E premte, tetor 24, 2014 Kosova 11:31

Intervista

Demaçi: Për bisedimet të garantojë Evropa

Adem Demaçi
Adem Demaçi

Nëse prapa këtyre bisedimeve qëndron Evropa, në të cilën, tash për tash, si po shihet, violina e parë është Gjermania  atëherë nuk jam skeptik, por jam realist i cili mendon se bisedimet do të bëhen, diçka Serbisë do t’i lejohet që të mos ndahet e koritur në këto bisedime, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Adem Demaçi.


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Demaçi, Kosova po e përmbyll këtë vit me bisedimet në nivel tjetër me Serbinë, bisedime këto për të cilat ka optimistë dhe skeptikë. Ju ku e gjeni veten, në cilën kategori përballë këtij procesi?

ADEM DEMAÇI
Sikur të ishte vetëm një bisedim që do të bëhej ndërmjet palës serbe dhe palës kosovare, do të isha skeptik, sepse serbët nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë marrëveshje, ndonjë stabilizim, se nuk është qëllim i tyre të stabilizojnë, por qëllimi i tyre është të destabilizojnë.

Po vetëm të luajnë një rol sikur ja, ne jemi të gatshëm, por këta të Kosovës nuk po duan që të nxjerrin mundësinë për t’u lidhur me këto strukturat evropiane, sepse gjendjen ekonomike financiare, me borxhe, me zhvillime tjera, e kanë katastrofë dhe kanë nevojë për Evropën. Prandaj kanë nevojë t’i bëjnë lajka Evropës dhe t’i nënshtrohen diktatit të Evropës për bisedime.

Po nëse prapa këtyre bisedimeve qëndron Evropa, në të cilën, tash për tash, si po shihet, violina e parë është Gjermania dhe kjo me disa deklarata të fundit që i dha ambasadori gjerman në përkrahje të plotë të integritetit dhe të pavarësisë së Kosovës edhe në një mënyrë që të mos i bëhen lëshime Serbisë me kërkesa konkrete ndaj saj, atëherë nuk jam skeptik, por jam realist i cili mendon se bisedimet do të bëhen, diçka Serbisë do t’i lejohet që të mos ndahet e koritur në këto bisedime.

Mirëpo, nuk besoj se do të veprohet në mënyrën që Kosovës t’i dilet në krah ashtu si duhet, si mendojmë ne se është e drejtë si viktimë e krejt kësaj lufte, nëpër të cilën ka kaluar Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi.

RADIO EVROPA E LIRË
Po si mendoni të zgjidhet kjo situatë e ngrirë në veri të Kosovës?

ADEM DEMAÇI
Askush nuk po tenton që të zgjidhet mbarë, që ata që kanë ardhur të kthehen në shtëpitë e veta, e ata që janë përzënë, të kthehen në pasuritë dhe shtëpitë e veta, por po mundohen që kjo situatë që po i thonë francezët “fait accompli”, domethënë një akt i kryer, të bëhet një realitet dhe nga ky realitet të kërkohet një zgjidhje, e cila do të ishte gjithsesi në disfavor të shqiptarëve.

Unë mendoj se nëse Evropa do të insistojë që të pranohet vetëm projekti i Ahtisaarit si bazë, përndryshe mund të them se ai projekt ka qenë masakër ndaj Kosovës. Të bëhen komunat me 1000-1500 banorë, komunat me 100 mijë banorë s’po mund të kalojnë si duhet, e jo më komunat me 1000 e 1500 banorë, e t’i jepet e drejta Serbisë të mund të manipulojë me ata banorë - t’ua paguajë me polici, me mësues, profesorë e mjekë, nga buxheti i vet, domethënë Serbia në mënyrë legale ta krijojë rrjetin e vet të, në daç thuaj të bashkëpunëtorëve, në daç thuaj të spiunazhit, a si të duash në një territor tjetër, në një shtet tjetër i pranuar nga Evropa, apo shumica e Evropës dhe gati nga gjysma e botës si shtet i pavarur - këtë e bëri vetëm Ahtisaari.

