E hënë, shtator 01, 2014 Kosova 15:39

Kronika

Dy muaj paraburgim për Limajn dhe të tjerët

Fatmir Limaj
Fatmir Limaj
RFE /RL
Kryetari i trupit të përzier gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Malcolm Simmons, ka shtyrë edhe për dy muaj paraburgimin për deputetin dhe nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, avokati I Limajt, Tomë Gashi.

Masa e paraburgimit për deputetin Limaj dhe tre të tjerë të akuzuar, ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”, që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Gashi, tha se gjykatësi arsyetoi paraburgimin për shkak të frikës nga ndërhyrja në prova, që do të shqyrtoheshin gjatë gjykimit të ardhshëm.

Avokati, hodhi poshtë këtë mundësi eventuale ndërhyrjeje, duke thënë se shtylla kurrizore e procesit janë dëshmitë e dëshmitarit X, tashmë të ndjerë, andaj dhe nuk ka pasur mundësi ndërhyrjeje.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Bona Prej : Rahovec
21.12.2012 18:55
keq keq keq pse po lejojn kshtu duhet mu qu kejt nprotesta pse nuk i arrestojne kriminelat serb kojshit e mi si kan hanger buk nshpi tem, edhe mi kane vra njerz e familjes e i di kush jan ata vrases, skish drejtsi perfundimisht, bile po shprehna kot me doket veq s'po muna me majt mrena