E hënë, tetor 20, 2014 Kosova 11:41

Shtypi botëror

WSJ: Zhbllokimi i ngërçit të kontrollit të armëve

Ilustrim
Ilustrim
Përveç, se shkaktoi tmerr dhe zemërim, sulmi i Adam Lanzës, që la 27 të vdekur, nga ta 20 fëmijë, në shkollën Sandy Hook në Connecticut, ka nxitur thirrjet për ligje të reja të armëve. Mbështetësit e kontrollit të armëve kërkojnë kufizime për depot e municionit dhe ndalesa për të ashtuquajturat armë sulmuese- versionet gjysmë-automatike, shkruan Wall Street Journal.

Mbështetësit e të drejtave të mbajtjes së armëve, shohin se sulmi ka ndodhur në një zonë tjetër “të lirë nga armët” dhe argumentojnë se duhet të zgjerohen vendet ku individët me leje të vlefshme mund të bartin armët e tyre.

Asnjëri propozim nuk arrin shumë- me përjashtim të armiqësimit me anën tjetër.

Ata që  favorizojnë mbajtjen e armëve mendojnë se avokatët për kontrollin e armëve, po i përdorin veprimet e pak njerëzve, si pretekst për të dëmtuar të drejtën për të mbajtur armë. Sepse sulmet masive të kryera me armë janë të rralla dhe ndalesat e tilla do të kenë pak ose aspak ndikim mbi krimin, shrkuan WSJ.

Avokatët për kontrollin e armëve, janë të frustruar me mosgatishëmrinë e Kongresit për të forcuar ligjet mbi armët. Për ta ndalesa mbi armët sulmuese, është hapi i parë që sjell racionalitet në politikën e armëve të vendit.

Rezultati është rruga qorre.

Ky ngërç mund të zgjidhet, po që se të dy palët tërhiqen lehtë, në vend se të qëndrojnë të palëkundur.

Përveç, armëve, shkruan WSJ, emërues të përbashkët të këtyre sulmeve masive kanë qenë sëmundjet mentale.

Seung-Hui Cho (Virginia Tech), Jared Lee Loughner (Tucson, Ariz.), James Eagen Holmes (in the Aurora, Colo. theater), dhe tash Adam Lanza, të gjithë kanë pasur probleme të dukshme mentale.

Derisa vendi ka kthyer vëmendjen kah sistemi i kujdesit shëndetësor, ne duhet të diskutojmë përmirësimin e qasjes së ofrimit të kujdesit mental për ata që kanë nevojë, thuhet në artikull.

Si, pjesë të kësaj bisede, duhet të përditësojmë ligjet federale të armëve, derisa ata kanë të bëjnë me personat me sëmundje mendore- ligjet që aktualisht janë primitive dhe i kanë rrënjët në stereotipe, thekson gazeta.

Ligji federal edhe nuk është gjithëpërfshirës, por edhe është mbi-përfshirës.

Nuk është gjithëpërfshirës, sepse shumë njerëz, me sëmundje mentale, mund t’i ikin ndalesës për posedim të armëve, për shembull, ata ia kanë dalë që të mos dërgohen në ndonjë institucion mental, ose të shpallen nga gjykata si jokomptenetë, ose të çmendur, shkruan WSJ.

Ndalesa është mbi-gjithëpërfshirëse, për shkak se shumë njerëz që janë shëruar nga sëmundjet mentale çojnë një jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ka mjaft hapësirë për kompromis në këtë çështje, në atë mënyrë që mund të sjellë rezultate domethënëse.

Të dy palët, duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përditësuar “Sistemin Kombëtar të Kontrollit të Menjëhershëm(National Instant Check System).

WSJ argumenton se duhet të vendosen mekanizma që i identifikojnë njerëzit e tillë, që kufizojnë qasjen e tyre te armët e zjarrit, përfshirë zgjerimin e kontrollit në shitjet private. Do të thotë se ata që nuk janë tregtarë armësh.

Pronarët e armëve(në veçanti të afërmit e personave të tillë, si nëna e Adam Lanzas) duhet të obligohen që të fshehin armët e zjarrit, në mënyrë që personat e rrezikshëm, si dhe fëmijët të mos kenë qasje te ato, thuhet në artikull.

Në shkrim i bëhet thirrje edhe avokatëve për kufizimin e armëve që të jenë më fleksibilë.

Aty thuhet se disa pacientë mund të mos shërohen kurrë, por të tjerët duhet të ndalohen vetëm përkohësisht nga posedimi i armëve. Përpjekjet për kufizimet e të gjitha armëve të zjarrit nga të rriturit e shëndetshëm dhe që i binden ligjit janë kundër produktive.

WSJ argumenton se qytetarët stabilë duhet të lihen të lirë që ta ndjekin hobin e tyre. Po ashtu, aty thuhet se duhet të modernizohen ligjet për armët e zjarrit, duke zgjeruar mundësinë për të hequr armët e zjarrit nga ata që janë shumë jostabile për t’i poseduar ato. Bllokada mund të zgjidhet, po që se të dy palët dalin nga transhetë e tyre.

Përgatiti: Albana Isufi