Kjo u bë me pretekst të gjoja se këto lëshime do ta detyrojnë ose do ta bëjnë që Rusia të lëshojë pe të largohet Rezoluta 12 44 dhe Kosova të dalë si shtet i pavarur dhe të mund të pranohet në Kombet e Bashkuara dhe të zhvillohen gjërat ashtu si e do rregulli i Kombeve të Bashkuara.

Kjo nuk ndodhi, me fjalë tjera shqiptarët edhe këtu u mashtruan dhe në këtë situatë kanë ardhur në një rrugë shumë të vështirë, të cilën mund ta çajë vetëm në qoftë se Evropa tregohet e vendosur dhe insiston edhe një herë fuqishëm që Plani Ahtisaari të jetë bazë për gjetjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i kënaqte të dy palët, meqë shqiptarët e pranuan.

Ne, faktikisht, atë marrëveshje e bëmë me Evropën, nuk e bëmë me Serbinë fare. Serbia dihet se nuk e pati pranuar Planin e Ahtisaarit, dhe në këtë mënyrë besoj duke futur anekse që kanë të bëjnë me situatën dhe gjendjen e shqiptarëve që gjenden në Luginën e Preshevës duke kërkuar të njëjtat të drejta që u garantohen me Kushtetutën e Kosovës serbëve këtu, t’u garantohen të drejtat edhe shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

RADIO EVROPA E LIRË
Flitet gjithnjë për integrimet evropiane dhe përmbushjen e detyrave që Kosova duhet t’i bëjë në këtë rrugë. Kritikët thonë se me gjithë sukseset potenciale, rruga drejt BE-së, është e kushtëzuar, thënë kushtimisht, me rrugën që Serbia ndjek. Do të pajtoheshit? 

ADEM DEMAÇI
Besoj që është kjo e vetmja mënyrë që Serbia të disiplinohet dhe ta kuptojë se ka ndodhur diçka që nuk ka kthim dhe për t’i lënë krejt këto çka janë arritur deri sot, ta kuptojë që ajo punë nuk bëhet dhe këtu janë ato fjalët e palës gjermane që thotë se rrota e historisë nuk kthehet prapa. 

Edhe ambasadorja gjermane thotë gjithashtu se platforma serbe është një masakër e re që tentojnë ta bëjnë në Kosovë, është vetëm një copë letre, më jep shpresë që bota e ka kuptuar se kush është Serbia dhe çka është Serbia, pavarësisht se unë s’dua të identifikoj.

Kur them Serbia mendoj për këtë Qeverinë e Serbisë, dhe ata që janë në pushtet, e jo për popullin e gjerë serb, i cili nuk është në dijeni fare se çfarë po ndodh dhe ende s’e di se çka ka ndodhur me të vërtetë, si është bërë dhe pse është bërë kjo luftë, si dhe kush e ka shkaktuar atë - unë mendoj se kjo do të ishte rrugëdalja nga kjo situatë.  

RADIO EVROPA E LIRË
Shqiptarët në vitin 2012 shënuan 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë manifestimeve të ndryshme është përmendur shumë çështja e bashkimit kombëtar. Si e shihni ju këtë çështje?

ADEM DEMAÇI
E shoh si një proces të ligjeve të jetës, i cili gjërat i çon përpara. Bashkimin e shqiptarëve nuk mund ta ndalë asnjë forcë. Bashkimi i shqiptarëve do të dështonte vetëm sikur shtetet, të cilat e copëtuan korpusin, trupin, territorin dhe kombin shqiptar, sikur të mbërrinin t’i eliminonin shqiptarët, atë nuk arritën ta eliminonin, pavarësisht që kanë pasur deri diku sukses në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve. f

Dhe, vetë qëndresa e shqiptarëve, mbijetesa e shqiptarëve, është faktori kryesor, i cili me kalimin e kohës do t’i çojë në bashkimin kombëtar, po me anë të futjes në Bashkimin Evropian, ku do të krijohet klima që ata të bashkohen pa e lënduar askënd, pa e shkelur askënd, dhe pa mundësinë që dikush ta pengojë një gjë të tillë, sepse të gjithë do të jemi brenda BE-së, nën kulmin evropian. Si të tillë, shqiptarët s’do t’i ndalojë askush që të qarkullojnë lirisht, të punojnë lirisht, të krijojnë ide, të marrin kredi, të kenë bashkëpunim edhe me njëri-tjetrin, po edhe nga bota tjetër që dëshiron të na ndihmojë.

Unë mendoj se bashkimin kombëtar ne duhet ta kuptojmë pak më ndryshe në këto rrethana dhe në këtë hapësirë dhe kohë, në të cilën gjendemi. Nuk është fjala ta thyejmë lëvozhgën e vesë, fjala është që atë të verdhë të vezës që gjendet brenda lëvozhge ta shndërrojmë në zog të gjallë. Në momentin kur ai zog merr shpirt, ai do ta shohë veten se është i kufizuar, se është i burgosur, dhe ai me sqepin e vet makinalisht do të veprojë dhe do ta thyejë atë lëvozhgë dhe del zogu, i cili është tri herë më i madh sesa kur ishte vezë dhe kur ishte brenda lëvozhgës.

Këtë mënyrë duhet ta përdorin shqiptarët, pra të punojnë ngadalë dhe në mënyrë sistematike, pa folur e bërtitur dhe mundar ta bëjnë veten patriot duke bërtitur se duam bashkimin kombëtar etj.

Bashkimi bëhet duke qenë të bindur dhe duke drejtuar popullin e vet që së pari të bëhet bashkimi në Kosovë si duhet, në Shqipëri ashtu si duhet dhe në të gjitha njësitë tjera, në të gjitha krahinat e tjera të bëhet bashkimi i krejt atyre çka është pozitive brenda kombit tonë dhe kriter i ndërtimit dhe përparimit tonë të jetë interesi kombëtar, atëherë do të arrihet ajo çka po duan disa e s’po ju pritet.

Nuk dua t’ju them që janë të paditur, por që s’po iu pritet, që po nguten ta bëjnë bashkimin duke thyer lëvozhgën. Po e theve lëvzhgën e lë të verdhën të zbrazët, ai më nuk mund të ngrohet, po mund veç ta hash, po të bëhet zog ai nuk bëhet.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Faiku Prej : wallskan
13.01.2013 12:21
Si cdo herë shkëlqen, sepse është kryevepra e heroikut shqiptarë, humanist që nuk ka shokë në këtë botë, është atdhetar i lindur dhe krijuar e ndërtuar për mrekulli, është soji i shqiptarit që nuk pati ndikim në të, asnjë agjenturë e cfarë do lloji dhe force që do kishte. Njeri "FLAMUR", dhe simbol për dhjetëra gjenerata e frymëzim për të gjitha moshat e gjinitë e sojit njeri me kurriz dhe jo, zvarranik. Ky është mendimtari e krijuesi, është i burgosuri për liri plot tri dekada, vuajtje e heroizëm, krenari e dhimbje, por cdo herë ngadhnjimtar e fitimtarë dhe prandaj, sot qëndron si Flamur i PAMPOSHTUR, ky është heroi i gjallë i vetëm i shqiptarëve, Adem Demaci i lavdishëm. Edhe 100 vite tjera jetë e shëndet, heriku ynë, Adem Demaci!

Nga : Valmira Prej : Kosove
05.01.2013 11:20
I lexoj komentet e poshtme dhe shoh se ketu ka edhe njerz qe thon se kuptojn pak nga politika si Dardani por por ne fund nuk japin kurrfar argumente por vetem i permendin fjalet e Aristotelit kur ne e dijm se Kosova eshte shendruar ne Laborator ekserimental nga te huajt.

po lerini llafet se pe kosoven vendosin fuqitemedha kurse ju jeni spektator ne teater
Në përgjigje

Nga : Anonim
09.01.2013 10:38
Cfare shkalle e mjerueshme e intelektit .,kur njeriu nuk kupton dhe dallon ate qfare shkruan dhe lexon
Cfare te komenton njeriu me teper.

Nga : dona Prej : zürich
04.01.2013 13:46
bac je ka ja fut kot nga nji her se europa kurr shqiptaret as nuk i ndihmu e as garantu vetem i ka mashtru,serbia nuk koritet mos me u perzi ma ne kosove po Eu. don me na len korin e serbeve ne o bac

Nga : agim Prej : prishtinë
04.01.2013 09:31
Unë mendoj që vetëm Usa dhe Gjermania mund të garantojnë , të tjerve nuk mund tu besohet.
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
04.01.2013 12:58
Pershendetje Agim!
Parase ti besojn Shqiptaret Gjermaneve duhet te lexojn permbledhjet e shtypit Europian te gjenocidit Serbedhe pastrimit etnik te Shqiptareve nga publicisti Hebreik i cili jetoi dhe veproi ne Wien.
Leo Freundlich:
Albania's Golgotha:
Indictment of the Exterminators of the Albanian People.
Pastaj te lexoni librin
"Shqiptaret ne driten e politikes se jashtme Serbe"
Zef Mirdita.
Ne gjuhen kroate shkruan keshtu. citoj nga origjinal

"Mirpor pastrimi i pare sistematik etnik i Shqiptareve -musliman nga ana Serbeve filloi me vitin 1878.Nga koha e Kongresit te Berlinit 1878 ku Serbia behet shtet dhe fillon shtrimin teritorial te saje drejt jugut..
Keshtu qe tani Nishi Piroti Leskovaci,Vranja dhe Prokuplja i takojn teritorit shteteror Serbe...9 Ky popull qe mbijetoi pastrimin etnik dhe gjenocidin kaloi ne Kosove."

Hapja e dyerve per pastrim etnik te Shqiptareve e fillon me vitin 1878 Kongresi i Berlinit.....Te cilin e udhehoqi Oto Bismarku.
Me1821 Gjermanet formojn dhe Shtetin Grek ne dem te Shqiptareve Ludvigu Bavarez,spo hyjm ne detaje.

Cila Gjermani do te jet e besueshme pr Shqiptaret?

I vetmi vend qe ka ndihmuar Shqiptaret eshte Amerika.
Zoti e bekofte Ameriken
Në përgjigje

Nga : Jetoni Prej : Prishtine
04.01.2013 14:24
@dardan, sigurishte se kije ndonje pune te leverdishme qe te kan ofruar amerikanet se njeriu nuk i permend cdo her ketu ata.
fakt eshte se plani i ahtisarit i perkrahur nga amerika dhe evropa nuk do te zbatohet ne veri dhe ket e din edhe ti me ameriken.

fakt tjeter eshte se pjesa veriore do te ket treatment te veqant dhe ket e din edhe ti bashke me ameriken dardan.

sumasumarum: ne fund do te kemi minishtet serb ne kosove dhe ket e din edhe ti me ameriken dardan.

mos filozofo me kongreset e berlinit zoteri, sot eshte ne pyejtje interesi. edhe vellau yt nese nuk ka interes prej teje ai te tradheton. kujton ti se amerika dhe NATO jan ne Kosove shkaku i shiptareve qe i don aq shum. ket nuk e besojn as femijet parashkollor por ti ende enderron
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
04.01.2013 15:58
.....Pergjigja ime eshte kjo Jeton !

Apo Lorik,ska lidhje,sepse menyra e
komenteve tua fillon gjithmon me et dhe gjithe komenti ska askund as pik e presje ,keni llojlloj niku .
Lexo pergjigjen time ,dhe kuptoje qfare thot,nese se kupton kerko ndihme nga ndonje perkthyes Shqip-Shqip apo nga ndonje artis i pikturave qe te vizatoj kuptimin e saj.

"Aristoteli thot e kam mik Platon por me mik kam te verteten"....

Në përgjigje

Nga : Jeton Prej : Prishtine
04.01.2013 17:38
@dardan,
ty si duket krejt ata persona qe te kritikojn i fut si ne te njejtin thes si antiamerikan.
une nuk jam Loriki as Dona as Agimi por Jetoni dhe e shkruaj te verteten qe ndodh ne Kosove kurse ti shkruan vetem endrra te filozofve qe i sheh me sy qel.
nuk eshte qudi qe nje pjesetar i EULEXIT vitin e kaluar ne nje intervist per Radio Dukagjinin tha se ne Kosove njerzit shum enderrojn kurse punojn fare pak.

kur i shoh ketu komentuesit si ti ateher me shkon menjeher mendja te ai zyrtar i EULEXIt
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
04.01.2013 20:23
.
.....Ne cilin resht te komenteve te mia shef ti se akuzoj dikend per anti Amerikan. Ju jeni nje i cili iluzionet mundohet ti paraqes si te verteta .(me falni per shprehjen REL)

......Ti je i vetmi person ce je kokefort dhe jo kritik ndaj komentit tim
Jeni per keqardhje.

Sa per njoftim Ameriken ma don shpirti ,per politiken e saj me paqesore dhe demokratike qe ka ndjekur ndonjehere nje fuqi boterore ndaj popullit Shqiptare.

Ai qe din historin e vet e din gjithashtu se ke ka mik dhe armik.

Pa Ameriken, dhe Serbia me perkrahjen Gjermano-Ruse do ti benin Shqiptaret sikur Kurdet ne Lindjen e mesme
...Zoti e bekofte Ameriken.
........The End.
Në përgjigje

Nga : Jeton Prej : Prishtine
04.01.2013 22:11
@dardan,

se kush eshte iluzionist dhe kush sheh endrra me sy qel ket mund ta vertetojn edhe nxenesit e shkolles fillore ne Prishtine.

sa per kurdet ketu kam mendim te njejte me ju por vetem dua te shtoj se me planin e ahtisarit Kosova po shkon drejt Bosnjezimit dhe krijimit te Palestines se Dyte ne Ballkan. Dhe ket fakt e shohim dita dites me pranimin ne OKBn, FIFAn per futbollin kosovar dhe Veriun e vendit.
vetem ju nuk i shihni keto fakte pasi shihni endrra me sy qel dhe me komentet jeni ber si femijet e klases se 5 te shkolles fillore

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
04.01.2013 06:33
HE,ORE BAC;NE KOHEN E MARRJES ME DHUNE TE ARMATIMIT VETEM PER SHQIPTARET;PAS LUFTES SE DYTE BOTERORE 1957 NGA KRIMINELI RANKOVIQ DHE UDBA;NJERIN E RRAHIN E TORTUROJNE GADI DERI PER VDEKJE;ASHTU DERMUAR E SAKTUAR;ULUR TERE GJAK
E VIZITOI NJE MIK DHE PO E PyET:-PO, A TE MBRONTE
NDONJERI PREJ ATYRE KRIMINELEVE;NDONJE FJALE PAK ME TE BUTE?! PO, PER ZOTIN;VETEM HOXHA JONE
QE NGANJEHERE U THONTE "UDRI-UDRI-MSHOJ-MSHOJ!"
QE NUK KUPTOJA CKA DMTH.AJO FJALE?! HEU, AI HO-XHE IDIOTI;NUK TE PASKA MBROJTUR; POR,I PASKA
NDERSYE ATO BISHA QE TE RRAHIN ME SHUME E TE MBYSIN KREJTE;O,MIKU IM ME I DASHUR!! EDHE,KJO EU-ROPA SI PARA APO GJATE LUFETS SE PARE BOTERORE
LUFTAVE BALLKANIKE;LUFTES SE DYTE BOTERORE; SI DHE TANI NE LUFTEN CLRIMTARE TE UCK-SE; SERBIA ME NDIHMEN RUSE DHE PERKRAHJEN EUROPIANE VETEM JA MBAJNE KRAHUN SERBISE;DUKE E DEKOR-UAR ME LIBERALIZIM TE VIZAVE; ME TROJE E TERITORE SHQIPTARE QE NA OKUPOI MBI 80% TE 100% TROJE TONA ETNIKE; SI DHE TANI EDHE KETO TROHA KOSOVE AHTISARIANE E SHQIPERI LONDINEZE TE NDARE E PER-CARE NE GJASHTE MINISHTE JOSHQIPTARE NGA TROJET TONA SHQIPTARE;DHE,TANI DUKE NA SHKELUR
EDHE GJAKUN;MISHIN;ASHTIN E SKELETIN;HUMBUR E TRETUR KUND PA DOKE; EDHE PA KURFARE PERGJEGJ-SIE VETEM DUKE IA BERE ME SY:MESHOJ,MESHOJ;DHE, MOS E LE ASNJE SHQIPTAR KUND TE GJALLE MBI KETE TOKE;OH,MOJ LOKE;PO CFARE DEMOKRACIE E PAVAR-SIE EROPIANE OR,MOJ E MJERA MEJERANE!!. TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE ME IDEALE NE USA.

