E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 21:57

Aktuale

Nepotizmi si "vlerë" politike

Prishtinë - foto nga arkivi
Prishtinë - foto nga arkivi
Nepotizmi nuk mund të jetë vlerë e asnjë partie politike, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Në një konferencë të organizuar për prezantimin e rezultateve të punës së Kuvendit gjatë këtij viti, Krasniqi tha se vlerë duhet të jenë kualitetet dhe përgatitja e kuadrove dhe jo nepotizmi.

Komentet e tij kanë pasuar deklaratat e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci se PDK e vlerëson shumë lart familjen dhe se rrjedhimisht vlerat familjare përkatësisht kuadrot e tyre mund të punësohen në institucione.

Sigurisht që PDK-ja ka vlera shumë, por vlerë sigurisht që nuk mund të jetë për një shoqëri nepotizmi. Prandaj, mendoj se vlerë duhet të jetë avancimi i njerëzve në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës mbi bazën e përgatitjes dhe interesit që ata me punën, angazhimin e tyre do të bëjnë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, ka thënë Krasniqi.

Afera e përgjimeve të bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të PDK-së kishte nxjerrë në shesh kërkesat e Adem Grabovcit drejtuar kryeministrit Hashim Thaçi për punësimin apo si shprehet ai “rehatimin” e një të afërmi të tij, në institucione.

Një kërkesë e tillë, sipas Grabovcit i ka edhe arsyet e veta.

Sa për rehatimin e dajëve dhe familjes, normalisht që unë dhe ne si parti politike e vlerësojmë shumë lart familjen sepse është qeliza e shtetit dhe ai që nuk e respekton familjen nuk mund ta respekton as rrethin dhe askënd tjetër”, ka theksuar Grabovci.

Në anën tjetër, shefi i grupit më të madh opozitar në Kuvend, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se nepotizmi po reflekton negativisht në punën e të gjitha sektorëve, përfshi edhe gjykatat e prokuroritë.

Kontrolli qeveritar, sipas tij, është aq i fuqishëm saqë njerëzit po i pengon në kryerjen e obligimeve të tyre sepse ata mund të mbeten pa punë nëse nuk kanë mbështetje të fuqishme politike anash.

Nuk mund të jenë të gjithë dajallarë apo axhallarë të pushtetarëve për t’u rehatuar sepse në Kosovën tonë vetëm militantët partiak, në këtë rast të PDK-së, dajallarët, nipat e mbesat e tyre po i rehatojnë”, është shprehur Beqiri.

Nepotizmi ishte vetëm një segment i efekteve politike që kishte publikimi i përgjimeve telefonike ndërmjet zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Përmbajtja e tyre nxori shumë sheshazi pakënaqësitë e personaliteteve të PDK-së me kryetarin e Kuvendit i cili ishte edhe objekt fyerjesh.

Krasniqi tha se nuk pret që këto personalitete, edhe pse kolegë nga partia e tij, t’i kërkojnë falje sikurse që nuk kishte pritur se ata do të flisnin me atë gjuhë për personalitetin e tij.

Sidoqoftë, Krasniqi nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë e krijimit të një partie të re politike të cilën do ta udhëhiqte në të ardhmen.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
26.12.2012 18:50
O,JU LUTEMI;MOS U BENI SI ATA QE PARA SHEKUJVE SI DJAJE TE DJALLEZUAR DUKE BASHKEPUNUAR ME DJALLIN DHE PER DJALLIN E TE BIRIN E DJALLIT;DHE DUKE SHITUR A FALUR EDHE GJAKUN E SHQPIRTIN E ZEMREN E
ESHTERAT E SKELETIN E TRUPIN O,DUKE BERE TURPIN ME TE MADHIN E DUKE U SHNDERRUAR NE TRADHETAR
HE,VETEM PER INRERESA ME TE ULETA PERSONALE DUKE I DHENE TERE INETERSAT IDEALE ME TE LARTAT MBARE KOMBTARE; MBARE SHQIPTARE; MBARE ARBERO-RE E MBARE NJEREZORE;O, DUKE I SHITUR EDHE MBI 80% TE 100% TROJE E TERITORE;POPULL KOMB;DHE DUKE NDERRUAR E ASIMILUAR E ASGJASUAR EDHE FALUR ME SIMBOLE E HIMEN EDHE IDENTITET MBARE SHQIPTARE;O, MBARE LEGJENDARE;TE KETI POPULL KOMBI ME I LALSHTI
KY DJEP I CIVILIZIMIT;QENDERSES;KULTURES;BUJARISE
E HUMANITETIT ME TE NEDRSHEM DHE ME TE LARTE TE MBARE QENJES NJEREZORE;O, TE GJTHE NENE TEREZA; GJERGJ KASTRIOTA-SKENDERBE E DERI TEK KRYELEGJENDA ME E MADHE MBI KETE ATDHE-ADEM JASHARI I PERKAZIT O, KAFAZIT TE SHQIPES LEGJENDARE
O MBARE SHQIPTARE!!. TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE ME IDEALE NE USA.