E premte, prill 25, 2014 Kosova 09:48

Aktuale

Gara për patriotizëm

Prishtinë...
Prishtinë...
Madhësia e shkronjave - +
Përplasjet e fundit deklarative ndërmjet udhëheqësve të vendit dhe përfaqësuesve të opozitës në Kuvendin e Kosovës flasin për mungesën e përvojës politike të tyre, ndërsa vënë në pikëpyetje nivelin e komunikimit në legjislativ, thanë analistët në Prishtinë.                                                                                              

Analisti Ismail Hasani tha se fjalori politik që po përdoret në parlament, nuk i kontribuon askujt, ndërsa dëshmon nivelin e ulët të kulturës së deputetëve në kuvend.

Atëherë kur nuk ka alternativë për të zhvilluar debat në tema të rëndësishme për zhvillimin e vendit, për procese politike të ndërlikuara, në të cilat po kalon Kosova, rruga më e lehtë për njerëzit që janë pa informata dhe pa profil politik, është përplasja ose bartja në rrafshin personal të sulmeve, etiketimeve, përfshirë edhe denigrimet”, tha Ismaili.

Komenti i tij pason diskutimet e zhvilluara në seancën e së mërkurës të Kuvendit të Kosovës, ku ka pasur akuza të ashpra ndërmjet kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kreut të partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me “të qenit patriot”.

Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se çështje të tilla të diskutimit nuk i kontribuojnë nxitjes së debatit demokratik, por se kanë një efekt të kundërt duke prodhuar tensione.

Siç duket politikanët tanë kanë zgjedhur që të përfaqësojnë veten e tyre dhe të përfitojnë imazhe, ose perceptime të njerëzit se ata janë ndryshe. Realisht kjo nuk i shërben uljes së tensioneve politike të krijuara në mes të subjekteve politike ose polarizimit të tyre të skajshëm. Kjo fatkeqësisht ndikon edhe në rritjen e tensioneve dhe polarizimit të shoqërisë në Kosovë në përgjithësi”, tha Selmanaj.

Burimi kryesor, për këtë, sipas Selmanajt është një profil i papërmbushur politik i deputetëve dhe mungesa e aftësive të tyre për të komunikuar me gjuhën parlamentare.

Kakofonia e krijuar në Kuvendin e Kosovës, me akuza e kundërakuza reciproke mes deputetëve ose përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës po krijon tensione të panevojshme, madje deri në terror verbal, duke fyer dhe akuzuar njeri-tjetrin. Definitivisht kjo për demokracinë në Kosovë është e dëmshme”, tha Selmanaj.

Nga ana tjetër, edhe qytetarët kanë kritika të shumta për mënyrën se si zhvillohen debatet në Kuvendin e Kosovës.

Isuf Beha nga Prishtina thekson se është e turpshme për deputetët se në çfarë mënyre diskutojnë në seanca.

Ata çka janë duke bërë në Kuvend mes vete është e turpshme, atë e bëjnë njerëzit pa shkollë. Edhe unë mund të them se janë patriot, po nuk jam, se nuk kam qenë në luftë fare. E ata mund të thonë se janë patriotë se kanë qenë në Zvicër, në Gjermani, Amerikë e kudo, e janë kthyer tash e kanë zënë pozitën edhe thonë jam patriot. Ata që kanë qenë patriotë, ata janë vrarë”, tha Beha.

Ngjashëm mendon edhe Xhemajl Canolli. Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë demokraci dhe të kritikohet ai që është për t’u kritikuar, por fjalori fyes nuk duhet të përdoret në kuvend.

Dihen patriotët kush janë, edhe ata njerëz që kanë luftuar. Dikush në këtë drejtim mundohet të fitojë poena politik, po populli e di kush është patriot e kush jo”, tha Canolli.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : bujar Prej : deqan
15.12.2012 11:34
pse mor komentus ju mesa me duket veq keta njerz qe jan kunder hashim thaqit jan bodihavgji e rrin veq neper interneta e komentojn kunder ti amma shumica nuk kan koh te merren me ksi gjanash pa lidhje po kur te vje koha e votojn hashimin edhe sju intereson per disa komentus a si shihni sjelljet e vv qfar fyrje bajn po si kundershto kerkush se ata qe komentojn jan shumica njerz te tyre
. qa mendoni ju me ketu komente folne realitetin kundershtone edhe ate qe asht per mu kundershtu edhe nese asht njeri juj si pershemull albinin e qasaj i thon realitet drejtsi se nese as njerit tan sja nbron te kqijat . e ju po mendoni se e rrezoni ni qeveri te shtetit me komente ahhahahahahaha jo jo o te prapanbetur ate mun ta rezoni nese keni te drejt me vepra te mira me realitet e jo me dallavere edhe allahu ju kish ndihmu nese qit koh qa ja kushtoni komentev per ta fy diken te punoni per te varfurit te ju ndihmoni atyre mjafton ni or pun e jotja e jemja e ati tjetrit e atyre e tej e tje zoti e shperblef ate qe mendon per mir e punon per mir

