E premte, tetor 31, 2014 Kosova 11:34

Monitor

Imazhi i dëmtuar nga korrupsioni

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Artikujt e ndërlidhur

Video Jeta e qytetarëve përballë korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova, tha se korrupsioni edhe më tutje po e ngulfat perspektivën e Kosovës. E, qytetarët, kur flasin për dukurinë e korrupsionit, thonë se është i pranishëm kudo.

Video Indeksi i Korrupsionit: Kosova shënon përmirësim të lehtë

Në raportin e "Transparency International" Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit, duke u renditur në pozitën 105, krahasuar me vitin e kaluar kur ka qenë në vendin 112.

Skepticizëm për strategjinë 2013 -2017 kundër korrupsionit

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që kanë bashkëpunuar për hartimin e Projekt-strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2013-2017, konsiderojnë se ajo strategji, nuk do t’i japë rezultatet e duhura.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar të premten se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë vetëm luftë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë, por edhe angazhim i gjithë shoqërisë.

Jahjaga i bëri këto komente në takimin përmbyllës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit për vitin 2012.

Presidentja në praninë e shumë përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare ka thënë se janë për t’u vlerësuar rezultatet pozitive të angazhimit anti-korrupsion, të cilat, sipas saj, janë theksuar edhe në disa raporte ndërkombëtare për Kosovën.

Duhet të luftojmë këtë dukuri më vendosmërisht, duke krijuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. Është obligim ligjor dhe moral i yni të bëjmë Kosovën vend të prosperueshëm, të rendit dhe sundimit të ligjit”, deklaroi presidentja Jahjaga.

Krahas sukseseve dhe evidentimit të sfidave, ajo ka theksuar edhe nevojën e ndërtimit të politikave konkrete.

Është e domosdoshme të vazhdojmë reformat sistemore dhe strukturore, duke iu përafruar sa më shumë standardeve të Bashkimit Evropian dhe gjithashtu duke inkorporuar specifikat tona me zgjidhje të veçanta dhe të përkohshme që të jemi më efikas në çrrënjosjen e korrupsionit”, deklaroi pos tjerash Jahjaga.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u shpreh se krimi i organizuar dhe korrupsioni po e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës.

Ne si institucione duhet t’i përcaktojmë qartë dhe saktë se cilat institucione kanë përgjegjësinë për t’i luftuar këto dukuri negative, jo të gjitha institucionet e kanë përgjegjësinë e njëjtë. Janë institucionet që duhet të përballen më drejtpërdrejt me këto dukuri negative që vërtet janë tepër të dëmshme”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi sikur se edhe presidentja e vendit, kërkoi angazhim dhe seriozitet nga të gjithë mekanizmat në luftën kundër korrupsionit, edhe pse, siç deklaroi ai, në Kosovë janë shënuar rezultatet të dukshme.

Kosova ka shënuar rezultate të prekshme në luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, kudër dukurive të tjera negative, dhe ky sukses duhet të mirëpritet dhe duhet të duartrokitet nga të gjithë, duke mos qenë asnjëherë i kënaqur por duke kërkuar që të bëhet më tepër edhe më mirë edhe me shpejt”.

Korrupsioni mbetet thjesht jo thjesht një sfidë, por kërcënuesi kryesor i çdo procesi prosperues të shtetit tonë të ri. Është kërcënuesi i kualitetit të jetës së qytetarëve tanë, ndjenjës së tyre të sigurisë dhe aspiratës sonë për integrime euro-atlantike”, tha Thaçi.

Kosova nuk ka komoditet për korrupsion

Kurse, zëvendësshefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë Andrew Sparks nënvizoi se Kosova nuk e ka komoditetin për korrupsion.

Ai shtoi se zhvillimi i Kosovës varet nga investimet, duke përfshire këtu investimet nga jashtë.

Në këtë kontest ai tha se është e rëndësishme që të ketë besim të bizneset se nuk do të ketë ryshfet dhe që nuk do t’ju kërkohet përqindja.

Sparks rikujtoi se EULEX-i do të jetë pranë institucioneve të Kosovës dhe do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit.

Mandati ekzekutiv është pjesë e partneritetit që ne e kemi me Kosovën. Kjo i ndihmon kosovaret, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar që ta kenë besimin, se pa marrë parasysh se sa i fuqishëm dhe i pasur mund të jetë dikush, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të mund t’i shmanget thirrjeve për të dhen llogari për veprime që bënë”, tha Sparks.

Zyrtarë nga ministritë e Qeverisë së Kosovës thanë se besojnë fuqishëm që themelet e luftës kundër korrupsionit janë pikërisht ligjet e mirëfillta .

Ata kanë përmendur hartimin e ligjeve të cilat kontribuojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Kosovë, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga më 15 shkurt të këtij viti ka themeluar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe të aktiviteteve të institucioneve dhe të agjencive në kuadër të kompetencave dhe fushëveprimeve të tyre për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : babushi Prej : franc
22.12.2012 11:09
ani kurgjo nuk esht tani qka do te bohet ....mos vet kush per popull , rrnoft diaspora me ka 200 ero ne muj, minimumi po thom , se per qeveri e pêr ekonomi e mirqenje socjale e pensjone e rroga 93% ishin me qen ne varferi te skajshme

Nga : mali Prej : gjermani
21.12.2012 23:47
Hahahahahahahaha........ sa qesharake as ajo vet nuk e beson ket qe ka thene!!!!!!

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
21.12.2012 18:46
KISHTE QENE NJE FAMILJE E VARFER;SHUME E VARFER
SA;NUK KISHTE AS BUKE TE THATE AS UJE O,PER TE NGRENE E PIRE;POSI NUK KISHIN AS QIRI AS RREZE
DRITE TE DIELLIT PER EKZISTENCE-NDRIQIM SADOPAK
NGA TERRI E FERRI I MALLKUAR!! GRUAJA PO I THOTE BURRIT:-MORE NJERI,FQIU JONE E SJELLI NJE DHI TEK SHTEPIA;DO TA SHOHIN!TE NESERMEN:-O,NJERI, FQIU E SOLLI NJE DELE NE SHTEPI;-DO TA SHOHIN,MORE!TE PASNESER;-ORE BURRE; FQIU I SOLLI NJE PENE QE NE SHTEPI! DO TA SHOHIN MORI, DO TA SHOHIN!! KUR NE DITEN E KATERT:-MORE BURRE;E KISHIN VRARE FQIUN!
HEEE;E PASKAN PA A ;APO SHEH; SE ME HAJNI E KO-RRUPCION NUK BEHeSH SHTEPI;POR, E PAGUAN ME KOKE O.MOJ LOKE!!.TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA
SHQIPERIA NATYRALE IDEALE NE USA.

Nga : vushtrrija
21.12.2012 17:55
po duhet te perkrahet po si a mundesh ministri hashim te na tregosh ti si ta luftojm kit dukuri negatve kur ti me njerzit tu e beni a guxon kush kunder juve ta luftoj jo jam i sigurt se jo e mos dil me jep mesazhe badihava se spo mujm me te pa ma e as me te ni

Nga : llapiani Prej : frankfurt
21.12.2012 16:17
spari duhet ju meju qnerrjos ju qeverin e kosoves e pastaj qnjerrjoset edhe korrupsioni se per deri sa te jeni ju qeveritart ulun atu ku jeni ka me pas tan joeten korrupsion klm nga frankfurti