E premte, prill 18, 2014 Kosova 12:36

Rajoni

Protestat në Maqedoni vazhdojnë nga e mërkura

Protestat e opozitës në Maqedonii
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
29.12.2012
Disa mijëra qytetarë mbështetën protestat e aleancës opozitare të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila u mbajt jashtë selisë së VMRO DPMNE-së të shtunën.

Protestat e opozitës në Maqedoni

Madhësia e shkronjave - +
Disa mijëra qytetarë të shtunën protestuan në kryeqendrën e Maqedonisë, kundër, siç u shprehën, qeverisë jodemokratike të udhëhequr nga VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski. Protestuesit u ndalën para selisë së partisë së tij duke brohoritur “Poshtë qeveria”, “Shkelës të demokracisë” etj.

Lideri i opozitës maqedonase, Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, në fund të tubimit tha se “opozita do të vazhdojë me protesta edhe pas Vitit të Ri”, për çdo ditë pune, duke filluar nga e mërkura do të protestohet në të gjitha qytetet e Maqedonisë.

“Thonë: ‘Kudo që të jesh, para dhe pas Kërshëndellave, të jesh në shtëpi’. Nga e mërkura do të kemi protesta të përditshme në të gjitha qytetet në Maqedoni, si dhe një Parlament të hapur ku qytetarët do të mund t’i shprehin të gjitha problemet e tyre, hallet, me të cilat përditë ballafaqohen”, u shpreh Cërvenkovski, i cili udhëheq me frontin e partive maqedonase në opozitë.

Cërvenkovski para protestuesve tha se kryeministri Nikolla Gruevski ka atakuar demokracinë me mënyrën aspak demokratike gjatë miratimit të buxhetit të shtetit.

“Kjo Qeveri nuk mundet të marrë frymë, e ku më të qeverisë pa marrë kredi dhe pa larë para. Ndërsa, Nikolla Gruevski me kontrabandë dhe me dhunë, e miratoi buxhetin, pa ligj, duke përzënë gazetarët jashtë sallës së Kuvendit. Mjaft më me përmendore bronzi, mermeri dhe fasada baroku”,  deklaroi Cërvenkovski..

Tubimi i së shtunës ku merrnin pjesë disa parti maqedonase në opozitë, ka kaluar pa ndonjë incident, ndërkohë që mbetën të bllokuara për disa orë akset rrugore që çojnë kah kryeqendra.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum