E hënë, prill 21, 2014 Kosova 01:41

Bota

Miratohet ligji për buxhetin: SHBA shmang recesionin

Marrëveshja për tatëpjetën fiskale - sistem i drejtëi
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
02.01.2013
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj për të shmangur të ashtuquajturën "tatëpjeta fiskale". Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja do të ndihmojë në parandalimin e një rikthimi në recesion. Obama pritet të nënshkruajë menjëherë ligjin. Video: AP

Marëveshja për tatëpjetën fiskale - sistem i drejtë

Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara ka kaluar ligjin, i cili shmang rritjen automatike të taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve. Ligji është miratuar me 257 vota për dhe 167 kundër.

Masa, e cila më herët ka kaluar edhe në Senat, i është dërguar presidentit Barack Obama për nënshkrim.

Ajo pengon Shtetet e Bashkuara nga rrëshqitja në të ashtuquajturën tatëpjetë fiskale. Tatëpjeta nënkupton mbi 600 miliardë dollarë shkurtime automatike të shpenzimeve dhe rritje të taksave, të parapara si masë për reduktimin e deficitit buxhetor të Amerikës.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se tatëpjeta fiskale mund të çojë ekonominë e SHBA-së në recesion dhe të ndikojë, madje, në ekonominë globale.

Por, legjislacioni tani zgjat shkurtimin e taksave për shumicën e amerikanëve dhe shtyn shkurtimet automatike të shpenzimeve për të paktën dy muaj.

Shkurtimet e taksave datojnë që nga koha e administratës së ish-presidentit George Bush.

Pas votimit, presidenti Obama ka thënë se marrëveshja e ka bërë më të drejtë sistemin tatimor të Amerikës.

Premisa qendrore e fushatës sime për president ka qenë që të ndryshojmë kodin e taksave që ka anuar shumë kah të pasurit, por në kurriz të punës së klasës së mesme. Sonte, e kemi bërë këtë. Duke iu falënderuar votave të demokratëve dhe republikanëve në Kongres, unë do të nënshkruaj ligjin, i cili rrit taksat e të pasurve, ndërsa ndalon rritjen e taksave për klasën e mesme”, ka thënë Obama.

Ai po ashtu ka pranuar se legjislacioni është vetëm pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të reduktuar deficitin.

Demokratët e Obamës dhe republikanët e kanë pasur të vështirë të pajtohen për strategjinë e reduktimit të deficitit. Republikanët kanë refuzuar thirrjet e demokratëve për rritje të taksave, ndërsa demokratët kanë kundërshtuar shumicën e shkurtimeve në programet qeveritare, të propozuara nga republikanët.

Në lidhje me këtë, Obama ka thënë:

Mendoj se të gjithë e dimë se ky ligj është vetëm një hap në përpjekjet tona të gjera për të forcuar ekonominë dhe për të zgjeruar mundësitë për të gjithë. Deficiti vazhdon të jetë shumë i lartë, ndërsa ne vazhdojmë të investojmë shumë pak në gjërat e nevojshme për rritje të shpejtë të ekonomisë”.

Miratimi i legjislacionit ka bërë që çmimet e aksioneve në tregjet aziatike të rriten, ashtu si edhe çmimi i naftës.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum