E hënë, tetor 20, 2014 Kosova 10:03

Aktuale

Serwer: Platforma - kthim prapa i Beogradit për 20 vjet

Daniel Serwer
Daniel Serwer
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se platforma e Beogradit për Kosovën tregon se autoritetet serbe vazhdojnë “të jetojnë në fantazi”.

Fantazma më e madhe në këtë platformë është se Kosova mbetet krahinë autonome e Serbisë dhe se Serbia do të ketë sovranitet mbi Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë sepse nuk është aspak realiste”, thotë Serwer për Radion Evropa e Lirë.

Ai po ashtu ka hedh poshtë komentet e Beogradit se me platformën në fjalë, Serbia ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës.

Jo, nuk pajtohem me këto vlerësime, sepse mendoj se kjo, pa më të voglin dyshim, është plan për ndarjen e Kosovës. Autoritetet në Beograd bëjnë sikur po u përgjigjen kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për largimin e institucioneve të paligjshme serbe nga Kosova, por në fakt këto institucione vetëm se i legalizojnë”.

Ato po ashtu propozojnë që me komunitetin serb në Kosovë, në asnjë mënyrë, të mos udhëheqin institucionet e Prishtinës, por ato të Beogradit. Andaj, platforma bashkon komunitetin dhe në këtë mënyrë krijon ndarjen”, thotë Serwer.

E ashtuquajtura platformë për Kosovën, që ka propozuar Beogradi ditë më parë, kërkon autonomi për komunat në veri. Në këtë pjesë, Serbia po ashtu ka paraparë që policia dhe gjyqësori të mbeten nën juridiksionin e Beogradit.

Kjo, sipas Serwerit, nuk mund të ndodhë, sepse “Kosova duhet të ketë një shërbim të vetëm policor, si dhe një gjyqësor të vetëm”.

Prishtina dhe Beogradi, në muajin tetor, kanë nisur bisedime të nivelit të lartë, me takimet e kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Takimet, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Por, Serwer thotë se platforma nuk i kontribuon qasjes së Beogradit në këtë drejtim. Sipas tij, ajo mund të cilësohet si projekt i kthimit në 20 vjet më parë – “projekt që është absolutisht joreal dhe absolutisht i pamundur”.

“...megjithatë, unë besoj se bisedimet duhet të vazhdojnë, por oferta duhet të jetë ndryshe. Nuk mund të jetë ajo çfarë ofron platforma, sepse nuk besoj se dikush në Prishtinë e ka ndërmend të pranojë negocimin e propozimeve që ajo përmban. Nuk besoj se edhe komuniteti ndërkombëtar do të pranojë dokumentin e tillë”, thotë Serwer.

Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm platformën dhe kanë premtuar se nuk do të lejojnë që të gjejë zbatim. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se çdo hap i Prishtinës zyrtare do të përkojë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : dardan Prej : stockholm
24.12.2012 19:22
Me qudit fakti pse njerzit humbin kohe duke diskutuar qendrimin e Beogradit.
........Kjo garniture politike e Sebise eshte komplet garnitura e cila hyri ne lufte me Sllovenin ,Bosnjen,Kroacin dhe Kosoven.
Ketu mungon vetem Miloshevici .
Qellimi i Serbis eshte qasja ne miliardat e BE-s.
E jo realiteti politik,dhe permirsimi i situates ne Kosove.
Mbetet te shifet mirpor veshtir eshte me Serbet te meret vesh njeriu.
Shqiptaret e kan me se veshtiri sepse as Europa nuk ka qendrim stabil dhe te vendosur se qfare deshiron nga Serbia.