E mërkurë, shtator 03, 2014 Kosova 01:40

Aktuale

(S')Ka pasur ndikime në tenderin për pasaporta?

Ilustrim
Ilustrim

Artikujt e ndërlidhur

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka mbajtur të shtunën një konferencë për media, duke sqaruar se gjatë kohës së tenderit për shtypjen e pasaportave biometrike për qytetarët kosovarë, nuk ka pasur ndikim nga Ambasada Amerikane, se kush duhet ta fitojë tenderin.

Kjo deklaratë e ministrit Rexhepi pasoi pohimet e njërit nga zyrtarët e MBP-së tashmë i suspenduar nga puna, se tenderi për prodhimin e pasaportave është fituar me ndikimin e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell. Por, ministri i Brendshëm ka hedhur poshtë këto pretendime.

“Si çdo shtet normal, ku ambasadorët pos tjerash avokojnë edhe për kompanitë e shteteve të tyre që konkurrojnë, ashtu ka vepruar edhe ambasadori Dell. Dhe, mund t’ju them se jo veç ambasadori Dell, po ka pasur edhe ambasadorë të tjerë po edhe ministra të tjerë që interesoheshin për kushtet e tenderit dhe që të jetë një ambient sa më i favorshëm që kompanitë nga shtetet e tyre eventualisht të dalin fitues, po pa ndikuar në fituesin e tenderit”, ka shpjeguar Rexhepi.

Ministri Rexhepi ka përsëritur se lidhur me skandalin e tenderit për prodhimin e pasaportave, MPB-ja është e hapur për organet e drejtësisë, që, siç është shprehur ai, ky rast të zbardhet sa më shpejt.

Bajram RexhepiBajram Rexhepi
x
Bajram Rexhepi
Bajram Rexhepi
“Ky është kontest gjyqësor dhe unë, si ministër, e kam bërë maksimumin që ky rast të zbardhet sa më shpejt, i kam dërguar letër shefit të EULEX-it dhe kemi qenë të hapur për gjithë dokumentacionin që kjo të përfundojë sa më parë. Do të jem shumë i lumtur që kjo të përfundojë se nëse dikush ka keqpërdorur, të ballafaqohet me drejtësinë”, ka deklaruar Rexhepi

Ndryshe, organet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare janë duke vazhduar procesin gjyqësor në të ashtuquajturën “aferën e pasaportave”.

Policia e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit kishte arrestuar, kohë më parë, pronaren e firmës “Consulting EU Sh.p.” Natali Velija , me dyshimin se në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka keqpërdorur mbi 1. 4 milion euro.

Nga ana tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se skandali i fundit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ka të bëjë me pasaportat biometrike, si dhe korrupsioni në MPB, fatkeqësisht e konfirmon ekzistencën e krimit të organizuar dhe ndikimin e tij në institucionet e Kosovës.

“Mendoj se është shërbimi më i keq që ka mundur t’i bëhet vendit në aspektin e reputacionit dhe besueshmërisë institucionale, besueshmërisë shtetërore dhe besueshmërisë së identitetit të shtetasve të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se janë në konsultime me përfaqësuesit e kompania OeSD –(Österreichische Staatsdruckerei) për vazhdimin e kontratës për shtypjen e pasaportave biometrike

“Unë dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës se nuk do të mbesin pa pasaporta”, ka theksuar Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, gjatë konferencës ka folur edhe për refuzimin e vizitës së presidentit serb në Kosovë, me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Rexhepi ka deklaruar se moslejimi i hyrjes në Kosovës i presidentit serb është reciprocitet.

“Është reciprocitet, sepse derisa zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës iu ndalohet vizita në Serbi, as ne nuk do të lejojmë zyrtarët serbë të vizitojnë Kosovën”, ka thënë ministri Rexhepi, për të shtuar se për këtë çështje është më kompetent të flasë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : beni Prej : vushtrri
06.01.2013 12:07
allahile bo qkadush veq mrena mundsive mos dil para ekranit televziv se kur po te shohim po na shkon dit katastrof ,te nesrmen po duhet me marr pushim mjeksor se spo punohet

Nga : artoni Prej : gjermani
06.01.2013 11:00
nuk ma merr mendja se regjepi e ka dit se me kon dit krejt dhomt jv kish nxirr

Nga : Nja nga Populli Prej : Prishtin
06.01.2013 02:28
Pasi ska zot shpije ,Kosova,e Prokurori mirfillt e Gjykata, shum kallaj me ti vjedh parat!1.4 mil.Euro. edhe ku me dit sa tjera?,kallaj per ty me dal para Popullit ,gjoja ske gisht ne koropcion.
Doreheqja eshte zgjithja jote ma e mir pas krejt ketyne skandaleve;dyhesh perqiqesh para popullit krye ulur, e jo si arogant.

Nga : toni Prej : wien
05.01.2013 19:29
hahah ata po hy ne kosov kur poj del xhumi e kur te dojn kto jan vetem disa nga prrallat tona qe jemi mesu mi dexhu

Nga : vushtrrija Prej : vushtrri
05.01.2013 17:55
po o Bajram e dim qe ti ski pik faij ti je i paster si loti se ti edhe ke luftu per kit shtet po interesant o se krejt ju te pdk jeni njojt te mir qe nuk vjedhni qe keni luftu qe nuk jeni te koruptun dhe jeni mate miret ne glob por fatkeqsisht ju jeni ata qe e kini ba shtetin llug qe edhe Rugova me u qu prej varri nuk mund e bjen ne vend ish legenda jon