E premte, tetor 31, 2014 Kosova 08:38

Aktuale

Egjipti nis votimet në referendumin kushtetues

Egjipti voton referendumin kushtetuesi
X
15.12.2012
Në Egjipt kanë nisur votimet në referendumin për kushtetutën e re. Kundërshtarët e draftit të kushtetutës, përfshirë liberalët, laikët dhe të krishterët, thonë se dokumenti është shumë islamik dhe se shkel disa të drejta themelore.

Egjipti voton referendumin kushtetues

RFE /RL
Në Egjipt kanë nisur votimet në referendumin për kushtetutën e re.

Presidenti Muhammad Morsi dhe mbështetësit e tij islamikë thonë se dokumenti do ta shtyjë vendin më afër demokracisë, gati dy vjet pas rënies së sunduesit veteran, Hosni Mubarak.

Një banor i Kajros, i cili ka identifikuar veten si Amer, ka thënë se është koha që të tejkalohen grindjet për dokumentin.

Le të themi se 90 për qind e kushtetutës është e mirë. Nëse 10 për qind ka probleme që mund të korrigjohen më vonë, ku është problemi? Pse duhet të ndalojmë gjithçka dhe të humbasim kohë? Nuk kemi kohë për gjëra të tilla tani”, është shprehur ai.

Por, kundërshtarët e draftit të kushtetutës, përfshirë liberalët, laikët dhe të krishterët, thonë se dokumenti është shumë islamik dhe se shkel disa të drejta themelore.

Saleh, një tjetër banor i Kajros, ka thënë se ka votuar me “jo” në referendumin e sotëm.

Kam votuar ‘jo’, sepse ka disa çështje në draft-kushtetutë, të cilat nuk janë të kompletuara dhe do të ndikojnë në të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi”, ka thënë ai.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil El-Araby, ka kërkuar nga populli egjiptian që të tejkalojë përçarjet.

Ky numër i madh i njerëzve që votojnë, tregon se demokracia në Egjipt funksionon. Rezultati final duhet të jetë një kushtetutë, për të cilën pajtohet shumica e egjiptianëve”, ka thënë El-Araby.

Edhe mbështetësit, edhe kundërshtarët e Morsit u kanë bërë thirrje kampeve të tyre që të votojnë masovikisht në referendumin kushtetues.

Mbi 26 milionë votues janë të përcaktuar të hedhin votat e tyre sot, ndërsa 25 milionë të tjerë javën e ardhshme.

Votimi i së shtunës zhvillohet në dhjetë provinca, përfshirë Kajron dhe qytetin port të Mesdheut – Aleksandrinë.

Të premten në Aleksandri, mbështetësit dhe kundërshtarët e Morsit janë përleshur me thika dhe shpata.

Kushtetuta e re ka shkaktuar krizën më të rëndë në Egjipt që nga rënia e Mubarakut.

Pallati presidencial në Kajro vazhdon të jetë i rrethuar nga policia dhe tanket, pas përleshjeve që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit.

Të paktën tetë njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në trazira.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum