot. ju lutem.

Askush nuk i ka faj Shqiptareve.
Asnje udheheqes politik nuk i detyron me dhune me dale e me ja dhan voten.
Shqiptari zgjedh te keqen vete duke mos e rrespektuar veten .