E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 11:35

Shëndetësi

Çrregullimet psikike, në rritje

Ilustrim
Ilustrim
Sëmundjet më të shpeshta në Kosovë janë ato të sistemit të frymëmarrjes me 22.9 për qind, të pasuara me sëmundjet e sistemit të tretjes me 11.1 për qind.

Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë një prezantimi të analizës së sëmundshmërisë të popullatës së Kosovës.

Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, tregon arsyet e rritjes së numrit të personave që preken nga këto sëmundje.

“Orientimi duhet të bëhet në këto sëmundje, sepse paraqesin brengë për institucionet e Kosovës dhe qytetarët. Për të dyja këto ekziston parandalimi, si kjo e para që ka të bëjë me shumë faktorë, por edhe me kontaminimin e ajrit, dhe kjo e dyta që ka të bëjë me problemet e ushqyeshmërisë dhe nivelit higjienik të ushqimit”.

"Tani duhet që Ministria e Shëndetësisë praktikisht të jap një impuls më të madh për të gjitha institucionet shëndetësore që të favorizojnë shërbimet në këtë drejtim”, thotë Ramadani.

Por, analiza e sëmundshmërisë në Kosovë tregon se sëmundjet me çrregullime mendore, kanë arritur që të rangohen me 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, njëherësh psikiatër, flet për indikatorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave që kanë çrregullime mendore.

“Një prej treguesve flet për atë se nivelin e kujdesit tretësor shëndetësor prevalencë më e madhe ka qenë në radhët e sëmundjeve me çrregullime mendore me mbi 35 për qind. Kjo flet për një gjendje të pritur, meqë në Kosovë janë bërë tri hulumtime madhore për gjendjen e shëndetit mendor dhe kanë treguar shkallë shumë të lartë të stresit emocional, ankthit”.

“Të gjitha këto zhvillime emocionale kanë të bëjnë me luftën e rëndë dhe tranzicionin e rëndë social ekonomik, varfërinë e popullatës, e që ndikon në gjendjen psikike te njerëzit. Ne po arrijmë t’i kontrollojmë këto zhvillime dhe ne do të bëjmë një ristrukturim gjatë vitit 2013 në këtë segment”,
bën të ditur Agani.
 
Ndërkohë, sipas hulumtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë, më shumë se 350 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, duke përfshirë të gjitha moshat.

Më shumë se 1 milion njerëz kryejnë vetëvrasje në botë, dhe kjo sipas OBSH-së, ndërlidhet me çrregullimet mendore.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, sqaron se Kosova gjatë vitit 2012 ka pasur parasysh rritjen e numrit të personave që kanë çrregullime mendore, andaj është fokusuar në këtë lëmi.

Sipas tij, është shtuar numri i  psikiatërve në shërbimin e resurseve të familjes, ka avancuar me fillimin e programit të specializimeve të psikologjisë klinike, është filluar ndërtimi i Institutit të psikologjisë forenzike dhe përgatitja e stafit për të, si dhe është ngritur buxhet këtë vit për trajtimin e shëndetit mendor, buxhet i cili arrin vlerën rreth 800 mijë euro për trajtim.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Lorik Prej : janeng@gmx.de
28.12.2012 19:49
crregullimet psiqike ne rritje???
kjo nuk eshte risi fare, ne kosove mbreteron nje gjendje anormale ku njerzit mirren me fantazma te ndryshme, me korrupsion, hajni, trafikim droge, te femrave, degradim te arsimit, ekonomis, kultures dhe po ky milet e toleron parin e vendit qe eshte e zhytur ne hajni dhe korrupsion dhe eshte e zgjeshur permes zarfave dhe ceshte me e keqja degjojm 24 ore ne dite slloganin: amerika eshte bab dhe nan kurse evropa eshte njerke dhe teze nga pseudoanalistet.