E premte, gusht 22, 2014 Kosova 15:42

Kronika

Humor, ironi e grushta

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nuk folën vetëm deputetët. Aty folën edhe mysafirë dhe udhëheqës kosovar. Në paraqitjet e saj presidentja Atifete Jahjaga ka mund të mos jetë nganjëherë aq e shkathtë në fjalimet e saj.

Presidentja Atifete Jahjaga
                                  

Tema e njohjeve të reja për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara shpesh ka vënë në theks të kritikave kryeministrin dhe shefin e diplomacisë kosovare. Pas një fjalimi që deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama  në lidhje me këtë problematikë, kryeministri Hashim Thaçi me satirë e thumb i tha se ishte i gatshëm t’ia lëshonte vendin asaj, por me një kusht. 

Kushti i kryeministrit Hashim Thaçi për ta lëshuar postin
                                  

Debatet parlamentare dhe polemikat nuk e kanë kursyer askënd. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte shpesh protagonist i tyre. Kësaj radhë ai pati një debat verbal me nënkryetarin e Kuvendin nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti.

Polemikat Jakup Krasniqi vs. Sabri Hamiti
                                  

Por shumë më i ashpër Krasniqi ishte në raport me ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi. I mllefosur nga prania e forcave speciale në ndërtesën e Kuvendit, Krasniqi nuk k,ishte kursyer kritikat në adresë të ministrit Rexhepi.

Jakup Krasniqi e quan ministrin Bajram Rexhepi rrugaç
                                  

Një nga replikat e vitit në Parlamentin e Kosovës ishte ajo ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Ky i fundit e kishte konsideruar krim shitjen e distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës duke konstatuar se për këtë veprim, Thaçi do të duhej të përfundonte në burg.

Albin Kurti nxehet ndaj kryeministrit Thaçi
                                  

I shpejtë ishte edhe reagimi i kryeministrit Thaçi i cili i tha Kurtit se ai me shokët e Vetëvendosjes ishin zëra të izoluar që kishin kundërshtuar edhe autostradën e kombit dhe shumë projekte e procese vitale për Kosovën. Madje, Thaçi i tha Kurtit se nuk dëshironte ta qonte tutje këtë muhabet për hir të babit të Kurtit për të cilin tha se kishte respekt.

Thaçi ia kthen Kurtit
                                  

Por, si e shihte Albin Kurti kryeministrin Thaçi?

Kurti e quan “paçavër” Thaçin
                                 

Gjatë këtij viti, acarimi ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes i tejkaloi suazat e debateve e polemikave duke u kthyer edhe në arenë të grushtave. Deputeti i Vetëvendosjes Florin Krasniqi e kishte përshkruar gjendjen në kuvend si tejet të rëndë ku deputetët që kishin të kaluarën e tyre në Shërbimin Informativ të Kosovës, organ ky i afërt me PDK-në, sipas tij, në vazhdimësi po i provokonin të tjerët.

Florin Krasniqi – SHIK-u po na provokon
                                 

Një ditë i provokuar nga një ish pjesëtar i SHIK-ut, tani deputet në Kuvendin e Kosovës me emrin Latif Gashi kishte qenë edhe deputeti i Vetëvendosjes dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi. Këtu edhe kishte plasur sherri, Selimi e grushtoi Gashin tek dyert e ndërtesës së Kuvendit, ngase ishte ndier i provokuar.

Rexhep Selimi: Ja pse e grushtova deputetin Gashi
                                 

I përplasur mes përleshjeve dhe grushtave më pas ishte edhe deputeti tjetër I PDK-së, Bekim Haxhiu I njohur me nofkën “Kamishi”. Ai thotë se nuk e kishte provokuar kënd por ishte sulmuar në pabesi nga deputetët e Vetëvendosjes dhe truprojat e tyre.    

Bekim Haxhiu - Kamishi - Më sulmuan në pabesi
                                 

Përveç debateve të zjarrta dhe grushtave ajo që ka karakterizuar anën jo formale të punës së personave zyrtarë që bartin poste të larta publike, ishte çështja e përgjimeve telefonike nga ana e EULEX-it dhe plasimi i bisedave në rrjete sociale e media. Subjekt i tyre ishin kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarë të lartë të PDK-së. Përmbajtja e këtyre bisedave nxori në shesh pakënaqësitë e mëdha të zyrtarëve të PDK-së me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi i cili ishte objekt fyerjesh dhe për shkak të përmbajtjes së tyre ne nuk do t’i transmetojmë, por do të transmetojmë vetëm një pjesë të intros së bisedës së kryeministrit Hashim Thaçi dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Pronto - Thaçi me Grabovcin
                                 

Por, kur në fakt kishin nisur të përgjohen figurat publike dhe të tjerët në Kosovë. Ish kryeministri Bajram Rexhepi ka dhënë një lajm mjaftë shqetësues për të gjithë ata që kanë mund të kryejnë shumicën e punëve të tyre me anë të telefonit.

Bajram Rexhepi: Gjithmonë na kanë përgjuar të huajt
                                  

Që nga publikimi i këtyre bisedave, rrugëve të Prishtinës mund të dëgjohen njerëzit tek sa u përgjigjen thirrjeve telefonike jo më me “ALO” por me “PRONTO”.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Ismeti Prej : Kosove
01.01.2013 23:00
Keta qeveritare zi e ma zi nuk ka qysh me qene ndryshe,horror!Por,po ndalem te rasti i A.Kurtit,i cili eshte kunder shitjes se distribucionit te Korporates Energjetike te Kosoves.Mos valle mendon ai vet ta blej kete distribucion,e me siguri po i vjen inati te shkoj ne dore te tjeterkujte.Kjo duhet shitur njerezve qe jane ne gjendje ta punojne dhe te punesohen te papunet dhe jo te mos shitet dhe askush te mos i blej ato duke shikuar si falimenton ekonomia,mos kjo po i pelqen Albin Kurtit,te shikoj si ne vitrinen e mallit nderrmarrjet qe nuk i blen dhe nuk i punon askush.Ky,duhet te logjikoj se investuesit qofte te huaj ose te vendit duhet te kene mundesin ti blejne ato sa me shpejte se perndryshe behet vone qe askush me nuk do te jep as nje para.Albin Kurti nuk duhet te protestoj kunder shitjes se nderrmarrjeve,ku njerezit kane nevoje te punojne dhe jo ato te ruhen si arkitektura muzeore...Ku qendron problemi ketu,te mos shiten ato nderrmarrje?!
Në përgjigje

Nga : agoni Prej : gjermani
02.01.2013 12:36
o ismet, po qeta ismetat si ti na kan pru ne ket gjendje , ta hangsha intelegjencen me pasul ty hooo.
Në përgjigje

Nga : Ismeti per agronin Prej : Kosove
02.01.2013 23:37
Ani,agron,shko ha ala pasul e ndoshta te shtohet ty intelegjenca sepse paske nevoje per te,e sa per mua mos te vije keq.Po dyshoj qe Albini po i ruan nderrmarrjet per ty,apo jo?!Mos harro as ti e as Albini yt se Kosova nuk e ka simbolin e qekiqit dhe te drapnit...!
Në përgjigje

Nga : nexhi Prej : kanada
03.01.2013 00:25
pershendetje Z. Ismet..te kuptoj pse te shiten ndermarrjet apo ne kete fjale KEK-u..por kjo eshte ajo qe mendoj,, pse te shitet nje ndermarrje kur per momentin eshte nje nder me fitimprurse ne vendin tone,,pse te u shitet dikujt per nje qmim diku 80-90 perqind me lire se sa e ka qmimin real,, keto ndermarrje KEK-u, Aeroporti, PTK, nuk duhet kursesi te u shiten askujt, se per momentin jan duke punuar, jan me fitimprurse, kan me qindra puntor,,,,. tash shtrohet pyetja se po u shit, kush do ta merr, per sa para do ta marr, qka do te bej me te, a do te ngritet qmimi psh i rrymes, apo qfardo ndermarrje te jet,, ky fenomen eshte ne perdorim kogja moti,, jan disa ndermarrje ne pjesen e anamoraves te cilen i kan blere me nje qmim shum te ulet diku 80% ma lire se qmimi te cilet duhet te jet, dhe brenda 3 muajve eshte shendrruar ne parkim te makinave....ka ardh nje koh e keqe,,pershendetje,,
Në përgjigje

Nga : Ismeti per nexhin Prej : Kosove
03.01.2013 19:16
O,nexh kanadezi,ti bile duhet ti kesh keto gjera ne dijeni.Ky eshte nje lloj transaksioni.Cdokush qe don te blej nje nderrmarrje ne Kosove,qellimi eshte te perfitoj.Kete e ke si ne Kanada ashtu edhe gjithkund tjeter.Edhe ai qe e blen nuk mund te parsheh ardhmerin e buxhetit ekonomik te xhepit te vet.Per cdo bleres eshte rrezik,por kjo behet sipas sigurimit rezerve te kapitalit qe posedon.Edhe cmimet rregullohen sipas te ardhurave dhe perfitimeve te ndersjellta.Nese une e posedoj nje nderrmarrje,cmimin e prodhimit nuk mund ne menyre kolosale ta ngris,sepse tatimi eshte i madh,por duhet shikuar edhe ne tregje si shkon produkti.Keshtu qe,nderrmarrjet,te cilat ne Kosove jane me buze te varur duhet te pertrihen,te ngjallen,ashtu sikur nje pacient i vuajtur nga nje semundje e rende,atij duhet ti behet sherbimi i mire mjekesor per ta mekembe.Keshtu e ke edhe ekonomin e Kosoves,krejt shkret!Nuk punohet sot me alete drurit,por me mjete me moderne te kesaj kohe ne te cilen ndodhemi,apo jo...!Behet mire,o,Nexh,vetem me koke duhet te punojne keta qeveritare tane!May you have A Happy New Year!