E premte, gusht 29, 2014 Kosova 07:14

Rajoni

Maqedoni: Tensionet dëbojnë investitorët e huaj

Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Maqedonisë vlerëson se me stabilitet në planin makroekonomik, si dhe disiplinën financiare të politikave fiskale, vitin e ardhshëm vendi do të shënojë rritje ekonomike prej dy për qind.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini, thotë se kjo rritje ekonomike, do të arrihet përmes realizimit të investimeve kapitale të planifikuara me buxhetin shtetërorë të vitit 2013.

E para është të kemi stabilitet makroekonomik në vend, e dyta është të kemi disiplinë financiare në politikat fiskale, e treta do të fokusohemi në realizimin e investimeve kapitale, të cilat janë planifikuar në buxhet. E katërta është projekti i ri i Bankës Botërore për të stimuluar kompanitë, të cilat eksportojnë”.

“Dhe, si parametër të pestë, më duhet të theksoj kredinë e volitshme që Qeveria ka siguruar përmes Bankës Evropiane, për investime me interes të subvencionuar dhe shumë projekte të tjera që do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e ekonomisë në nivel prej dy për qind”, thotë Saraçini.

Por, analistët ekonomikë thonë se zhvillimet e fundit politike do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe në pasqyrimin e Maqedonisë kundrejt investitorëve të huaj.

Zoran Ivanovski, ekspert i ekonomisë, thotë se në një vend ku vazhdimisht ka tensione politike dhe etnike, shumë pak mund të jenë të rëndësishme të gjitha ato lehtësime që janë bërë në favor të atyre që vendosin të investojnë në Maqedoni.

“Stabiliteti politik, politikat e matura, si dhe progresi i dukshëm në zhvillimet ekonomike, janë  parametrat kryesorë që joshin investitorët e huaj. Si pasojë e mungesës së këtyre elementeve, investitorët e huaj gjithnjë e më pak do të duken në Maqedoni. Andaj autoritetet shtetërore duhet angazhuar më shumë në demokratizimin e institucioneve shtetërore, si dhe funksionimin e shtetit ligjor”, thekson Ivanovski.

Ai nënvizon se mënyra se si u miratua buxheti për vitin 2013, në një mënyrë ndjell frikë tek investitorët, qofshin të huaj, ose vendor.

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, konsideron se Qeveria e Maqedonisë nuk guxonte t`i lejonte opozitës, siç shprehet, të përfitojë pikë politike duke bllokuar miratimin e buxhetit.

Valon SaraçiniValon Saraçini
x
Valon Saraçini
Valon Saraçini
“Qeveria, përmes investimeve kapitale, planifikon nxitjen e rritjes ekonomike në vend, ndërsa opozita planifikonte të ketë më pak investime kapitale , që do të rezultonte me një ngecje të ekonomisë. Ju e dini se në këto kushte krize, kur është ndërprerë tërësisht kërkesa nga kompanitë evropiane për kompanitë vendore dhe ata eksportojnë shumë më pak se vitet që ishin më të mira në aspektin e zhvillimit ekonomik, Qeveria e Maqedonisë paraqitet si investitor kryesor në ekonominë e vendit”.

“Në këtë rast, ne, si Qeveri, përmes investimeve direkte kapitale që realizohen përmes buxhetit, nxisim zhvillimin ekonomik në Maqedoni, apo rritjen ekonomike në vend”, shprehet Saraçini.

Por, me këtë nuk pajtohet Visar Ademi, ekspert i ekonomisë. Sipas tij, buxheti është i projektuar në atë formë që investimet kapitale mbeten në plan të dytë, ndërkohë që theks i veçantë edhe më tej i kushtohet ngritjes së identitetit maqedonas përmes realizimit të projektit “Shkupi 2014”  dhe në ato segmente që nuk japin ndonjë rritje shtesë për ekonominë, e aq më pak për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Ky buxhet absolutisht nuk është në interes të qytetarëve, por është në interes të pjesëtarëve të Qeverisë, të cilët kanë gjetur një metodë të mirë për t’u sjellë përfitim vetëm personave që janë të afërt me pushtetin”, konsideron Ademi.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum