Ndërlidhjet

Nuk ka datë për MSA për Kosovën, por lihet e hapur mundësia


BE
BE
Pas dy ditësh diskutimesh në nivel ministrorë, këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të martën mbrëma konkluzat për vendet e Ballkanit Perendimor dhe për shtetet tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së.

Përmes edhe këtyre konkluzave, BE-ja ka përseritur përkushtimin për të vazdhuar procesin e zgjerimit por ka porositur kandidatët dhe kandidatët potencialë se dinamika e afrimit të tyre do të varet nga meritat individuale në përmbushjen e kritereve të nevojshme.

Diskutimet më të vështira kanë qënë rreth formulimeve të pjesës së konkluzave kushtuar Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.

Për Kosovën është dashur të ketë kompromis që do t'i kënaqte si 22 shtetet që e njohin atë si shtet, ashtu edhe 5 vendet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Për Serbinë dhe Maqedoninë disa shtete kanë kundërshtuar përmendjen e muajt qershorë të vitit 2013 si afat për të marrë vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Njësoj ka qënë edhe në rastin e Kosovës për nisjen eventuale të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Në fund, si kompromis nuk është përmendur asnjë datë, por është lënë një kornizë kohore e cila hap mudnësinë që vendimet, nëse përmbushen kushtet, të mirren në pjesën e parë të vitit 2013.

“Këshilli merr në dijeni Studimin e Fizibilitetit për marrëveshjen Stabilizim Asicijimi (MSA) mes BE-së dhe Kosovës, pa prejudikuar qëdrimin e shteteve anëtare për statusin. Këshilli merr në dijeni se Komisioni do të propozojë direktiven për negociata për MSA kur Kosova të ketë përmbushur prioritetet afatshkurta lidhur me sundimin e ligjit, administratën publike, mbrojtjen e pakicave dhe tregtinë, të cilat janë identifikuar në Studimin e Fizibilitetit“, thuhet në konkluzat për Kosovën.

Në to më tutje thuhet se "Këshilli, në veçanti, fton Kosovën që të shtojë ritmin e reformave. Angazhime të mëdha duhen posaqërishtë për forcimin e reformës së administratës publike dhe konsolidimin e sudnimit të ligjit, në veçanti duke dhënë dëshmi për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën e gjyqësorit dhe lirinë e shprehjes“.

Përmes konkluzave BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialog dhe të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash, si dhe të bashkëpunojë me misionin e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit.

"Këshilli i bën thirrje Kosovës të bëjë progres të mëtejmë në fushat kyçe, përfshirë edhe bashkëpunimin me EULEX-in dhe punën e ekipit të posaqëm hetues të EULEX-it, të kryejë obligimet e saja“, thuhet në konkluza.

"Këshilli nënvizon rëndësinë që Kosova të ruajë bashkëpunimin e saj të ngushtë me EULEX-in duke respektuar mandatin e rivendosur të këtij misioni. Në përputhje me konkluzat relevante të Këshillit, Këshilli rikujton vullnetin e Bashkimit Evropian që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e saj ekonomik dhe politik përmes perspektivës evropiane, në përputhje me perspektivën evropiane të rajonit. Nënvizon nevojën që të ndërmirren hapa konkretë në këtë drejtim“, thuhet më tej.

"Me qëllim të marrjes së mundshme të vednimit për hapjen e negociatave për MSA me Kosovën, Këshilli do të shyqrtojë në bazë të raportit që do të prezantohet nga Komisioni dhe nga Përfasqësuesja e lartë - Nënkryetarja e Komisionit në pranverë të vitit 2013, progresin e arritur në të gjtiha çështjet e lartpërmendura. Këshilli do ta vlerësojë këtë raport gjatë presidencës së ardhshme. Në rast se vlerësimi është pozitiv, Këshilli do të miratojë direktivat për negociatat“, është fjalia e kompromisit për Kosovën e cila, ndonëse nuk përmend datë, lë të hapur mundësinë që kjo të ndodhë gjatë kryesimit Irlandez të BE-së në gjysëmvjetorin e parë të vitit që vjen.

Por, për këtë Kosova duhet të përmbushë më parë të gjitha kushtet dhe kjo të vërtetohet edhe nga Këshilli i BE-së.
XS
SM
MD
LG