Ndërlidhjet

(S') ka avancim në integrimin evropian


Macedonia -- Macedonian flag, 03Mar2012
Macedonia -- Macedonian flag, 03Mar2012
BE edhe një herë dëshmoi se ka qasje kreative, ashtu siç kishte gjatë tërë vitit 2012, duke na dhënë mundësinë e hapjes së bisedimeve, njëherazi duke përcaktuar dhe kushtet me të cilat do t’i hapnim ato bisedime.

Konkluza të këtilla për Maqedoninë nuk ka pasur më parë dhe kjo është rezultat i realizimit të dialogut në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së.

Kështu tha zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi, duke komentuar moscaktimin e datës për fillimin e bisedimeve me BE.

Ajo shtoi se kjo më së paku duhet shikuar si dëshpërim, sepse përcaktimi i një kornize të qartë të bisedimeve aderuese për Maqedoninë nga Këshilli i Bashkimit Evropian është një suksesi të ri në procesin e euro integrimeve për Maqedoninë.

Po është një konkluzion i BE-së, i Këshillit të ministrave të BE-së, i cili definitivisht e thyen praktikën dhjetorëve të kaluar, kur Maqedonia përmendej eventualisht, ose nuk përmendej fare dhe nuk jepej asnjë orientim se si do të veprohet më tej”.

Është e qartë se datë për negociata pa zgjidhur edhe disa çështje, pa plotësuar edhe disa kushte tjera nuk do të marrim, por ajo që thuhet në këto konkluza të BE-së është në fakt përgatitje e kornizave për bisedime, në të njëjtën kohë në pajtim me këtë kornizë, është e paraparë që negociatat aderuese të fillojnë në bazë të raportit të përgatitur të Komisionit Evropian në tremujorin e parë të vitit 2013 për arritjet e Maqedonisë”, shprehet Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Klikoni këtu për të parë intervistën e plotë me Teuta Arifin

Ndërkohë, me këto qëndrime nuk pajtohen partitë politike në opozitë. PDSH dhe LSDM thonë se Brukseli i tregoi qartë Maqedonisë se po ecë në drejtim të gabuar, duke mos caktuar datë për fillimin e negociatave për Maqedoninë.

Stevo Pendarovski, nga partia më e madhe maqedonase, LSDM, konsideron se porosia e BE-së është nga më të ashprat që ka marrë Maqedonia nga viti 2008.

Tani, pos çështjes së emrit, shtohen edhe obligime të tjera, siç është ndërtimi i raporteve të mira fqinjësore si dhe fokusimi në dialogun në nivel të lartë, veçanërisht nuk mund të gëzohemi kur kemi një aleancë të fqinjëve tonë kundër Republikës së Maqedonisë, ashtu siç është më se i qartë fakti se nuk duhet kërkuar fajtorët te të tjerët, por në vetveten”, thotë Pendarovski nga këshilli diplomatik i LSDM-së.

Edhe Ziadin Sela nga Partia Demokratike Shqiptare, thotë se Samiti i Brukselit dëshmoi se Maqedonia ec në drejtim tërësisht të gabuar sa i përket procesit euro integrues.

Këto deklarata që është bërë hap i rëndësishëm për 6 muaj ose një vjet ose dy, nuk shërbejnë asgjë se çështja mund të zgjidhet edhe më herët. Mjafton që zëvendëskryeministrja për çështje të integrimeve mos luajë rrolin e të varurit apo rrogëtarit të thjeshtë të kryeministrit Gruevski, po si partner në qeveri që janë të bëjë presionin e mjaftueshëm që Gruevski të ndryshojë qëndrimin e tij për emrin”.

Gjersa kjo nuk bëhet, janë të kota të gjitha deklaratat dhe njëkohësisht është shumë e dhimbshme kur popullatës i plasohet një gënjeshtër gjoja se është bërë një hap i rëndësishëm, e nga ana tjetër ne shohim se Maqedonia përditë e më tepër ecë drejt lindjes dhe jo perëndimit”, shprehet deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela.

Madje ai ka shtuar se BDI-ja duhet të ndërmarrë hapa konkret për dështimin e procesit integrues, duke lëshuar qeverinë.
XS
SM
MD
LG