E martë, korrik 22, 2014 Kosova 17:32

Shtypi botëror

Economist: Horrori i Newtown-it

Newtown...
Newtown...
Më 14 dhjetor, maniakët në Amerikë dhe Kinë lëshuan tmerrin në kokat e tyre kundër objektivëve kryesisht të pafajshëm. Në provincën Henan të Kinës, Min Yongjun hyri në një klasë dhe theri 23 fëmijë, disave duke ua prerë veshët dhe gishtat. Por, në Newtown të Connecticutit, të vegjlit pësuan më rëndë. Pas një sulmi dhjetë minutësh, 20 nga ta u vranë, sikurse edhe gjashtë mësuesit dhe vetë vrasësi, shkruan në numrin e sotëm, revista Economist.

“Amerikani ishte i armatosur me një pushkë gjysmë-automatike, dhe dy pistoleta gjysmë-automatike. Çdo vend ka të çmendurit e vet, por Min ishte i armatosur vetëm me një thikë, kësisoj asnjë nga viktimat e tij nuk vdiq”, theksohet në editorial.

Nëse Amerika është dashur që të përballet ndonjëherë me obsesionin e saj për armët, ajo kohë është tani. Shkalla e vrasjeve në Amerikë është katër herë më e lartë se ajo në Britani dhe gjashtë herë më e lartë se në Gjermani.

Vetëm një idiot, apo një anti-amerikan fanatik, ndoshta mund të pretendojë se nuk ka lidhje ekziston në mes të këtyre figurave dhe faktit që 300 milionë armnë janë në SHBA, më shumë se një në duart e çdo të rrituri, thekson revista.

Barack Obama, sipas the Economsit, duket se ka kapur momentin që të shtyjë përpara rregullimin më të ashpër të armëve, por Amerika ka dëgjuar premtime të tilla edhe në parë, jo më larg, sesa nga presidenti aktual në fushatën e vitit 2008.

Asgjë nuk doli nga kjo, zoti Obama nuk tentoi ta ndjekë një gjë të tillë, madje nuk bëri gati asnjë projekt-ligj për Kongresin edhe pse demokratët mbanin shumicën në atë kohë.

Kjo kohë mund të sjellë ndryshimin.

Krimi në Newtown ishte aq i tmerrshëm sa edhe Shoqata Kombëtare e Pushkëve, po flet për ndryshim, thuhet në editorial.

Disa forma të rregullores së re duken të mundura: ndoshta një rivendosje e ndalesës së armëve luftarake, që në mes të vitit 1994 dhe 2004, ndaloi shitjen e një liste të armëve më ushtarake, ose për t’i dhënë fund shitjes së armëve pa bërë kontrollimin e blerësit, që ka mundësuar deri tash shitjen e armëve edhe kriminelëve apo të çmendurve.

Nëse doni të jeni të sigurt, ndryshojeni kushtetutën

Këto masa do të ndihmojnë, edhe pse nuk mund të jenë zgjidhja që ëndërrohet.

Pjesa më e madhe e vrasjeve në Amerikë kryhen me pistoleta “të zakonshme” dhe jo nga ato që do të mund të vendosen nën ndonjë ndalesë. Thekson Economist.

Lista e armëve të ndaluara është e mbushur me vrima ligjore dhe është e lehtë që blerësit e armëve të shmangin atë që dëshirojnë. Ajo gjithashtu i referohet vetëm  shitjes së armëve të reja, dhe nuk bën asnjë përpjekje për të trajtuar një mal me pajisje vrasëse, që gjenden në duart e publikut.

Nëse amerikanët duan një shoqëri ku shkollat nuk kanë pse, siç nuk bëri as ajo në Newtown, t’i stërvisin fëmijët për procedurat e shpejta në daljet emergjente, atëherë duhet të mendohen masa më drastike.

Gazeta numëron disa masa, që duhet të ndërmerren si ndalesat e pistoletave, që licencat e armëve të lëshohen vetëm pas një shqyrtimi mjekësor dhe policor, sikurse në shumicën e vendeve të tjera të qytetëruara.

Veprimet më të ashpra të policisë, së bashku me një program të blerjes-prapa” do të jenë të nevojshëm, për të të spastruar qindra miliona armë, që janë në duart e amerikanëve, thuhet në artikull.

Nëse, siç, edhe ka mundësi, kjo do të bie ndesh me kushtetutën, atëherë Kushtetuta duhet të ndryshohet, thekson Economist.

“Asnjë nga këto nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti. Amerika mund të ngushëllohet pak nga fakti se, ngadalë, si rezultat i policisë më të mire dhe trajtimit më të mirë të viktimave me armë zjarri, numri i vrasjeve të kryera çdo vit është në rënie. Por, jo shumë”, përfundon edioriali në Economist.

Përgatiti: Albana Isufi