Nga : sima Prej : Suisse
03.01.2013 23:33
bace le obo politiken se bolle eshte ber tane po merren po kallzona a te ra nej lek hise e ketyre pasaportave ej se kogja shume e madhe ishe kane 1.4 milione evro

Nga : Lorik Prej : Gjermani
03.01.2013 20:15
Bac, ju ne disa forma e demantoni drejtperdrejt vetvehnten tuaj.
Projekti i Ahtisarit Bac nuk eshte produkt i Evropes por i iniciuar nga OKB (Amerika, Rusia dhe Evropa), ne fund Amerika, shiptaret si gjithmon qysh thot Amerika, dhe nje pjes e Evropes e pranuan ket plan qe i shkombetarizon dhe dekulturizon shiptaret dhe krijon enklava serbo-turke ne Kosove.
Tani ne bisedat politike per veriun dhe epilogun e tyre na paralajmeroi ish ambasaddori amerikan zoti Dell para nje viti kur tha se ne fund qeveria e Kosoves do te duhet te bej kompromis te dhimbshem per veriun.
E kam bindjen e plot se zgjidhja per veriun do ti perngjaj zgjidhjes sipas Planit Z-4 qe ju ofruan serbeve te Kroacis ne vitet e 90-ta kur serbet do te ken nje minishtet ne kuader te Kosoves por kjo krijes nuk do te quhet Srbska Republik se shiptaret bojn potere por do te jet pa emer por me kompetenca te ketij plani.
Dhe ambasadoret e shteteve mike ne krye me Ameriken si bab dhe nan dhe Hashim Thaqin do te na qajn koken se kjo eshte zgjidhja me e mire per Kosoven qe e ruan integritetin e Kosoves.
Do te bijn daullet anemban Kosoves.......................

Nga : enveri Prej : gjermani
03.01.2013 17:05
po qysh po ki ftyr me fol ma per qeshtjen kombetare ti ma mr me than shko vetne thaqin se me fol qa te thet thaqi po nuk met kush pa u korit po per ty nuk kisha besue mem ken than dikush po masi po e sho vet spo kam qa me ba veq hajmedet per ata burra qe e dhan jeten per shqiptari e liri .

Nga : dardan Prej : stockholm
03.01.2013 16:43
Rrespekt per Bacen Adem!
Nje pytje per Bacen Adem,pse a ka garantu najhere Europa Baca Adem, apo vetem ka vezhguar gjenocidet te cilat i kan perkrahe.
Europa kur ska pranuar popullin Shqiptare,si popull te barabarte dhe, troyet tona per Rusofilet Francez e German kan cene kurora dhurate per miqesit e tyre me Sllavet.
Paramendoni sikur te ishte ulur Hitleri apo udheheqsat e tij ne nje tavolin per bisedime me aleatet qe e fituan luften dhe te kishin diskutuar nje zgjidhje per Hebrenjet duke kerkuar nje fitore Gjermane dhe vazhdimin e Holokaustit.
E Aleatet te gjunjezuar edhe pse e fituan luften,absurd.

Kjo garnitur politike Serbe eshte vete garnitura e Miloshevicit,
Keto bisedime te udhehequra nga Europa jan dhunim i trurit te Shqiptareve nga Europa Baci Adem.


Nga : Sedati Prej : Kosovë
03.01.2013 14:29
Jo more Baca Adem,përse të garantojë Evropa,sipas teje dhe bashkëmendimtarit tënd,Qosja JKosova ka në krye (mbi kokë) Xhorxh Washingtonë e alamet burra që nuk i paskemi njohur deri tash.Tash kur dolën në skenë ato përgjime me atë higjenë të "pastër" orale dhe me atë nepotizëm e hajni tashmë rutinore.Evropa nuk garantonë për të tillë njerëz Demë i dashur.