E shtunë, shtator 20, 2014 Kosova 15:57

Bota

Lutje për viktimat e masakrës

Barack Obama në Njutaun
Barack Obama në Njutaun

Multimedia

RFE /RL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë vonë ka shprehur “dashurinë dhe lutjet” e Amerikës për familjet e 26 personave, përfshirë edhe 20 fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeçare, të cilët u vranë të premten gjatë një masakre në shkollë.

Policia ka konfirmuar se vrasjet ishin kryer nga 20 vjeçari, Adam Lanza.

Policia, poashtu, ka konfirmuar se Lanza e vrau nënën e vet para masakrës, dhe e ka vrarë vetveten, derisa pjesëtarët e ndihmës së parë kishin arritur në shkollë.

NjutaunNjutaun
x
Njutaun
Njutaun
“Këtu në Njutaun, erdha për të shprehur dashuri dhe lutje për kombin. E di se vetëm fjalët nuk mund ta shprehin dhimbjen tuaj dhe as që mund t’i shërojnë zemrat e juaja të thyera”, tha Barack Obama në Njutaun të Kontektikatit.

Presidenti Barack Obama ka theksuar se kjo ishte vizita e tij e katërt në komunitet për t’i ngushëlluar anëtarët e familjeve të viktimave të masakrave me të shtëna, gjatë katër viteve të tij në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Prej se jam president, kjo është hera e katërt që ne kemi ardhur së bashku, për ta qetësuar komunitetin në dhimbje dhe të thyer nga të shtënat masive. Për të katërtën herë i kam përqafuar të mbijetuarit. Për të katërtën herë i kemi ngushëlluar familjet e viktimave. Pos  kësaj, ka pasur të shtëna të panumërta vdekjeprurëse në gjithë vendin, pothuajse raporte ditore për viktimat, shumica prej tyre fëmijë, në qytete të vogla dhe të mëdha në gjithë Amerikën”, tha Barack Obama.

Ai ka bërë thirrje që në Shtetet e Bashkuara të ndryshojë kultura e përdorimit të dhunshëm të armëve, duke thënë se “tragjeditë duhet të ndalen” dhe se “ne duhet të ndryshojmë”.

Barack Obama në NjutaunBarack Obama në Njutaun
x
Barack Obama në Njutaun
Barack Obama në Njutaun
“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë më. Këto tragjedi duhet të ndalen. Për t’i ndalur ato ne duhet të ndryshojmë. Thuhet se shkaqet e kësaj dhune janë komplekse, dhe kjo është e vërtetë. Asnjë ligj, asnjë komplet ligjesh, nuk mund ta eliminojë të keqen nga bota ose ta parandalojë çfarëdo akti të pakuptimtë të dhunës në shoqërinë tonë. Por megjithatë, kjo nuk mund të jetë arsyetim për mosveprim”, tha Barack Obama.

Ai ka premtuar aksion të ripërtrirë për parandalimin e gjakderdhjeve në të ardhmen, por nuk ka dhënë detaje specifike.

“Gjatë javëve të ardhshme unë do ta përdor autoritetin e zyrës sime për t'u angazhuar me shtetasit e mi, duke filluar nga fusha e zbatimit të ligjit e deri te profesionistët e shëndetit mental, te prindërit dhe arsimtarët, në përpjekje për t’i parandaluar tragjeditë e tjera të këtilla".

"Shtrohet pyetja se çfarë zgjidhjesh kemi? Ne nuk mund t’i pranojmë ngjarjet e këtilla si rutinë. A jemi ne realisht të përgatitur për të thënë se ne jemi të pafuqishëm për t'u ballafaquar me një masakrët të këtillë?”,
 tha Barack Obama, i cili e ka mbyllur fjalimin, duke i lexuar emrat e viktimave, në mesin e të cilave gjenden 12 vajza, tetë djem dhe 6 punonjëse të shkollës.

Senatorja Dianne Feinstein nga Partia Demokratike e zotit Obama, ka shpallur se do të paraqes një propozim – legjislacion në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, në muajin janar, për ndalimin e armëve sulmuese, siç janë ato që janë shfrytëzuar në shumë të sulme me të shtëna në Shtetet e Bashkuara.

Por, shumë anëtarë të Patrtisë Republikane e kundërshtojnë ashpërsimin e ligjit për kontroll të armëve, duke thënë se një legjislacion i tillë nuk do t’i parandalojë njerëzit e çmendur për të kryer masakra dhe do t’i shkelte liritë për posedimin e armëve në Amerikë. (f. b.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Liraku
17.12.2012 19:16
Z.president Obama, a eshte armembajtja vertete thelbi i problemit te vrasjeve, apo mos jane politikat liberale te Shteteve te Bashkuara, si p.sh. largimi nga vlerat e Themeluesve te Shteteve te Bashkuara? Te mos harrojme, se edhe aborti eshte masaker--a do te beni dicka ne lidhje me ate?