Nga : Kosovari
13.12.2012 23:59
Nse njeriu ben nje regjistrim te edukates arsimore ne parlamentin e Kosoves atehere edhe nuk do te ishte quditur shume askush me sjelljen e te perzgjedhurve qe perfaqsojne popullin Kosovare.
Nje tregim apo anekdote Shqiptare flet me shum se nje roman.
Apo i tere parlamenti i Bashkimit Europian

"Nje zoteri kishte pasur tere jeten nje Kali ne sherbim te tije ,dhe duke e pare moshen e shtyre te Kalit e edhe Kali duke e pare se ishte para vdekjes,qe te dy diskutojn.
..... Zoteriu i falenderohet Kalit per sherbimet e bera ndaj tij dhe kerkon qe te liroj Kalin nga te gjitha obligimet.

Duke ja ofruar edhe nje mundesi qe te shprehte nje deshire...
U ndal Kali dhe e shiqoi zoteriun ne sy duke i thene;
Zoteri deshira nuk kam ,por kam nje ankese .
Te gjitha qe mi ke bere te qofshin fale (i ke allall) por per nje gje nuk mund te ta fal sepse tere jeten e linje Gomarin qe te me printe mua.
Kosova ka njerez edhe me te edukuar dhe me oratore se shume deputet e udheheqesa edhe me diplomat.
Mirpor Zoteria e ka vendosur qe keta te udheheqin. Republiken e Kosovs....
Në përgjigje

Nga : Armendi Prej : Gjermani
14.12.2012 09:30
Në të vërtetë nuk desha të shkruaj gjë pos të falënderoj Kosovarin për qasjen e tij vërtetë reale dhe të kulturuar.Por faji mëshifet edhe tek cilësia e votuesve dhe logjika e tyre.Në vend që të abstenojnë nga votimi (kur nuk kanë për kë ) ata i mbushin pa kriter tavolinat e zengjinëve të rinj me të mira duke shpresuar që kur ato të jenë stërmbushur bie diçka nga lartë për të vobektit.Pseudointelektualët dhe pseudopatriotët po ngulfasin kuvendin dhe "intstutucionet ",siç i quajnë ata vet këto.Fundja,higjiena e gojës së tyre (bazuar në përgjimet ajktuale) është e tillë sa edhe rrugaçët më banal do tu kenë lakmi .Vërtetë Kosova ka njerëz të edukuar,por ata janë ndjekur në vrimë të miut dhe kanë frigë të marrin përgjegjësi nga vagabondët ,mafiozët dhe aventuristët që veten e quajnë politikan.



Nga : popovci gjilan Prej : gjermani
13.12.2012 21:23
mendimi im asht se kita q po kritikohen e bojn me qillim per tju shmangur situates politike q po ndodh ne kosov, se shiptaret kan qen gjithmon trima ama nermiveti,edhe me arm e me stupc kunder armikut jan te fort gjithmon kishtu u kan, po politik kurr skan pas e skan ditur,kjo mos die po na kushton si ne shipri e ne kosov e maqedoni po fal zodit qe jem ne teritor evropjan e nashta na ndimojn shiko politika serbesi po ndikon neper evrop e nballkan edhe politiken e kan diskriminuse po poja arrin qillimet e veta kur serbet thon se ky kufi nuk asht kufi shtetror e kosova asht pjes e serbis para botes e ne i shkunum duart me ta ather edhe na po pajtomi me iden e tyre,se ne parlamentin ton veq kritikohen nermeveti e personale se poplli per qata i ka qu aty jo pert ruajtur kushtetuten po popllin e vet,se veq varfria po imbyt popllin si ne kohen e ish JY.