E premte, nëntor 28, 2014 Kosova 17:53

Aktuale

PDK e AAK duan koalicionin, por nuk lëshojnë postin e kryeministrit

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Artikujt e ndërlidhur

Koalicionin PDK – AAK e rrezikon synimi për postin e kryeministrit

Nga java e ardhshme është paralajmëruar nisja e bisedimeve ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, në lidhje me formimin e një koalicioni qeverisës. Zyrtarë nga këto dy parti, i shpalosin pozicionet e tyre, ku dallojnë në çështjen e marrjes nën drejtim të postit të kryeministrit.
Idetë për zgjerimin apo krijimin e koalicioneve të reja qeverisëse në Kosovë nuk shihen me shumë seriozitet si nga opozita ashtu edhe nga disa prej udhëheqësve të lartë të institucioneve.

Përderisa posti i kryeministrit aktualisht interpretohet si pengesë për lidhjen e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës së Hashim Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt, në analiza e komente tjera vlerësohet se ofertat dhe idetë për koalicion nuk kanë as seriozitetin për të bërë ndryshime në qeverisje.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi mendon se deri më tani nuk është parë një qasje serioze që do të mund të sillte si rezultat ndryshime në koalicionin qeverisës.

Nëse i keni përcjellë deklarimet më të fundit tregon që nuk ka pas ndonjë seriozitet në atë drejtim dhe akterët të cilët kanë folur më së shumti mendoj që e kanë përmbyllur këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.

Oferta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe liderit të saj Ramush Haradinaj drejtuar Partisë Demokratike dhe kryeministrit Hashim Thaçi për bashkëqeverisje, shihet si një iluzion nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri mendon se nuk mund të vendoset një kualitet i ri qeverisës në vend nëse shkohet në koalicion me PDK-në dhe Thaçin, të cilët sipas tij e kanë sjell vendin në këtë gjendje.

Mendoj që është shumë iluzore nëse dikush mendon që mund ta përmirësoj gjendjen aq më tepër nëse hyn në koalicion me ata që e kanë sjell vendin në këtë gjendje”, ka deklaruar Beqiri.

Edhe subjekti tjetër opozitar, lëvizja Vetëvendosje në disa raste i ka bërë thirrje AAK-së që të mos hyjë në koalicion me PDK-në.

Por, me gjithë vërejtjet dhe këshillat që AAK-së i vijnë nga tabori i opozitës, kjo parti politike mbetet pranë ofertës së saj për koalicion me PDK-në, por me një kusht, që posti i kryeministrit t’i takoj Ramush Haradinajt, të cilin deri më tani e ka refuzuar në vazhdimësi PDK-ja.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se oferta nuk ndryshon.

Ekziston oferta për Ramushin kryeministër sepse mendojmë që dinamizohet procesi, qeverisje në vend”, ka thënë Isufi.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka deklaruar se aktualisht bisedimet për koalicion mund të zhvillohen në nivele partiake dhe se qeveria nuk ka ndonjë qëndrim.

Flitet për bashkëpunim mes dy partive politike, por unë jam këtu për ta mbrojtur qëndrimin e qeverisë dhe qeveria ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”, është shprehur Kuçi.

Pas ofertës së AAK-së drejtuar PDK-së që koalicioni i ri do të duhej të nxirrte në krye të qeverisë Ramush Haradinajt, kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar mesazhe këto ditë AAK-së dhe Haradinajt se oferta e PDK-së do të publikohet pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti politike.

Po ashtu, në deklarimet e mëhershme, kryeministri Thaçi kishte mbrojtur edhe partinë partnere të koalicionit, Aleancën Kosova e Re të afaristit Behxhet Pacolli, duke thënë se nuk ka nevojë për koalicion të ri dhe se koalicioni aktual vetëm mund të zgjerohet me ndonjë subjekt tjetër, duke aluduar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : DEQANI Prej : STUTTGART
27.12.2012 20:52
ORAMUSH NA BANE KAHRE MORE BURR PO QA KI ME 2 % KRYMINISTER ME HI PA TE ZGJEDH POPULLI TY !!! NESE THAQI TA JEP TY TI SBAN ME HI NE QEVERI NESE THAQI TA LSHON TY MA SDO KET PDK TA DISH

Nga : Nikqi Prej : gjermani
27.12.2012 19:06
O jarane,80% e popullit nuk te don per Minister.
Në përgjigje

Nga : Zëri Dardan Prej : Prroi i gjakut
27.12.2012 23:28
Si Ramushi si Hashimi, të dytë janë njesoj. Para luftës skan pas kurgje,e sod kanë edhe rrezidenca, kulla, hotele, dhe prona që kalojn ufinin e miliarderit.
Edhe ligjet e miratuara në kuvend u miratuan jo për deklarimet dhe prejardhjen e pronave të se i cilit individ nga Kosova prej përfundimit të luftës deri me sot por prej vitit 2012 . Pra kta janë njerzit me të rrezikshëm që mundet Kosova me i pasë në qeveri. Për arsye të mbrojtjës së pronave të tyre marramendese..., kta janë në gjendje ta kthejn Kosovën prap në Serbi vetëm e vetëm me e mbrojt pronen e tyre të paligjshme. Janë mbushë meend se lezeti i ksaj dynjaje nuk është me qenë patriot po me qen të pasun... shi për ketë arsye edhe Ramushi edhe Hashimi për kolltuqe si me qenë qifligar të Kosovës po duan ta marrin dëmshperblimin nga populli i Kosovës... demek kemi të drejtë sepse jemi kan luftetar. E sa njeri ka vdek për ketë tokë e sa i kanë humb gjymtyrt e sjanë në gjendje ti mbajnë as femijët e tyre , ktyne sju interoson më. Përmes pushtetit kta e rujn pasunin e tyne ....